Turqizmat dhe paragjykimi për to

Postuar në 25 Nëntor, 2011 02:06
Bilbil Beqiri

Që në shkrimin e parë të zj. Derhemi http://www.respublica.al/opinion/2011/11/10/zaman-derman-ballkan-mor-aman në gazetën online Respublica, më erdhi ideja e një shtojce pak më sqaruese për sa i përket çeshtjes së turqizmave, një temë kjo shumë e padëshiruar për shumë shqiptarë “fanatikë”. Kam të paktën dhjetë vjet që jam njohës i turqishtes, madje disa vite më parë në konkursin ndërkombëtar të turqishtes organizuar në Stamboll kam përfaqësuar Shqipërine duke sjellë edhe medalje ari http://www.zaman.com.tr/haber.do?haberno=66518  ose http://www.turkceolimpiyatlari.org/index.php?konu=sayfa&id=315.

Ajo që kam konstatuar prej kohësh është se ekzizton një ndjenjë paragjykimi ndaj turqizmave. Kurdoherë që përdoren turqizma, reagimi i një mase njerëzish këtu në vendin tonë është shumë i ashpër ndoshta si shenjë “hakmarrjeje” ndaj asaj që ata na shkaktuan për një kohë të gjatë.

Kam bindjen se do revoltohej një masë e mirë njerëzish po të thoja se më me vlerë është diskutimi se çfarë  përmban periudha e gjatë pesëqindvjecare realisht, pasi dihet që diskutimi për këtë çështje është i ndezur dhe mban gjallë shumë hipoteza. Asnjëherë nuk është bërë një diskutim real për arsyen e mllefit që ka si burim përdorimin e turqizmave. Unë do hedh idenë time përsa i përket kësaj ëeshtje. Jam i bindur se mllefi ndaj  turqizmave është krejt i ri, i shekullit 20-të. Një mllef me burim mllefin e intelektualeve shqiptarë të fillimshekullit 20-të, sepse intelektualët shqiptarë të asaj periudhe ishin atdhetare të ndezur, po ajo që është edhe më e rëndësishmja, ishin miq të mirë me intelektualët e rinj të perandorisë, të shkolluar bashkë në shkollat më në zë të kohës në Stamboll dhe në Francë. Ishin intelektualët e rinj që filluan spastrimin e turqishtes nga fjalët që ata i quanin të prapambetura duke i zëvendësuar me fjalë nga frengjishtja, që shumë shpejt në Turqinë moderne do ishin edhe treguesi i nivelit të lartë kulturor.

Nuk është ndjeshmëri ndaj fjalëve të huaja, është mllef ndaj turqizmave që mund të quhen me të drejtë osmanizma, persizma etj. Kush e njeh turqishten e di shumë mirë që fjala randevu është fjalë frengjisht dhe përdoret gjerësisht në turqishten e sotme, ku shembuj të tillë janë vërtet  shumë. E theksoj edhe një herë se ndjeshmëria nuk ka qenë ndaj fjalëve të huaja, por vecanërisht ndaj turqizmave, kur dimë se intelektuali mit F.Konica qysh në vitet 30-të përdorte fjalën angleze simplicitet.

Ndaj kujtdo që thotë diçka pozitive për turqizmat do derdhet mllef i madh, theksoj një mllef që është made in Turkey: nga ai brez  intelektualësh që nuk lavdërohej me të kaluarën e ‘lavdishme’, nuk krenohej aspak, përkundrazi ndikoi që kjo frymë të përhapej në të gjithë vendet ku ka patur shtrirje perandoria. Ndikimi ishte tepër i fortë, ndikim që vjen deri në ditët e sotme.

Ka një fakt përsa i përket turqizmave, për një numër të madh fjalësh që përdoren sot gjerësisht në gjuhën shqipe si: tenxhere, kapak,balkon, baba etj ose prapashtesën me të cilën turqishtja formon shumësin: baballare etj.Ndërkohë egziston një numër i madh fjalësh që kuptimi në turqisht nuk përkon fare me atë në shqip si përshembull fjala shapka që do të thotë kapele ndërkohe që me duhet të theksoj se ka një pasiguri të madhe për fjalët e përbashkëta, nëse jemi ne ata që i kemi importuar apo turqit ata që i kanë marrë nga ne, një dilemë kjo që pranohet edhe nga studiues turq.

Si përfundim turqizmat në gjuhën shqipe janë një pasuri, flas për ato turqizma që janë përshtatur mirë, që nuk të gërvishin veshin por edhe një këshillë: nuk mund t’i përdorim pa kursim turqizmat sepse ngjall  reagimin e asaj mase njerëzish të ndjeshëm dhe “hakmarrës” për arsye që i shpjegova më lart.

Comments

Submitted by po sikur (not verified) on

turqizmat u futen ne nje periudhe qe nuk kishte shtet shqiptar ,nuk kishte institucione qe te kultivonin identitetin kombetar.po tani perse duhen?dhe jo vetem turqizmat por me shume dhe me te demshme jane greqizmat dhe latinizmat qe perdoren rendom sot nga shtypi dhe politikanet.perdorimi i tyre ne nje kohe qe gjuha e ''perendise''diskriminohet nga vete shqiptaret nuk eshte gje tjeter vecse kompleks poshtesimi.ata qe mendojne se duke perdorur '' katharsin,kleptokracine,implementimin apo recensionin'' behen'' trendy'' ne syte e publikut nuk jane gje tjeter vecse ''evgjiteri intelektuale''

Submitted by Blerimi (not verified) on

Qy, qy, a gjallë qenke ti hala, a? Ik, bre hup, hup! Ani, kishe po e dha përgjigjen menjëherë! Fill, e te Gjergj Fishta, se ky (Pauli) e vulos menjëherë! Kur ky thotë diçka, ashtu duhet të jetë! Pthu, paskam menduar se ke dalë nga fanatizmi, por duket se e paskam gënjyer veten! Po, a nuk po e sheh se autori i nderuar, për shkak tuajin (shih tekstin - "fanatikë"), nuk ka elaboruar më shumë?! Venitu në keqdashjen tande, vyshku në injorancë! Shqiptarët e vërtetë do të rrojnë dhe do ta mbajnë në zemër Gjergj Fishtën, por jo me dashakeqësinë tande fanatike!

Submitted by Blerimi (not verified) on

Qy, qy, a gjallë qenke ti hala, a? Ik, bre hup, hup! Ani, kishe po e dha përgjigjen menjëherë! Fill, e te Gjergj Fishta, se ky (Pauli) e vulos menjëherë! Kur ky thotë diçka, ashtu duhet të jetë! Pthu, paskam menduar se ke dalë nga fanatizmi, por duket se e paskam gënjyer veten! Po, a nuk po e sheh se autori i nderuar, për shkak tuajin (shih tekstin - "fanatikë"), nuk ka elaboruar më shumë?! Venitu në keqdashjen tande, vyshku në injorancë! Shqiptarët e vërtetë do të rrojnë dhe do ta mbajnë në zemër Gjergj Fishtën, por jo me dashakeqësinë tande fanatike!

Submitted by Agroni (not verified) on

Ky eshte shkrimi i katert ose i peste qe botohet tek Respublica per te mbrojtur turqizmat nga sulme imagjinare te bera nga rilindas te vdekur para nje qind e kusur vjetesh. Me thene te drejten nuk e kuptoj rendesine e ketij debati (fushate me sakte). Si shumica e shqiptareve, edhe une jam perdorues i rregullt i fjaleve hajde, shyqyr dhe aman ne jeten e perditshme dhe nuk jam ndjere ndonjehere i paragjykuar.

Nese doni nje debat vertet te rendesishem le te flasim per demshperblimet qe Turqia duhet t'i paguaje Shqiperise per 500 vite shfrytezim kolonial. Nga sa lexoj neper lajme aktualisht turqit jane ne gjendje te mire ekonomike dhe mund t'ia lejojne vetes disa miliarda dollare demshperblim.

Submitted by Blerim (not verified) on

Duket qe edhe ne ResPublica po fiton hapesire perdorimi i "emrit" te tjetrit per te shprehur mendimin tend. Ne kete rast, ne emerin tim (te Blerimit te heshem) flet nje Blerim tjeter, i riu.

Eshte mire qe, edhe pse jemi anonime, te identifikohemi midis nesh. Nje identifikim i tille na ndihmon te vleresojme ne menyre te ndersjelle njeri-tjetrin.

Submitted by Shtjefën (not verified) on

Shumë turqizma janë futur tashmë dhe janë përshtatur mirë në gjuhën shqipe. Përdorimi i tyre nuk mendoj se krijon tension apo debat në jetën e përditshme. Në fund të fundit, përdorimi i tyre është dhe pasurim i gjuhës sonë, sigurisht në ato raste kur përdorimi i një turqizme nuk sjell zëvendësimin e një fjale shqipe. Në këtë rast do të kishim më shumë shpërfillje të gjuhës sonë, se sa pasurim të saj. Për mua, më shumë problematik është shqipërimi i shumë flalëve apo termave nga gjuhët evropiane (frengjisht, anglisht, italisht), kur në shqip ka fjalë me të cilat mund të përkthehen mjaft mirë këto fjalë. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh (ndoshta dhe nga dembelizmi, sepse është më e lehtë ta shqipërosh se sa të ulës e të kërkosh fjalën e duhur në shqip për pëkthimin e saj), por ato përdoren të shqipëruara. Mendoj se kjo duhet të na shqjetësojë më shumë se sa turqizmat.

Submitted by Vjosa (not verified) on

Pajtohem teresisht me mendimin tuaj.  Mendoj se sot turqizmat nuk perbejne asnje problem.  Problemet qe na kanosen ne rrafshin gjuhesor kane te bejne me 1) mosnjohjen e gjuhes meme nga ana e shume shqipfolesve.  Shoh shume te rinj qe punojne me te huaj e si rezultat flasin nje anglishte a italishte te nje niveli te kenaqshem.  Vecse kur shprehen ne shqip pastaj, eshte krejt muhabet tjeter. Ata nuk jane ne gjendje te shtjellojn nje mendim te nderlikuar  2) me mendjemadhesine e "elites" sone e cila perdor vend e pa vend fjale te huaja.  Kjo mbase ngaqe u duket vetja me VIP-a ose ngaqe me te vertete nuk njohin fjalen perkatese ne shqip 3) me nje fare mosdashje per te hulumtuar me teper gjuhen meme. Shume njerez mendojne se mjafton fakti qe jane shqiptare per te qene njohes te mire te shqipes.  4) me mungesen e BILBILAVE te gjuhes.  Me kete nenkuptoj mungesen e intelektualeve apo  cilitdo qe te sherbeje si model i te folurit te qytetarizuar ne shqip.

Si rezultat: perdorim i gjere i fjaleve te huaja ne shqip sot, e ka shnderruar ate ne nje gjuhe te tipit Esperanto.  Sinqerish, ka raste kur me dhemb koka kur lexoj ne shqip.  Me duket ndonjehere se shqipja nuk eshte me gjuha e nenes, se fjalet nuk me prekin me shpirtin, nuk me depertojne thelle ne mendje per te me provokuar. Perkundrazi,  llogjika me copetohet  perdhoset e perdreqohet cdo pese minuta lexim, mendimet me behen rremuje, kthjelltesia e mendjes me humbet....fale fjaleve te huaja .

