Haxhi Qamili i sotëm do të ishte grua, kryetare parlamenti

Postuar në 20 Nëntor, 2011 03:12
Intervistë me Mustafa Nanon

1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 nëntori?

S’kam ide. Dhe nuk është se më ha meraku shumë për data. Por nisja e sherrit për këtë punë pa u sqaruar e saktësuar më parë prej historianëve ka qenë një punë e poshtër.

2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?

Në fizionominë sociale, po thoni? Po të turqve, sigurisht. Kanë qëndruar gjatë, shumë gjatë, në këto anë.

3-Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim?

Nëse me polis kuptojmë polis, asnjë qytet.

4-WikiLeaks, mirë apo keq?

Më shumë mirë se sa keq.

5-Gegnishtja apo standardi?

Kështu si e shtroni, e kam përgjigjen të lehtë fare: standardi.

6-Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton?

Me Shqipëri etnike kuptoni një shtet të përbashkët për të gjithë shqiptarët? Jo, faleminderit. Sikur ta kisha unë në dorë këtë gjë, do bëja çmos ta pengoja hë për hë. Do ishte një entitet jo eficient. Dhe më e bukura është se s’ka nevojë ta pengosh. Është thjesht i pamundur. Hë për hë, thashë.

7-A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë?

Nëse me Shqipëri kuptoni Republikën e Shqipërisë, jo.

8-A ka patur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë?

Keni edhe më mbrapa pyetje të tilla me humor?

9-Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës…

Në këtë këtë rast, po të isha piktor, do gjendesha i sulmuar nga asosacjoni i një zhgarravine. Por edhe pa qenë piktor, është e njëjta gjë.

10-Ballist, legalist, partizan apo asnjanës?

Legalist, por në kuptimin politiko-kulturor të termit.

11-A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve?

Jugosllavët ndikuan bajagi, por ishte në logjikën e lëvizjeve komuniste, që kjo të ndodhte. Në këtë kuptim, më bën më shumë përshtypje ndarja nga jugosllavët në fund, se sa subordinimi ndaj tyre në fillim.

12-Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin?

Ai është një nga personazhet historikë, që më bëhet njësh me ethosin shqiptar. Ka dhe të tjerë, sigurisht, që Shqipëria duket sikur i ka nxjerrë nga rropullitë.

13-Po Mbretëreshën Geraldinë?

Ka shkëlqyer me mungesën e vet. Nuk e di nëse do të shkëlqente me praninë.

14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?

Kam qenë tifoz me Partizanin. Prej Panajot Panos, të cilin e kam parë me sytë e mij në dy vitet e fundit. Dhe e mbaj mend si luante.

15-A është frymëzuese figura e Krishtit?

S’do mend. Tok me atë të Muhametit. Janë bërë luftra pa fund ne emër të këtyre figurave. Dhe vazhdojnë të bëhen.

16-Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti?

Më duket se Krishti, por jo për shkak të dominimit të perëndimit në pjesën më të madhe të historisë. Krishtërimi është vetëm një pjesë e qytetërimit perëndimor.

17-Bestytnitë; i njihni, i sundoni apo u sundojnë?

Të gjithë kemi momentet tona bestyte.

18-Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin?

E përfytyroj shpesh si grua, si kryetare parlamenti.

19-A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve?

E dini? Po vë re që shqiptarët e sotëm nuk janë dhe aq indiferentë. Kohët e fundit po vihet re një eksitim i fortë fetar këtej nga anët tona.

20-‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë?

Diaspora ka luajtur një rol në fillim të shekullit të shkuar. Por tani e shoh të shushatur, të çoroditur, të çorganizuar. Dhe më mire që është kështu. Edhe një diasporë vitale do na duhej neve!

21-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar?

