Arkiv-Opinion
Që debati mbi reformën zgjedhore të mos jetë një déjà vu e njohur
Socialistët i kanë ofruar maxhorancës një paketë me 10 pika, të cilën e kanë parë, me sa duket, edhe si një mënyrë për të kërkuar shumë e për të marrë atë që duan, edhe si një përpjekje për të rekuperuar pak rend e kontroll bi-partisan në botën e institucioneve. Berisha nga ana e vet ka pranuar fët e fët dy pika të paketës. Janë dy pika, për të cilat ndërkombëtarët kanë bërë zhurmë e te të cilat janë fokusuar në mënyrë të veçantë: 1. reforma zgjedhore dhe 2. rregulla të reja, mbi bazën e të cilave të ngrihet një funksionim i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Letër ambasadorit të Francës në Kosovë
Shkëlqesisë së tij Jean-François Fitou, ambasador,
I nderuari Ambasador,
Ditën e djeshme, nëntë aktivistë të lëvizjes VETËVENDOSJE! përdorën të drejtën e tyre për të protestuar kundër qeverisë gjatë një prezantimi për liberalizimin e vizave, që u mbajt nga ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, në Institutin e Studimeve Politike Evropiane (ISPE).
Ndërkohë që situata në veri po degradon dhe shumë njerëz e kanë jetën e tyre në rrezik, ministri Rexhepi i ka tallur vazhdimisht në publik qytetarët, duke shpërfillur kërkesat e tyre për siguri dhe për mbrojtje.
Kur poli është në mes
Në shkrimin e tij me titull "Madhështia e Nënë Terezës përballë asaj të Mr.Ipad/od-it", Gjergji Semani kishte trajtuar sot në Respublica një temë, e cila është mjaft interesante. Veçse, që në krye të saj, pra që në titull, mendova se do e kishte ndërtuar keq, dhe në fakt përmbajtja këtë më konfirmoi.
Kritikë për “celulën anti-europiane” Kajsiu-Zaimi
Në komentet rreth progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, shumica dërrmuese e autorëve u përqendrua në pyetjen nëse fajin për mosrekomandimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë e ka mazhoranca, opozita, apo “klasa politike” në përgjithësi.
Hapni rrugën! Po kalon Kryetarja e Kuvendit!
Fishta – në 140 vjetorin e lindjes
Ishte dhjetori i vitit 1990, dhjetori i shpresave, i frikës, i kërcënimeve, i vorfnisë së skajshme; ishte ai muej kur shqiptarët shikonin një rreze shprese, por edhe dhambët kërcënues të diktaturës, që kishte gjithë mjetet e dhunës ende në duert e saj.
Madhështia e Nënë Terezës përballë asaj të Mr.Ipad/od-it
Në këtë botë ku teknologjisë po i kushtohet një vëmendje e frikshme nuk është çudi që shumë njerëz të ndiejnë më shumë adhurim për Steve Jobs-in, sesa për madhështinë e veprës së Nënë Terezës. Me gjithë respektin për inteligjencën dhe thjeshtësinë që karakterizonte të ndjerin Steve nuk besoj se ky njeri si gjithë të tjerët meritonte të ngrihej në piedestalin botëror në ditën e ndarjes së tij nga jeta.
Demokratizimi i Partive – Mission Impossible!
Ka kohë që kërkohet që partitë politike të bashkpunojnë me njëra-tjetrën për të avancuar reformat e ngelura në vënd, në mënyrë që Shqipëria të afrohet sa më afër portës së Bashkimit Europian. Në fakt një kërkesë e tillë, është bërë bajate sepse e gjen në të gjitha deklaratat e dy viteve të fundit, nga organizatat ndërkombëtare, në veçanti nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore që janë të interesuara të kenë edhe Shqipërinë pjesë të tij.
Për disa që hanin fëmijët
Pata zënë vend në tren dhe po lexoja gazetën, kur zotëria aty pranë filloi ta ngiste llafin: “A e shihni në ç’kohëra po jetojmë? Besoj e lexuat sot lajmin për atë tipin që vrau gruan shtatzënë. Keni dëgjuar besoj edhe për ata të dy që ca muaj më parë masakruan familjen e fqinjit, për të vetmin shkak se kishin ngritur paksa volumin e radios? Po për atë prostitutën rumune, që për një zënkë kot më kot ia rrasi çadrën në sy të bijës së botës? Pastaj, kohët e fundit, sa nëna kanë vrarë fëmijët e tyre?
Ka kuptim rubrika e fotove në këtë website?
Anonimi dhe Hapi bëjnë një vëzhgim në fund të shkrimit “Arsyet pse italianët tolerojnë Berlusconin? Severgnini jep 10”, e më duhet të them se këtë vëzhgim, më saktë vërejtje, ma kanë bërë dhe të tjerë; ma kanë bërë të nisur nga pritmëria, ndoshta dhe dëshira, për ta parë site-in respublica.al si një site të rëndë, serioz, pretencioz, etj. “Le të merren site-et e tjera me të tilla gjëra, por jo respublica”, është pak a shumë mesazhi, që lë të nënkuptuar se këtë gazetë e shohin pak më ndryshe nga gjërat e tjera që mund të gjenden në tollovinë online të botës shqiptare.