Submitted by untiai (not verified) on

Bulbul Arkadashi.... ne kohen e osmanllinjve gjuha e perdorur ne perandori ishte osmanllisht dhe perbehej nga nje kompleksitet gjuhesh te tjera si -turke-arabe-perse-kurde-mbase dhe shume te tjera.....( nese sot ia jep nje turku nje liber ne osmallnisht per te lexuar nuk ka per te kuptuar me shume se cdo te kuptonte nje shqiptar apo arab apo iranian).

por kur perandoria osmane u "vra" dhe prej saj u formuan shume shtete te ndryshme.... te gjithe kerkonin qe te diferencoheshin ne gjuhe, kulture, tradita, zakone, etj, per te qene sa me unike dhe me origjinale brenda kufijve te rinj perkates... kete gje bene edhe Turqit apo njerzit qe formuan turqine moderne... pervec reformave ne fusha te ndryshme filloi edhe nje spastrim i gjuhes nga fjalet qe nuk i perkisnin turqve (megjithese turqia eshte nje konglomarat popujsh, turqit jane ata qe bejne hykymdarin) ose krijimi i nje gjuhe sa me unike dhe identifikuese e shtetit te ri... filloi te merte jete turqizimi i gjuhes edhe nese shume fjale mungonin ata i krijuan ato... PSH. kalem u be yazgac.... e shume te tjera, megjithese disa nga keto nuk u pershtaten si duhej...

Sa per futjen e fjaleve angleze apo franceze kjo eshte pasoja e globalizmit dhe hierarkise globale... cdo gjuhe ka fjale te importuara sepse eshte bere e pashmangshme... por ta siguroj se turqit kane importuar fjale te huaja vetem ne rastet kur fjala e tyre e re nuk ka zene vend  si duhet.

psh. (printer = yazici) por e para perdoret me shume se tjetra.

Edhe me shqipen e njejta situate qendron. Ne per tu diferencuar nga osmanllinjte na duhej origjinaliteti tone.  Kjo nuk ka lidhje aspak me mllefin kundra turqve...

Mendoj se deri ne vitet 90 eshte bere nje pune shume  e mire ne kete aspekt. Por duhet ta fillojme nga e para spastrimin mbas kesaj qe ka ndodhur keto 20 vietet e fundit.

Submitted by A.G (not verified) on

Le te hyjne e te dalin fjale sa te duan si nga dritaret apo dyert, si nga lindja e perendimi, por e rendesishme eshte qe t'i belbezojme embel, te mos na vrasin veshin dhe te mos kerkojme perkthyes per to. Fjalet nuk jane paruke, qerpike fallco per te na zbukuruar para te tjereve...

Submitted by antropomorfi (not verified) on

Turqishtja per nga prejardhja, struktura e brendshme e fjales dhe e frazes, shqiptimi etj. nuk ka asgje te perbashket me shqipen, ajo nuk eshte gjuhe indoeuropiane si shqipja, pra ne parim turqizmat nuk mund t'i pershtaten shqipes. Ato kane qene dhe mbeten nje trup i huaj, i rrine keq shqipes, jane te sforcuara. Eshte absurde te thuash se turqizmat e pasurojne shqipen. Duke filluar qe nga Kamarda (1860) e ketej nuk ka asnje gjuhetar serioz shqiptar a te huaj qe te kete mbeshtetur nje teze te tille.

Submitted by aurel (not verified) on

Besoj se kundershtimi qe vjen nga intelektualet eshte sepse jemi ne nje perjudh qe duan te duken sikur jan te imansipuar, dhe nje nga menyrat per te treguar nje gje te till eshte per te ngritur te ren dhe per te ulur te vjetren.

Fjala vjen, cfare n'drushimi ka mes perdorimit te fjalve turke me ato angleze. Te pakten fjalet turke na ja imponuar dhe tani kan mbetur dhe mund te themi fare lete qe ato jan fjal shqipe me perardhje turke.

Por ne anen tjeter intelektualet jan duke perdorun fjal te huja perseri ne vend te fjalve relative shqipe. Un do kish mllef per kete fenomen qe ndodh sot, pasi turqishtja na ishte imponuar, ndersa sot fjalet e huaja perdoren thjeshte per tu tingedhuar interesant. N'derkohe qe un personalisht ka rrezultuar qe tegjitha fjalet e huja qe perdoren sot, tegjitha jan per perkthyeshme ne shqip

N'dersa, perseri, fjalet turke jan bere shqipe. Sikur disa fjal ne gjuhen angleze e kan perardhjen nga latinishtja.

Jetojm ne nje perjudh delikate, qe nu kerkim te europes jemi te gatshem qe te flakim te gjitha ato qe kemi (qe na ben origjinal) ne kembim te nje imazhi qe ne pamje te par duket me i mire.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

"aureli" thote: " turqishtja na ishte imponuar......fjalet turke jan bere shqipe.."

Konkluzion logjik: Ne qoftese neve nje gje e imponuar na eshte bere e jona, kjo don te thote se neve jemi pa identitet tonin, prandej ndrrojme identitet.

Submitted by aureli (not verified) on

Ajo nuk ishte mesazhi im por te them te drejten me duket sikur kjo eshte e verteta, sidomos sot. Sepsa arsyet qe tani jemi kundra turqishtes nuk besoj se jan per te promovuar indentitetin ton. Sepse po te ishte ashtu pse po fusim fjal angleze ne gjuhen shqipe.

idjotesia nuk mbaron me kaq: nese ju kujtohet ne artikull i shkruar ne kete blog propozonte n'drrimin e fjalorit shqip ne se version she te jete me afer atyre te europer. Per vat te keq ja kam harruar emrin gazetarit qe propozonte kete ide por qe ne komente vertetohej qe ky tipi ishte ITELECTUAL i shquar.

Akoma dhe me banale (tash'me jo me gjuhen) nje tjeter gazetar propozonte ndryshim e xhamiave ne shqiperi. Deri diku isha pro pasi majetofonat qe perdoren dnotin ambjentin. Por nje nga arsyet e tij ishte per ta marr europen me te mir. Per ti treguar Europes se nuk jemi musliman.

Nderkohe ne analist ne vend qe te mundohet te ndryshoj traditat e akumuluara nen shekuj, ne kete rast, nese me tevertet mendon se Europa nuk pranon muslimanet, do dujeh ta kritikonte Europen dhe jo te ndryshoj vetveten.

Par per vat te qe mendoj se njerezit qe kan pak pushtet ne shqiperi nuk flasin per te miren e shqiperis ose per te drejten; por thjesht per servilizem ose per te treguar se jan te imansipuar ose Europian

Faleminderit

Submitted by Gjon (not verified) on

Pasi lexova artikullin, me terhoqi vemendjen fjalia finale, pasi hedh premisat per nje "pasurim" te  metejshem te gjuhes shqipe me fjale turke me ane te nje "perdorimi pa kursim" te turqizmave.

Kjo menyre e denigrimit te kujtdo qe eshte kunder ideve te shprehura nga autori eshte bere mese e zakonshme ne mediat shqiptare.

Etiketimi si njerez "te ndjeshem" e "hakmarres"  mund ti shkoje me per shtat tentativave shume pak diplomatike te qeveritareve turq, te ndihmar edhe nga intelektuale filo-turq, per rishkrimin e historise se Shqiperise e te Kosoves.

Perse Turqia e ka marre kaq ters te qenit pushtues te vendeve tona, apo duke ndjekur shembullin e Greqise neser mund te ngreje ne kembe lloj lloj tezash?

Per te qene me i qarte, mua nuk me pelqen barbarizimi i gjuhes shqipe me futjen vend e pavend te fjaleve te huaja qofshin ato me prejardhje nga lindja apo nga perendimi.

Meqe autori ka shpalosur nje "I love turkish" , une po e mbyll me nje "Une e dua gjuhen shqipe".

Submitted by Bardhyl Qirjaku (not verified) on

Nuk mendoj se na ka mbetur ndonje mllef kundrejt turqve, por kur ndeshem me pretendimet pa takt te qeveritareve turq per te ndryshuar historine tone, me te drejte mund te perseris ate qe ka thene nje komentues pak me siper : "A nuk do te ishte ne nderin e qeveritareve turq te kerkonin ndjese per ate qe u ka bere Perandoria popujve qe pushtoi dhe keqtrajtoi"?

Ju faleminderit !

Submitted by geni (not verified) on

turqia per mua personalisht(shkurt), eshte nje semundje e rende kanceroze qe duhet mbajtur sa me larg. Shkrime te tilla si ky ka sot ne lindjen e mesme dhe ne ca vende te ballkanit(qe krejt rastesisht po dalin si kerpudha pas shiut). Ky Bilbil beq-iri te miren e shqiptareve e mendon me flamurin turk ne balle.  E na fillojne me fjalet, historine, turqine moderne, turqine e fuqishme, etj, etj.

Une e dua Shqiperine si Europa jo si azia.

Submitted by Thanas Mustaqi (not verified) on

Me mire se kushdo funksionin e turqizmave apo orientalizmat e ka bere qysh ne vitin 1961 idoevropianistja dhe albanaloge ruse A. Desnickaja. Po ju dergoj perkthimin e nje eseje te saj qe e kam botuar ne revisten "Perla".

Thanas Mustaqi

MBI FUNKSIONIN STILISTIK TË TURQIZMAVE NË POEZINË SHQIPE*

A. V. Desnickaja

PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore

Viti XI  2006 Nr. 4 (43)   fq. 126-134

Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë

Gjatë katër shekujve të sundimit turk në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhët e tjera të Gadishullit të Ballkanit, depërtuan shumë fjalë dhe shprehje nga turqishtja. Turqizmat¹ përbëjnë një shtresë mjaft të rëndësishme në leksikun e shqipes. Midis tyre mbizotërojnë emrat me kuptim konkret. Para së gjithash këta janë emërtime sendesh dhe dukurish, të lidhura me karakterin dhe organizimin e jetës së një qyteti jo të madh ballkanik: emërtimet e ndarjeve të qytetit, të tipave të ndërtimeve, të orendive shtëpiake, të gjellëve, të veshjeve, terminologjia e prodhimit të vogël zejtar, e tregtisë. Para nesh këtu shfaqet një shtresë e gjerë leksikore që lidhet me “urbanizmin oriental” ose me “urbanizmin ballkanik me bazë lindore” (terma, të rekomanduar nga P. Skoku²), i përbashkët për të gjitha gjuhët e gadishullit të Ballkanit.

Fjalët e këtij tipi ruhen mjaft qëndrueshëm në ligjërimin popullor jo vetëm të popullsisë qytetare të Shqipërisë, por dhe të banorëve të zonave fshatare, të cilat në marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore ishin të lidhura ngushtë prej kohësh me qendrat më të afërta qytetëse.

Ndryshe nga emërtimet e objekteve dhe nga dukuritë e jetës së përditshme, terminologjia politiko-administrative dhe ushtarake me burim nga turqishtja, e përhapur gjerësisht në epokën e sundimit të perandorisë ushtarako-feudale të Turqisë, ishte pjesë jo fort e qëndrueshme e leksikut. Me rënien e sundimit turk në Shqipëri në vitin 1912, fjalët përkatëse u vjetruan shpejt. Vetëm disa prej tyre ruhen si terma historikë (për shembull, ‘kadi’, ‘nizam’, ‘jeniçer’); shumë prej tyre u harruan plotësisht.

Depërtimi në gjuhën shqipe edhe i një numri të madh fjalësh turke, arabe dhe persiane me kuptime abstrakte është shpjeguar me ndikimin e gjatë të kulturës dhe fesë myslimane. Shumë prej tyre tashmë kanë dalë nga gjuha, por një pjesë e tyre janë ngulitur mjaft qëndrueshëm. Të tilla fjalë si ‘rast’, ‘çift’, ‘nur’, jo vetëm janë përngjashmuar plotësisht, por stilistikisht janë asnjanëse. Në ligjërimin bisedor janë të përhapura gjerësisht ‘belà’, ‘hall’, ‘muhabet’, ‘llaf’, ‘baft’, ‘salltanet’ (khs.: ‘pa salltanet’) dhe shumë orientalizma të tjerë leksikorë, që kanë të bëjnë me lëmenj të dukurive intelektuale, emocioneve dhe vlerave cilësore.

Në kategorinë e mbiemrave ndikimi gjuhësor turk paraqitet me fjalë të tilla si ‘qorr’, ‘jeshil’, ‘bosh’, ‘fodull’, ‘dembel’ etj. Janë përngjashmuar plotësisht nga gjuha shqipe ndajfoljet ‘boll’, ‘javash’, ‘zaten’, ‘tamam’, pjesëzat ‘gjoja’ (tur. göya), ‘bile’. Ka dhe folje, për shembull, ‘bezdis’ (tur. bezdirmek).

Në thjeshtligjërim gjithmonë e më shpesh dëgjohen orientalizma karakteristikë, si pasthirrmat ‘medet!’, ‘mashalla’ etj.

Disa turqizma shërbejnë si tema për formimin e fjalëve të prejardhura, gjë që flet për shkallën e përngjashmimit të tyre. Kështu, për shembull, nga ‘rast’ formohen ndajfolja ‘rastësisht’, folja ‘rastis’; nga ‘nur’ mbiemrat ‘i nurshëm’, ‘nurplotë’ etj.

Mund të thuhet se nuk është karakterizuar plotësisht vendi që zënë turqizmat në leksikun e gjuhës bashkëkohore shqipe. Në veçanti ka mbetur e pacekur çështja e ndikimit të gjedheve turke në zhvillimin e disa elementeve të strukturës gramatikore të shqipes.

Problemi i ndikimit të turqishtes në gjuhën shqipe ka disa aspekte. Përveç aspektit historiko-kulturor, që paraqet veçanërisht interes të madh për leksikologjinë historike të gjuhëve ballkanike, dhe aspektit strukturor-gramatikor, meriton vëmendje gjithashtu aspekti stilistik - përcaktimi i rolit të turqizmave në sistemin e stileve të ligjërimit të gjuhës bashkëkohore. Studimi i kësaj çështjeje ka rëndësi për të kuptuar gjendjen dhe rrugët e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe.

Vëzhgimet tregojnë se mund të flitet si mbi funksionin e përbashkët stilistik të shtresës orientale të leksikut shqip, ashtu dhe mbi përdallimin e saj të brendshëm. Tipari i përgjithshëm karakteristik i turqizmave në gjuhën bashkëkohore shqipe është se ato i përkasin kryesisht ligjërimit popullor-bisedor në larmitë e tij (të folmet fshatare, thjeshtligjërimi qytetar, gjuha e komunikimit të përditshëm të njerëzve të arsimuar). Krahasimisht vetëm pak turqizma hyjnë në stilet e larta të gjuhës letrare - gjuha e poezisë, gjuha e prozës artistike, politike dhe shkencore. Mes morisë shumë të madhe të turqizmave vetëm fjalë të veçanta (për shembull, ato të sipërpërmendura ‘rast’, ‘çift’), arritën asnjanësinë dhe nuk perceptohen si bisedore. Në stilet e larta në vend të turqizmave parapëlqehen kryesisht sinonimet me prejardhje joturke, si për shembull, ‘bisedim’, por jo ‘muhabet’; ‘fatkeqësi’, ‘mjerim’, por jo ‘belà’ dhe as ‘hall’; ‘dashuri’, por jo ‘sevdà’; ‘fat’, por jo ‘baft’ dhe as ‘kismet’ etj. Vetëm ndonjëherë turqizma të veçantë papritur shkëputen nga lëmi i thjeshtligjërimit drejt një stili më të lartë. Kështu, për shembull, vitet e fundit në gjuhën e shtypit dhe të komunikimeve zyrtare ka marrë përhapje të gjerë fjala ‘mysafir’. Por në krahasim me fjalën ‘mik’, e përdorur me të njëjtin kuptim, ‘mysafir’ ruan një hijesë të veçantë stilistike (të solemnitetit thjeshtligjërimor).

Për sa u përket fjalëve, që shenjojnë orendi të jetës së përditshme, mes të cilave ka veçanërisht shumë turqizma, përdorimi i tyre në stilet e larta kufizohet rëndom nga vetë tematika. Jo kaq shpesh mund të lindë nevoja të përdoren në kontekst letrar të tilla fjalë si ‘xhezve’ ose ‘tenxhere’.

Nëse ka sinonime (zakonisht për shenjimin e koncepteve që hasen më shpesh), autorët rëndom përpiqen t’u shmangen turqizmave. Prandaj me praninë e çifteve sinonimike të tipit ‘odë’ (tur. oda) - dhomë, ‘mëhallë’ (tur. mahalle) - ‘lagje’, ‘zarzavate’ (tur. zerzavat) - ‘perime’ në përdorimin letrar përparësi marrin ‘dhomë’, ‘lagje’, ‘perime’, gjë që, gjithsesi, ende nuk përcakton përpjesëtimet e këtyre sinonimeve në ligjërimin popullor. Historia e secilës prej kësaj fare grupesh sinonimike ka historinë e vet, e cila mund të studiohet vetëm duke marrë parasysh veçoritë dialektore të leksikut shqip.

Dhe brenda vetë shtresës leksikore orientale mund të bëhet përdallim stilistik. Disa fjalë arritën asnjanësinë ose iu afruan në shkallë të ndryshme; të tjerat kanë hijesa të ndryshme stilistike brenda lëmit të thjeshtligjërimit. Mes tyre mund të dallohen nga ana e vet fjalë të përdorimit edhe më asnjanës, fjalë me ngarkesë të ngritur afektive, fjalë dhe shprehje të ashpra etj.

Grup të veçantë përbëjnë orientalizmat që gjallojnë gjerësisht në folklor. Veçanërisht të pasura me fjalë të tilla janë këngët e dashurisë. Për lëmin e thjeshtligjërimit të tilla fjalë si ‘ashik’, ‘sevda’, ‘selvi’, ‘baft’ dhe ‘kismet’, ‘asllan’ e të tjera, janë fjalë të gjuhës poetike, ngandonjëherë me hijesë arkaizmi.

Hyrja e orientalizmave në gjuhën shqipe është ndërprerë tashmë prej kohësh. Në kohën e sotme në Shqipëri ka pak njerëz që i njohin turqishten e arabishten (nëse nuk kihen parasysh përfaqësuesit e klerit mysliman). Ka kaluar tashmë një kohë e mjaftueshme, gjatë së cilës huazimet turke të pambështetura nga nevojat reale të gjuhës, mund të jenë zhdukur. Gjatë pesëdhjetë vjetëve, që kanë rrjedhur qysh nga koha  e pavarësisë së vendit nga pushtimi turk, një numër tejet i madh orientalizmash kanë dalë me të vërtetë nga gjuha. Ky proces vazhdon.

Megjithatë në ligjërimin popullor-bisedor vijon të ruhet ende një numër shumë i madh fjalësh me prejardhje turke, arabe dhe perse, qëndrueshmëria e të cilave, me sa duket, shpjegohet me atë se ato janë të lidhura fort me veçoritë specifike të kulturës kombëtare shqiptare, që është zhvilluar në kushte të caktuara historike. Nga pikëpamja thjesht gjuhësore orientalizmat e rrënjosur, pa dyshim, e pasurojnë leksikun dhe duke hyrë në grupe të ndryshme sinonimike, ata zgjerojnë mundësitë stilistike të gjuhës.

Në gjuhën shqipe letrare bashkëkohore mjetet stilistike, të lidhura me qenien e shtresës leksikore orientale, përdoren krahasimisht pak.

Shpjegimin për këtë gjë e gjejmë në historinë e luftës për krijimin e normave të gjuhës letrare, që është lidhur ngushtë me luftën e popullit shqiptar për pavarësinë politike dhe zhvillimin e kulturës së vet kombëtare. Kjo lëvizje mori emrin “Rilindje Kombëtare” ose thjesht “Rilindje”.

Gjatë një zgjedhe prej katër shekujsh sistemi ushtarako-feudal turk farkëtoi zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit. Arsimi ndodhej plotësisht në duart e klerit - mysliman, katolik, ortodoks; në shkollat, shumë të pakta në numër, mësimi zhvillohej në gjuhë, që ishin të huaja për popullin - arabe, italiane, greke. Gjuha e administratës ishte turqishtja. E drejta e gjuhës shqipe për zhvillim të pavarur si gjuhë kulture u desh të mbrohej me çmimin e përpjekjeve të pabesueshme. Ndërkaq vet gjuha përmbytej vazhdimisht nga vërshimi i huazimeve nga gjuhë të tjera, mbi të gjitha nga turqishtja.

Konflikti me pushtuesit turq ishte një nga faktorët kryesorë, që i jepnin drejtim veprimtarisë së shkrimtarëve të Rilindjes, të cilët vunë themelet e gjuhës shqipe letrare bashkëkohore. Konstandin Kristoforidhi dhe vëllezërit Frashëri synonin pastrimin e gjuhës nga elementet gjuhësore të huaja, para së gjithash nga elementet turke dhe arabe. Ata arritën me sukses përtëritjen rrënjësore të mjeteve të saj leksikore. Shtegu i hapur në këtë mënyrë u bë më tej rruga kryesore e zhvillimit të letërsisë së re shqiptare dhe gjuhës letrare.

Duke mos pranuar përdorimin e fjalëve të gjuhëve të huaja, shkrimtarët e Rilindjes u përpoqën të gjenin fjalë dhe shprehje të vetë shqipes, adekuate ose të afërta për nga kuptimi, por gjithashtu iu drejtuan krijimit të neologjizmave. Lufta ndaj turqizmave ishte parulla e përhershme e politikës gjuhësore të Rilindjes shqiptare. Pozicioni i purizmit të prerë përcaktohej nga vetë kushtet e luftës për zhvillimin e kulturës kombëtare.

Traditat e Rilindjes, që janë objekt krenarie të ligjshme për popullin shqiptar, patën ndikim bukur të madh në zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë shqiptare dhe të gjuhës letrare shqipe. Në veçanti, qëndrimi negativ ndaj ndotjes së gjuhës me turqizma u pohua si një nga parimet themelore të punës mbi stilin.

Megjithatë është për t’u vënë në dukje se kanë ndryshuar thelbësisht kushtet e zhvillimit të gjuhës kombëtare shqipe në periudhën 50-vjeçare pas pavarësisë së vendit nga sundimi turk. Në ligjërimin popullor-bisedor ka ndodhur njëfarë përzgjedhjeje e natyrshme - zhdukja e orientalizmave të vjetruar, të panevojshëm për gjuhën dhe përngjashmimi i mëtejshëm i atyre huazimeve turke, që gjetën vendin e vet në leksikun e gjuhës.

Njëkohësisht vazhdon të ketë ndikim vendimtar në zhvillimin e gjuhës letrare (lidhur me turqizmat) pozicioni i purizmit, që e ka humbur tashmë mprehtësinë e vet jetësore dhe që ruhet kryesisht për shkak të traditës.

Filologët shqiptarë shprehin pikëpamje të ndryshme për çështjen e vendit të turqizmave në leksikun e gjuhës letrare shqipe bashkëkohore. Përfaqësuesi më i skajshëm i purizmit ishte prof. A. Xhuvani, që ka vdekur pak kohë më parë. Në broshurën e tij “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”³ janë dhënë rekomandime konkrete për zëvendësimin e shumë fjalëve, mes të cilave të disa turqizmave, që janë rrënjosur thellë në gjuhë dhe që janë përngjashmuar plotësisht, për shembull të ndajfoljeve ‘boll’, ‘javash’, ‘karshi’, pjesëzës ‘bile’, emrave ‘qoshe’, ‘lloj’, ‘fidan’, ‘tavan’, mbiemrit ‘bosh’ etj4.

Për prof. Xhuvanin, si një nga personalitetet e Rilindjes, një pozicion i tillë ishte vazhdimi drejtpërdrejtë i atyre parimeve, me të cilat filloi punën e tij filologjike qysh në periudhën e luftës kundër zgjedhës turke. Por dhe në mesin e filologëve shqiptarë më të rinj, që janë shprehur rreth çështjes së normave të gjuhës letrare, pozicioni i purizmit gjen përkrahjen e njohur5.

Nga ana tjetër, disa leksikografë tërheqin vëmendjen (lidhur me vlerësimin e vendit të turqizmave në fjalorin shpjegues të gjuhës shqipe) për praninë e rrezikut të ndarjes mes gjuhës letrare, që zhvillohet në traditat e purizmit, dhe ligjërimit të gjallë popullor6.

Përdorimi stilistik i turqizmave në letërsinë artistike bashkëkohore shqiptare përcaktohet dhe kufizohet nga tradita e trashëguar nga periudha e Rilindjes. Për shkak të kësaj tradite për shumicën e turqizmave, që janë nxjerrë sistematikisht nga gjuha letrare, por që kanë gjalluar gjerësisht në gjuhën bisedore, u përforcua hijesa e thjeshtligjërimit.

Në këtë funksion ata kryesisht hyjnë në kontekste letrare - më gjerë në prozë, më rrallë në poezi. Tejçimi i koloritit të mënyrës së jetesës dhe karakteristika ligjërimore e personazheve - ky është lëmi themelor i zbatimit stilistik të turqizmave. Duke u përdorur si mjete të uljes së stilit të ligjërimit, turqizmat hasen me shumicë në veprat e gjinisë satirike, që kritikojnë zakonet prapanike. Është karakteristike se në veprat me përmbajtje satirike për mënyrën e jetesës, turqizmat figurojnë si element ligjërimi dialektor. Disa vepra të këtij tipi japin material shumë të pasur dhe thuajse dokumentues për studimin e larmive dialektore të thjeshtligjërimit shqip7.

Njëfarë përdorimi turqizmat kanë gjithashtu në veprat me tematikë historike - për tejçimin e koloritit të epokës.

Në poezinë lirike bashkëkohore dhe në vjershat me tema politike dhe qytetare turqizmat pothuajse nuk hasen. Ata janë shumë të paktë gjithashtu në prozën tregimtare.

Përderisa pikërisht këto gjini në radhë të parë përcaktojnë drejtimin themelor të zhvillimit të gjuhës letrare, mund të thuhet, se turqizmat, edhe pse përdoren në gjuhën e letërsisë si një shtresë stilistike e veçantë, prapëseprapë mbeten në periferi.

Është karakteristike se në krijimtarinë e përfaqësuesve më të njohur të poezisë bashkëkohore shqiptare - M. Gurakuqi, Ll. Siliqi, I. Kadareja etj. - nuk hasim në përpjekje për të dalë nga caqet e traditave të Rilindjes dhe për të kërkuar mjete shprehëse në leksikun oriental, i cili luan rol të madh në poezinë popullore.

Disa përpjekje të kësaj fare mund të vërehen në përkthimet e veprave të letërsisë së huaj klasike. Kështu, për shembull, L. Poradeci në përkthimin e romanit “Eugjen Onegin” të A. S. Pushkinit ngandonjëherë përdor me mjaft guxim turqizma. Pasuria leksikore e origjinalit i shtiu në mendje poetit të talentuar të dilte nga caqet e fjalorit tradicional të poezisë shqiptare. Gjithashtu për Skënder Luarasin nuk janë të huaja turqizmat në përkthimet e “Çajld Haroldit” të Bajronit dhe “Shtrëngatës” së A. N. Ostrovskit. Por, lidhur me këtë, ai tregoi guxim të madh në përkthimin e “Mbretit Lir” të Shekspirit, ku turqizmat e paraqitura me shumicë, përdoren stilistikisht si mjet arkaizimi të gjuhës. Fjalë të tilla si ‘syrgjyn’, ‘zullum’, ‘sevda’, ‘nishan’ etj., jo vetëm nuk e ulin stilin, por, përkundrazi, i japin solemnitet të zymtë.

Mund të hamendësohet se S. Luarasi vendosi t’i drejtohej përvojës së Fan Nolit8, që krijoi një gjedhe të shkëlqyer dhe të vetmen në përdorimin stilistik të turqizmave në stilin e lartë të poezisë së re shqiptare.

Në historinë e gjuhës letrare shqipe Fan Noli zuri vend nderi para së gjithash me përkthimet e tij të mrekullueshme. Numri i veprave poetike origjinale të krijuara prej tij, është shumë i vogël. Megjithatë disa prej tyre mund të quhen klasike në kuptimin e vërtetë të fjalës. Veçanërisht janë të fuqishme vjershat e shkruara në mërgim (vitet 1920–1930) dhe të mbushura me pikëllim qytetar dhe patos zemërimi demaskues të regjimit reaksionar të Ahmet Zogut.

Në vjersha të veçanta të këtij cikli të vogël, që kombinon figurshmërinë biblike me problemet e mprehta të luftës politike të viteve 1920, F. Noli grumbullon me guxim mahnitës turqizma, shumë prej të cilëve përfshihen në numrin e atyre që janë vjetruar dukshëm. Në vjershën “Marshi i Barabajt”9, në ritmin e rëndë dhe të matur si marsh dëgjohet kërcitja e zinxhirëve, e lehura e qenve të tërbuar, kurse turqizmat arkaikë tingëllojnë si elemente të gjuhës sakrale, duke rikrijuar, sidoqë paradoksalisht, stilin biblik. Ja një nga strofat e kësaj vepre, që vizaton ardhjen në pushtet të A. Zogut:

Allalla, o rezil (tur. rezil) e katil (tur. katil), allalla,

Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda (tur. turfanda),

Gumëzhit, o zinxhir (tur. zincir) e kamçik (tur. kamçi) baterma (tur. batirmak),

Lehni laro, kaba (tur. kaba): Hosanna, Barabba!

Në vjershën “Anës lumenjve”10 prirja e pikëllimit biblik (figura e vajtimit në lumenjtë e Babilonisë) është ridhënë me forcë mahnitëse me anë të orientalizmave arkaike për gjuhën shqipe. Janë interesante kombinimet e fjalës shqipe me atë turke: ‘vaj-vatani’ (tur. vatan), ‘mjer-mileti’ (tur. millet). Tragjikisht tingëllon fjala ‘syrgjynosur’, e prodhuar nga tur. ‘sürgün’; me zemërim të pashuar janë mbushur fjalët ‘derbederët’ (tur. derbeder), ‘jabanxhinjtë’ (tur. yabanci), ‘fajdexhinjtë’ (tur. fajdeci), ‘zengjini’ (tur. zengin), me të cilat poeti stigmatizon armiqtë dhe tradhtarët e popullit punëtor të Shqipërisë. Por, teksa bën thirrje për kryengritje, poeti thyen ashpërsisht ritmin e vjershës, dhe në vargje të shkurtra të copëtuara energjike, që u drejtoheshin fshatarëve dhe punëtorëve (katundarë e punëtorë), tashmë nuk dëgjohen më turqizma arkaike.

Shfrytëzimi i turqizmave në këto vjersha është kthjelltas mënyrë stilistike, si njëfarë zbulimi poetik, por jo veçori e përgjithshme e gjuhës së Fan Nolit. Shumica e vjershave origjinale dhe e përkthimeve (në veçanti, përkthimet madhështore të tragjedive të Shekspirit) nuk cenon traditat letrare-gjuhësore të Rilindjes. Por me sa guxim dhe mbarësi poeti gjithsesi i cenoi këto tradita, pasi ka zbuluar pasurinë e mundësive stilistike, që janë në natyrën e shtresës orientale të leksikut të shqipes!

* Botuar së pari në “Voprosy teorii i istorii jazyka”, Leningrad, 1963. A. V. Desnickaja. O stilistiçeskoj funkcii turcizmov v allbanskoj poezii. ff. 88-95.

1 Me “turqizma” kuptohen jo vetëm fjalët thjesht turke, por gjithashtu dhe ato arabe dhe persiane, që kanë depërtuar në shqipe nëpërmjet turqishtes ose drejtpërdrejt nga arabishtja dhe persishtja, njohja e të cilave ishte e përhapur mes pjesës së arsimuar të popullsisë myslimane të Shqipërisë së vjetër. Në këtë kuptim më i saktë do të ishte termi “orientalizma”.

2 Sh.: P.  S k o k. Restes de la langue turque dans les Balkans. Revue Internationale des Etudes Balkaniques, I. Beograd, 1934, f. 252 e vij.

3 Aleksander  X h u v a n i. Për pastërtinë e gjuhës shqipe. Tiranë, 1956.

4 Krahas turqizmave prof. Xhuvani rekomandonte gjithashtu zëvendësimin me fjalë të brumit të shqipes edhe të disa ndërkombëtarizmave, për shembull, mbiemrat ‘intensiv’, ‘kolektiv’, ‘elegant’, emrat ‘efekt’, ‘fakt’, ‘kontakt’, ‘sekret’ etj.

5 A.  K o s t a l l a r i. Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të Shqipes së sotme. Buletin për Shkencat Shoqërore, 1955, Nr. 4, f. 34 e vijuese.

6 Sh.: O.  M y d e r r i z i. Rreth ripunimit të “Fjalorit të gjuhës shqipe”. Buletin i Universitetit të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore, 1957, Nr. 2, f. 214; P.  G e c i. Pasunia e leksikut shqipes dhe Fjalori i Gjuhës shqipe. Buletin i Universitetit të Tiranës. Seria Shkencat Shoqërore, 1959, Nr. 1, f. 159.

7 Sh.: M.  L a m b e r t z. Zur albanischen Umgangssprache. Lingua Posnaniensis, VII, 1958. - Ky studim, që i kushtohet së folmes së qytetit të Gjirokastrës, është ndërtuar kryesisht me materialin e tregimeve të librit “Siç më thotë nënua plakë” të Musine Kokalarit. Tekstet sh.: M.  L a m b e r t z. Albanisches Lezebuch, t. I. Leipzig, 1948, f. 328 e në vij.

8 Fan Noli - burrë shteti politik liberal-borgjez, kreu i qeverisë së përkohshme përparimtare shqiptare, të rrëzuar në vitin 1924, peshkop ortodoks, historian, përkthyes i Shekspirit dhe Servantesit, muzikolog dhe poet i talentuar - është një nga përfaqësuesit më të njohur të kulturës shqiptare. Kur qeveria liberale e kryesuar prej tij u përmbys në vitin 1924 nga klika feudale e A. Zogut, Fan Noli emigroi dhe nuk u kthye më në Shqipëri. Aktualisht ai jeton në SHBA.

9 Fan S.  N o l i. Album. Tiranë, 1958, f. 49.

10 Po aty, f. 68 e vijuese.

Përktheu nga origjinali: Thanas Mustaqi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.