Jo, përkundrazi, mendoj se duhet ta riaktualizojmë e kontekstualizojmë këtë kredo, por jo domosdoshëmrisht në kurriz të feve. Do doja që shqiptarët të ndiheshin shqiptarë më së pari, e pastaj myslimanë apo të krishterë.

22- Për këtë diell!, Për ideal të Partisë! Për nder të familjes; Për Shqipëri apo, për Zotin?

“Për këtë dhé e për këtë qiell”, është më mirë. Megjithëse, pjesa e dytë e be-së, të çon prapë atje, në qiell.

23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse?

S’më kish shkuar mendja. Në  fakt, nuk më duket gjithnjë kështu. Edhe dueli njihet. Gjergj Elez Alia në duel ka dalë. Me bajlozin. Por pusia, ndoshta keni të drejtë, duhet të jetë më e pranishme si mise-en-scène folklorike. Pusia na shkon ne shqiptarëve më shumë se dueli.

24-A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë?

Me siguri, po.

25-A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’?

Jo, shprehja “ky vend nuk bëhet” nuk më pëlqen. Por mendoj gjithnjë ashtu si Berlusconi mendon ndonjëherë për vendin e vet, dmth që “ky është vend muti”, gjë që në thelb mund të jetë e njëjta gjë.

26-Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni?

Jooooo, emocione  të tilla të skajshme provoj në situata të tjera. Slogane të tilla më lënë indiferentë. Fare indiferentë. Mund t’më ngacmonin, ndoshta, në një situatë të ndezur luftarake.

27-Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse?

S’e di ç’dmth poet kombëtar.

28-C’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe, a ekziston e djathta shqiptare?

Nuk ka në Shqipëria as parti të djathtë, as parti të majtë. Ka tek-tuk njerëz të majtë e të djathtë.

29-A shihni vazhdimësi të PPSH-së në PSSH?

Jo. Një optikë të tillë të thjeshtëzuar ka rrezik të mos e kam pasur as në vitin 1991.

30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’?

Për mua çdo vit që ka shkuar është i mbrapshtë. Përfundim trishtues? Po, e di, por ja që kështu e mendoj. Shpresoj që vitet që do vinë të jenë të ndryshëm.

31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë?

Do mbijetojë, por mundësitë për të bërë biznes me të do të jenë më të vogla.

32-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt?

S’kam ndonjë pyetje të tillë. Ose kam vazhdimisht.

33-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë?

Shihni përgjigjen nr. 32.

Marrë nga revista Mapo. Intervistoi Alfred Lela.

Comments

Submitted by xhimi (not verified) on

Me ty jam Nano!Nga intervista kuptohet kultra dhe paanesia tende.Te uroj per Respubliken.Ne kete shkretetire informacioni te genjeshtert jeni nje oaz.Vazhdoni!

Submitted by Arra Gunge (not verified) on

Te pakten ne "variantin" e ri te MAPO-s  ju respektoi H. Cili, meqenese ju" gllaberoi" rubriken e intervistes duke e zevendesuar me intervistues A. Lelen beri seftellekun me ju. Gjene mire. Pyetjet jo shume "eksploruese". Kjo tjeter gje, i takon "asaj"...

Te merrem pak me ju z.Nano?! Po merrem edhe pa miratimin tuaj, duke u perqendruar ne pyetjet 25, 26,3o e 31;

"O sa mire me qene shqiptar", " ky vend nuk behet", "ky eshte vend muti"...Jam plotesisht dakort me vleresimet nga ana e nje njeriu te zakonshem te ulur ne shkallaret e stadiumit te zhvillimit shqiptar.Por,...vendosa te ulem dhe ne nje shkallare tjeter ,ne ate te gazetarit, columnistit, edhe pse ky kostum me rri si Carl Caplinit; Tek njerezit e kesaj sere te zakonshmit presin "drite shprese", presin ate drite qe shkrepetin ne rilindjen e Krishtit ne Jeruzalem edhe pse me misterin e saj. Pesimizmi juaj, qofte edhe minimal, tek ne e bene maksimal, nje peshe te rende,  qe sikur edhe Atlas-e te jemi nuk marrim guximin t'a provojme. Mbase e shoh si rol fisnik, mbase ja kepus dhe kot, mbase pretendoj "qiqra ne hell"...

Dakortesohem me vitet e mbrapshta te kaluara dhe kam nje parandjenje qe kemi ende mbrapeshtira para. Legjenda e Rozafes i shkon per shtat ketij realiteti. Por, qe ta linim vertete si legjende dhe te mos e kishim si realitet , do nderruar nga "vite te mbrapshta" ne "vite te mbrothta". Dhe kete e bejne te "mbrothtit",  ata qe synojne te "udherrefejne". Keta "djem te mire" gjejne shtigje plot. Edhe ndaj jush e pretendojme, pavaresisht si e nenkuptoni ju.

Tjeter; Safi, me shtypin askush nuk ka bere biznes te mirefillte. Te gjithe e kane perdorur per te perfituar ne drejtime te tjera, nepermjet currjes se lukunise se te punesuarve ne te,  ne ato drejtime ku mund te benin pre, ose placke. Kjo ne konceptin tim nuk quhet biznes por "dhenie faqe" pushtetit duke u bere qoft edhe "pusht". Ama , kush hidhet neper hunj , domosdo nje do i hyj ne b...(bip). Shtypi i mire nga njerez te mire me kalimin e veshtiresive dhe "krizave" kur arrin poshte tek qytetari merr e ngrihet lart tek "Murdoch". Cdo gje me vlere paguhet. Por kush te bind per vlerat, ai merr dhe parate , thone.

Me tremb shume kujtesa dhe rikujtesa e "Haxhi Qamilit" ! Jo ne histori, por ne perditshmeri...

Submitted by skrapo (not verified) on

nuk e di po ky mustafai me kujton gjithmone ata provincialet qe me te behur ne metropole besojne se mund te jene metropolitane duke bere,fjala vjen,ndonje tatuazh ne qafe.me pak fjale duan te ndryshojne dicka me shpresen se keshtu krijojne distancen nga provinca.mustafai per shembull,i kompleksuar prej mbiemrit provincial "nanaj",beri njeren me te ikur nga skrapari qe ta metropolizonte duke e shnderruar ne "nano". une nuk e besoj se mbiemrat mund te jene provincial po hajde mbushi mendjen mustafait se "nano" eshte metropolitan. ne te kundert ,pse do ta ndryshonte i ziu provincial,mustafa?

Submitted by arian (not verified) on

Megjithese eshte per mua,nga me te lexuarit e shtypit shqiptar,me habit me perversitetin etik qe perdor rreth temave qe kane lidhje me kombin,me habit me kontradiksionin logjik ,kur nga njera ane vetedeklarohet si ateist dhe nga ana tjeter behet lajmpercjellesi i Coelho,nga njera ane vihet ne krye te cdo levizje popullore antikorruptive dhe nga ana tjeter nuk gjen fjale per te shprehur per  rikthimin e Caceve ne PS, e shume e shume te tjera si keto.Megjithe keto ,ne nje ambient te shtypit shqiptar ku duhet bere zgjedhja midis ''kalemit me qira'' dhe nihilisto-narcistit,z.Nano e ka zene qarte vendin e tij.

Submitted by arnaut (not verified) on

Me duket mua apo ka nje korrent te forte fetar ne keto pyetje?

Nga 33 pyetje, 10 kane te bejne ose me fene, figurat fetare, apo turqit.

A eshte ky nje fiksacion i Leles, apo nje fiksacion i "elitave" ne pergjithesi?

Pyetja e 34te do ishte: "A besoni ju se Shqiperia eshte nje vend mysliman?"

M. Nano: Shikoni pergjigjen per pyetjen 8.

P.S. Pergjigja ime tek pyetja 2 do ishte: "varet nga perkufizimi i termit "pushtues"".

Submitted by Anonim (not verified) on

Mirë, more Mustafa Nano, mirë. E vlerësoj përpjekjen për këtë gazetë. A nuk duket se S. Berisha ju ka hedhur trutë e gomarit të gjithëve, si dikur E. Hoxha? Nuk është ky realiteti shqiptar, jo. Eshtë ndryshe gjendja e shumicës së shqiptarëve. A nuk po e shihni se edhe ata që mbajnë flamurin e antikorrupsionit (në pikëpamje të denoncimit që i bëjnë) shkojnë te ai nëpërmjet korrupsionit? Pse nuk trajtohen problemet ashtu siç janë? Kjo vjen se edhe gazetarët e kanë harruar varfërinë, i kanë harruar hallet ose më mirë: nuk i kanë njohur fare.

Eshë krijuar ideja, dhe bile është konsoliduar, se midis dy fajtorëve, të dy kanë të njëjtën peshë faji. Nuk është kështu. Po vihet re se njerëzve ju pëlqen demagogjia. Disa kujtojnë se opozita nuk do zhvillimin, meqenëse nuk përkrah disa reforma. Nuk është kështu. Problemi qëndron te koha e reformimit. Më mirë një rrugë më vonë dhe një e ardhur ekonomike për fukaranë më shpejt se është krijuar përshtypja se njerëzit (shumica) hanë asfalt. Jo more jo. Mua, që nuk kam makinë se nuk kam të ardhura, nuk më duhet e para rruga, por fillimihst më duhet buka e përditshme që të më mbajë në këmbë. Ju gazetarët (që ia keni gjetur anën jetës, jo se jeni më të aftë, por se keni qenë në hijen e dardhës) vërtetë kërkoni rrugë që të shëtisni më shpejt me makinat X5 apo X6, ndërsa mua me shokë, që ndoshta jemi edhe më të aftë intelektualisht po për faj të "reformës" alla Sali, jemi jashteë loje, na duhet jetesa minimale, të cilën nuk e kemi, megjithëse jemi specialistë të disa fushave bazë. Këto probleme trajto Z. Mustafa në këtë gazetë.

Pavarësisht mendimeve të mësipërme, jam përkrah jush dhe ju përshëndes për nismën. Do të dëshiroja të isha pjesë e kësaj gazete.

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje Anonim

Ju shkruani : "Do të dëshiroja të isha pjesë e kësaj gazete."

kam nje lajm te keq per ju, me tha zoti Nano: "Doja te merrja ne pune Anonimin po skam ku ta gjej se eshte anonim,te pakten te kishit vene nje emer ndoshta e gjeja." ;-)

Dy keshilla/sugjerime kam per ju zoti Nano meqe jeni pjese e stafit te Revistes. N.q.s ka mundesi qe ne te te shtohen artikujt kulturor, kur them kulturor kam parasysh artin shqiptar ne te gjitha fushat e tij dhe jo gossip-et e vipave shqiptare qe nuk i hyjne ne pune asnjeriu.

Keshilla e dyte ka te beje me revisten on line. N.q.s do te jete e mundur te jete on line e gjithe revista ne format pdf. Per ne emigrantet do te ishte gje e mire por mendoj qe edhe per vete revisten pozicionimi i sponsorave te revistes ne vendet perkatese do te jepte mundesine qe edhe nga varianti on line te kishte te ardhura. Nuk ju sugjeroj abonimin on line sepse e thene me shume sinqeritet ne keto kohe krizash do jene te rralle ata qe do te abonohen kundrejt nje pagese sado e vogël qoftë kjo. Sigurisht varet edhe nga cilesia e shkrimeve por mendoj qe fillimisht diuhet te jete e lire me vone ndoshta me rritjen e numurit te lexuesve mund te ndermerret nje nisme e tille.

Me respekt

Emigranti

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.