Arkiv-Opinion

Ballafaqime

Postuar në 05 Nëntor, 2011 01:42

Dy nga veprat që, pas gjase, do të rrëmbejnë vëmendjen e vizitorëve në Panairin e ardhshëm të Librit në Tiranë – “Kurban” i Edi Ramës dhe “Kohë e pamjaftueshme” e Elena Kadaresë – i kanë hyrë tashmë një dialogu në distancë, në faqet e mediave të Tiranës, në garë mes tyre për të shkëputur e botuar pjesët më pikante, ose më “skandaloze” prej librave.

Ai i zonjës Kadare është libër kujtimesh; ky i zotit Rama më tepër rrëfim sesa kujtim. Megjithatë, të dy autorët e kthejnë kohën pas, për t’i dhënë kuptim e domethënie atij koleksioni rastësish, që është e kaluara.

Importi i plehrave, Rumania e sotme është Shqipëria e nesërme

Postuar në 04 Nëntor, 2011 09:03

Ka ditë që qarkullon në internet, në rrjete sociale dhe në site të ndryshme, një shkrim i marrë nga revista italiane L’Espresso, dhe që është një histori plehrash në Rumani, ku janë përfshirë qeveri, ministra e grupe mafioze nga e gjithë bota. Me të lexuar këtë shkrim, që ne e kemi marrë nga peshkupaujë.com tok me një shnëim të dikujt atje (ndoshta të Blendi Salës që ka vënë emrin në fund), edhe shqiptari më proqeveritar mund të provojë pak brerje ndërgjegjeje që ditën e djeshme e kaloi duke bërë sehir apo duke përqeshur ata që protestonin kundër ligjit të plehrave. Redaksia.

Një taksirat i ri për Shqipërinë

Postuar në 04 Nëntor, 2011 04:01

E trashët zullumin, zoti Kryeministër! Me këtë aferën e plehrave e trashët vërtet, dhe keni lënë pa gojë një popull të tërë. Bjerini njëherë qark, të dëgjoni se çfarë thonë njerëzit realisht për ju… I trishtuat e i shtangët shqiptarët me këtë lajmin e plehrave, zoti Kryeministër, aq sa nuk po dinë më të ndajnë aftin e kalbjes së plehrave në rrugëtim nga afti i kalbjes së sistemit tuaj qeverisës, gjithashtu për rrugë.

Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?

Postuar në 04 Nëntor, 2011 02:08

Tensionet ndëretnike në veriun e Kosovës dëshmojnë se Kosova mbetet vatër e konfliktit që mund të shpërthejë nga çasti në çast. Kriza e tejzgjatur në kufi tregon qartë që Kosova nuk mund ta integrojë veriun me veprime sporadike e krekosje mediatike të qeveritarëve. Tre muaj pas zbatimit të reciprocitetit tregtar me Serbinë, as Kushtetuta e as sovraniteti i Kosovës nuk zbatohen në veri dhe ngjarjet e fundit në vend që ta shkrijnë konfliktin vetëm sa e kanë ndërkombëtarizuar atë si problem që kërkon zgjidhje afatgjatë.

“Occupy” do të thotë zaptim, jo negocim!

Postuar në 03 Nëntor, 2011 01:37

Kritika kryesore ndaj lëvizjeve “Occupy” është mungesa e kërkesave të qarta dhe specifike.

Fermerët shqiptarë mbrohen duke i bërë kompetitivë në tregun global

Postuar në 02 Nëntor, 2011 02:24

Debati për TVSH-në është i thjeshtë, elementar, i qartë e i kuptueshëm nga të gjithë. Nuk ka asgjë të sofistikuar në pikëpamje intelektuale apo akademike në të. E megjithatë, është një nga pak debatet e njimendta ideologjike a programore që mund të jenë bërë në Shqipëri gjatë njëzet viteve të fundit, e për këtë shkak ka një sex appeal të vetin. Po përfshihen në të një numër njerëzish, që kanë know how në këtë lëmë.

Mbi Radikalizmin islamik në Kosovë dhe Maqedoni

Postuar në 02 Nëntor, 2011 02:17

Sulmi i një ekstremisti mysliman boshnjak, Mevlid Jasareviç, kundër ambasadës amerikane në Sarajevë, solli përsëri vëmendjen tek rreziku i ekstremizmit islamik në Ballkan, përfshi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi. Në ilustrim të këtij pretendimi nuk përmendet asnjë rast nga Shqipëria, por përmendet në lidhje me Kosovën dhe Maqedoninë atentati i Arid Ukës kundër ushtarëve amerikanë në Gjermani dhe sulmi i vëllezërve Duka në New Jersey, Amerikë.

Problemi është Kushtetuta

Postuar në 01 Nëntor, 2011 01:51

Analizat mediatike dhe politike në Shqipëri, në më të shumtën e kohës, ndërtohen mbi spekulime rreth veprimtarisë së shkuar dhe të ardhme të aktorëve të veçantë të politikës. Mungon një analizë e qartë e skemës institucionale ku këta veprojnë dhe, edhe kur kjo përpiqet të bëhet, thjesht nënvizohet se situata po bëhet më keq pa hyrë në detaje që kalojnë nivelin e bisedës së kafeneve. Politika e Tiranës në fakt nuk vuan nga ndonjë "sëmundje" që nuk ka prekur ose nuk prek aktualisht klasën politike edhe të vendeve më të përparuara të perëndimit.

Mjeshtrja Merkel

Postuar në 01 Nëntor, 2011 01:31

Ku ta fillojmë? Te suksesi i Saj i sërishëm apo te 55 miliardë euro të "gjetura" të "Hypo Real Estate"... dhe atë vetëm tre ditë pasi Samiti maratonik i Brukselit përfundoi, ku jo vetëm që u shpëtua euro, por edhe u mor vendimi që Greqisë t'i shlyhet gjysma e borxhit, kurse në çdo skenar të mundshëm - Gjermania, shteti me përgjegjësinë më të madhe në krizën tashmë 18-muajshe të euros, del me pak, fare pak harxhime. Sepse do të jenë bankat ato që do ta heqin haraçin grek...

Sulme të majta të PD-së ndaj një propozimi të majtë të PS-së

Postuar në 31 Tetor, 2011 04:09

Në intervistën e parë pas dorëzimit të mandatit të kryebashkiakut (dhënë gazetës Shekulli), Edi Rama deklaroi se “e mirëkuptonte të gjithë dëshpërimin e njerëzve të revoltuar nga padrejtësia e hapur që u bë në zgjedhje, por çdokush duhet ta kuptojë se vjedhjen e zgjedhjeve duhet ta paguajë Saliu duke ikur, jo Shqipëria duke u djegur”. Me fjalë të tjera, Rama i bëri të qartë opinionit publik se është i vendosur që Berishën ta mundë në mënyrë kushtetuese - pra, me votë.  Se sa efektive do të jetë kjo strategji mbetet të shihet, por adresimi i kësaj pyetjeje nuk është objekt i këtij shkrimi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion