Arkiv-Opinion

PS-ja është kompakte, por leadership-i nuk është frymëzues

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 02:27

Socialistët u ndanë “paq” me kongresin e tyre. Nuk pati debate të brendshme dhe nuk është se i pengoi njeri të debatonin. Jo, s’pati debate sepse s’pati. Sigurisht, dy a tre vetë, ndoshta më shumë, janë duke shprehur mospajtime me atë që ndodhi e me mënyrën se si ndodhi, por janë zëra që i ka thëthirë muri i sfungjertë i unitetit “të rigjetur e të rindërtuar” mes socialistëve.

Mustafa Nano keqadreson nji anektodë timen

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 06:13

Me nji vonesë e lexova nji opinion të Mustafa Nanos lidhun me stereotipet, bindjet e afinitetet e kosovarëve për liderët politikë si Sali Berisha dhe Edi Rama.

Virtuti i anti-Kasandrës

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 02:12

Në mitologjinë greke, Kasandra ishte e bija e mbretit të Trojës, Priamit, dhe mbretëreshës Hekuba. Apolloni u dashurua me të, dhe i blatoi dhuntinë e profecisë, ose aftësisë për të parashikuar të ardhmen; por kur ajo nuk iu përgjigj dashurisë së tij, hyu grek e mallkoi, në mënyrë të tillë që askush të mos ia besonte më profecitë.

Që prej lashtësisë, Kasandra ka mbetur, në kulturë, si simbol i kujt e parasheh saktë të ardhmen, por mbetet i dënuar ta përjetojë këtë dhunti të vetën si dramë, meqë parashikimet nuk ia besojnë kurrë, edhe pse ato i vërtetohen rregullisht.

Jemi një shoqëri frikshmërisht homofobike

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 06:13

Ne si shoqëri e kemi privuar veten nga njerëzorja, e kemi përdhosur shenjtërinë njerëzore e të qenit tolerantë, të durueshëm, mirëkuptues, respektues ndaj tjetrit, ndaj diversitetit. Ne jemi shoqëri e sëmurë, fashiste deri në palcë, jotoleruese, paragjykuese, urrejtëse.

Dritëro Agolli nuk u përmbajt dot kundër kolaboracionistëve

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 02:14

Për fat të keq të brezave që pasojnë, ndikimi i mendësísë komuniste në trajtimin e historisë së popullit tonë e gjithashtu edhe në shtypin e përditshëm, vazhdon edhe është tejet i pranishëm. Faktor përkeqësues, ndërmjet shumë syresh, qe edhe rrethimi me tela me gjëmba, me kuptimin e mirëfilltë të fjalës, që i bëri diktatura për 47 vite me radhë, vendit tonë. Populli ynë mbeti tamam një gjysëm qindvjeçari mbrapa në të gjitha fushat, i krahasuar me popujt e tjerë europianë. Në një kohë që tek ne popullarizohej nga diktatori si ...

Vizioni i BE-së për Kosovën

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 01:45

Pas reagimeve të para emocionale rreth kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë për pikat e kalimit kufitar në veri, po dalin edhe qëndrime më të balancuara.  Tashmë, marrëveshja po shihet si një kompromis tipik europian i cili anashkalon kërkesat maksimaliste të të dy palëve që trajtohen si jorealiste dhe të rrezikshme, sepse ato shkaktojnë konflikte dhe luftë. Megjithatë, shumica e reagimeve në Kosovë dhe Serbi rreth kësaj marreveshjeje janë përqëndruar në atë se çfarë i mungon asaj dhe jo se çfarë ka. 

Sa pak vëmendje për Personat me Aftësi të Kufizuar!

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 05:24

Sipas statistikave të Ministrisë së Punës, Ҫështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, rreth 3% e popullsisë ose 130 mijë, janë Persona me Aftësi të Kufizuar. Kjo do të thotë se 16% e familjeve shqiptare kanë në strukturën e saj një person me aftësi të kufizuar. Po të marrim një familje mesatare me katër persona ku ka në përbërje një person me aftësi të kufizuar, një pensionist, një të papunë dhe një fëmijë, të ardhurat e kësaj familjeje do të ishin vetëm ato nga pensioni i pleqërisë 12800 lekë dhe ai i aftësisë së kufizuar 9 mijë lekë, pra mesatarisht 5 500 lekë për person.

INSTAT-i dhe Ministria e Financave kundërshtojnë vetveten

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 02:14

Një ndër faktorët më të rëndësishëm të krizës së borxhit grek ishte manipulimi që Instituti i Statistikave të shtetit grek i bëri vlerësimit të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PBB) në vitin 1999, para se Greqia të futej në zonën e euros. Ishte e rëndësishme që ai vlerësim të qe i saktë, sepse kushti i futjes në eurozonë kërkonte që borxhi vjetor të mos kalonte 3% të PBB-së. Kështu, në qoftë se borxhi vjetor ishte 3 dhrami, për shembull, dhe PBB-ja ishte realisht 89 dhrami, e jo 100 dhrami, pesha e borxhit vjetor nuk i binte të ishte sa 3% e PBB-së, siç kërkohej, por sa 3.37% e PBB-së.

Lexime e Paragjykime

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 02:47

Duke falënderuar për komentet e ofruara për shkrimin “Vitrina dhe Pasqyra Ligjërimi” botuar me 25 nëntor, vura re se disa prej jush u shprehët të shqetësuar sa i takon kuturisjes për të folur lidhur me librin Kurban të E. Ramës pa e lexuar atë më parë. Kjo gjë, sipas jush, i çvlerëson vetiu opinionet duke i kthyer kështu ato thjesht në tufë paragjykimesh (ose lakrash në kokë).

Në Kosovë Berisha është një Mesia. Kundërshtarët e tij nuk ka se si të çmohen.

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 02:32

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion