Arkiv-Opinion

Shqipnia: Zvicër apo Abisini?

Postuar në 26 Nëntor, 2011 04:08

Me këtë dilemë përballej në nji artikull të botuem tek e përkohshmja “Fryma”, në gusht të vitit 1944, intelektuali shkodran, avokati Muzafer Pipa, i cili mbas pak kohet do të martirizohej prej regjimit komunist.

Përgjegja e tij ishte se Shqipnia nuk asht (ishte) as njena as tjetra, por diçka e mesme, nji “mediokritet”, e quen ai - tue ruejt ngjyrimin etimologjik të skajit.

Vitrina e Pasqyra Ligjërimi

Postuar në 25 Nëntor, 2011 02:23

Qysh kur banakët e panairit të librit gëzueshëm u thyen ose gati u thyen gjatë dhurimit të autografëve dhe blerjeve të Kurbanit të Edi Ramës, grafiku i shitjes së të cilit, po t’i përmbahem raportimit mediatik, duhet t’i ngjajë trajektores së raketës kur lëshohet prej tokës në orbitë, praninë e librit e gjeta siç mund të pritej edhe në kuvendet e studiove televizive. Sidomos u interesova të dëgjoja se ç’thuhej për të në emisionin Top Story të Top Channel-it të Tanit të ndjerë po të Topit, si dhe në emisionin Opinion të TV Klan.

Turqizmat dhe paragjykimi për to

Postuar në 25 Nëntor, 2011 02:06

Që në shkrimin e parë të zj. Derhemi http://www.respublica.al/opinion/2011/11/10/zaman-derman-ballkan-mor-aman në gazetën online Respublica, më erdhi ideja e një shtojce pak më sqaruese për sa i përket çeshtjes së turqizmave, një temë kjo shumë e padëshiruar për shumë shqiptarë “fanatikë”.

Për ish-qytetin tim dhe Laçin e Loro Shestanit

Postuar në 24 Nëntor, 2011 06:24

Ndër dhjetëra e qindra ftesat, që gjatë gjithë viteve të punës sime si gazetare (e kulturës) më kanë mbërritur në zarfe letre, në telefonata zyrtare (a miqësore), në sms-ra, në inbox-in e emailit (apo dhe të facebook-ut, së fundmi) asnjëra nuk më kishte kuriozuar e ngacmuar aq shumë sa ftesa që më mbërriti në duar vetëm pak ditë më parë.

Duke kërkuar nëpër jetë me gishta të verbri

Postuar në 24 Nëntor, 2011 02:37

E mban mend herën e parë kur ke parë hënën apo diellin, kur ke parë errësirën dhe dritën, efektin e natës e të mëngjesit, kur ke parë detin, kur ke mundur të ecësh me dy këmbë e pa u mbajtur kund, kur ke çarë gjurin e të ka dalë për herë të parë gjak, kur e ke parë veten në pasqyrë? Besoj që jo.

Kosova është Palestina jonë.

Postuar në 23 Nëntor, 2011 02:25

"Kosovo është Jeruzalemi ynë" është motoja e nacionalistëve serbë. Por jo vetëm e tyre. Miti i Kosovës si djepi i civilizimit serb është një histori që mesa duket u mësohet fëmijëve serbë qysh të vegjël dhe askush në shoqërinë serbe nuk guxon ta kundërshtojë këtë kushtrim. Kjo ra në sy kohët e fundit kur nacionalistët Serbë iu vërsulën Miss Serbisë pse ajo guxoi të dilte në foto me Miss Kosovën.

Qyteti, sheshi, qytetari

Postuar në 21 Nëntor, 2011 06:02

Trinomi Qyteti-Sheshi-Qytetari nga njëra anë dhe Arkitektura dhe Urbanistika nga ana tjetër. Lëmi është i madh dhe ka nevojë për një qasje të shëndoshë dhe të bazuar mbi njohuri dhe zgjidhje të mirëmenduara e që kanë kaluar në sitën e madhe të diskutimit publik. Ndaj dhe ky diskutim do të mundohet të tregojë respekt maksimal ndaj këtyre fushave dhe çështjes që bie në jurisdiksionin e tyre. Gjithsesi, çështja në fjalë nuk është thjesht një çështje politike, apo urbanistike e më the e të thashë dhe ndaj e ndihem i lirë, si pjesëtar i shoqërisë ku jetoj, të them dhe unë atë çka mendoj.

Dy faqe të gënjeshtrës

Postuar në 21 Nëntor, 2011 03:41

Me një shkrim të botuar në dy pjesë në “Panorama”, Fatos Lubonja analizon dy prej librave më të bujshëm të Panairit të këtij viti: Kohë e pamjaftueshme të E. Kadaresë dhe Kurban të E.

Gërshërë dhe borxhe

Postuar në 20 Nëntor, 2011 06:23

Qeveria ka detyrimin të shprehet për disa fakte dhe shifra shqetësuese që janë bërë tashmë publike. Përmbledhim: 5 për qind e depozituesve në banka zotërojnë me shumë se 50 për qind të depozitave; sot, për çdo 100 vetë në moshë pune punojnë 52 vetë, ndërkohë që dhjetë vjet më parë punonin 60 vetë; monopolet sundojnë furnizimin dhe tregtimin e disa mallrave të domosdoshme si gruri, orizi, sheqeri, vaji, barnat , karburantet, çimento, hekuri. Shqipëria eksporton 9 herë më pak prodhime bujqësore në krahasim me importin.

Haxhi Qamili i sotëm do të ishte grua, kryetare parlamenti

Postuar në 20 Nëntor, 2011 03:12

1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 nëntori?

S’kam ide. Dhe nuk është se më ha meraku shumë për data. Por nisja e sherrit për këtë punë pa u sqaruar e saktësuar më parë prej historianëve ka qenë një punë e poshtër.

2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?

Në fizionominë sociale, po thoni? Po të turqve, sigurisht. Kanë qëndruar gjatë, shumë gjatë, në këto anë.

3-Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim?

Nëse me polis kuptojmë polis, asnjë qytet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion