Ka kuptim rubrika e fotove në këtë website?

Anonimi dhe Hapi bëjnë një vëzhgim në fund të shkrimit “Arsyet pse italianët tolerojnë Berlusconin? Severgnini jep 10”, e më duhet të them se këtë vëzhgim, më saktë vërejtje, ma kanë bërë dhe të tjerë; ma kanë bërë të nisur nga pritmëria, ndoshta dhe dëshira, për ta parë site-in respublica.al si një site të rëndë, serioz, pretencioz, etj. “Le të merren site-et e tjera me të tilla gjëra, por jo respublica”, është pak a shumë mesazhi, që lë të nënkuptuar se këtë gazetë e shohin pak më ndryshe nga gjërat e tjera që mund të gjenden në tollovinë online të botës shqiptare. Dhe kjo gjë më ledhaton.
Ndoshta kanë të drejtë. Nuk mund ta mohoj se këtë arsyetim e kam bërë dhe vetë përpara se të vendosja lidhur me rubrikën e fotove. Dhe vendosa për më shumë se një arsye që kjo rubrikë të mos mungonte. Verifikova shumë praktika gazetash e agjencish online, dhe duke përjashtuar do gazeta britanike, të tjerat kanë galeritë e tyre të fotove të lehta e super të lehta. Pse? Me sa duket, rrisin numrin e lexuesve, dhe këta të fundit janë të rëndësishëm, sido që të jenë. Së dyti, kam menduar se ç’të keqe do të kishte një rubrikë e lehtë dhe relaksuese mes lajmeve e komenteve serioze? Mua nuk do të më vinte keq asnjëherë, në fakt, që në mes të një kokëçarjeje, a një veprimtarie impenjative (siç mund të jetë të lexosh shkrimet e Ardian Vehbiut, Ardian Klosit, Eda Derhemit, Arbër Zaimit, etj) të kem rast të shoh ndonjë foto hot, apo ndonjë foto të marrë nga bota e showbiz-it, e pastaj të rikthehem tek kokëçarja ime. Jennifer Aniston pak e zbuluar, fjala vjen, nuk më duket as aq anti-akademike (për akademikët), as aq anti-sqimatare (për sqimatarët). Më duket pak anti-namusqare, por pikërisht kjo do ish një arsye për ta mbajtur këtë rubrikë; namusqarët (jam i i sigurtë që nuk është rasti i Anonimit dhe Hapit) le të krijojnë pak konfidencë me lakuriqësinë femërore e humane, se nuk i gjen gjë. Së treti, nga një kqyrje që u kemi bërë inkursioneve të lexueve online në këtë website (është e mundur të ndiiqet e lexohet në detaje dinamika e çdo vizite në site), kemi vënë re se e vetmja gjë që shumica e tyre nuk harrojnë ta bëjnë është t’u hedhin një sy fotove. Kjo do të thotë se fotot e kanë një funksion. Mund të diskutohet vendi i kësaj rubrike në faqen web? S’ka pse të jenë në atë vend të dukshëm? Ndoshta. Jemi duke e diskutuar edhe këtë.
Sa për mundimin për t’më përfytyruar mua duke kërkuar online foto hot e sexy, nuk ka pse të jetë ndonjë mundim i madh. Sa herë që kam nge e bëj dhe këtë; e bëj dhe si një parantezë shtendosëse, siç mund ta luaj në ndonjë rast freecell, apo minesëeeper, mes punëve të mija. Por sigurisht nuk jam unë që merrem posaçërisht me këtë rubrikë.
E fundit gjë, që më duhet të them. Nëse shumica e lexuesve nuk do donin që kjo rubrikë e fotove të ish në këtë website, unë do ta hiqja menjëherë. Prandaj, po tentoj të bëj një anketim në rubrikën tonë të anketimit. Po e filloj këtë anketim qysh tani. Të shohim se çfarë mendojnë shumica.
Comments
i duam fotot, te mos na i

i duam fotot, te mos na i preki kush.

Beni ate qe mendoni te

Beni ate qe mendoni te dobishme. Por, ju lutem, mos i ndalni shkrimet e autoreve qe permendni dhe te tjere, qe kane autore personalitetete te kultures tone kombetare.

Nje rubrike fotosh s'ka pse

Nje rubrike fotosh s'ka pse te mos kete kuptim. Ne fund te fundit jane nje sherbim, informacion me shume qe ti i jep vizitorit. Informacioni eshte politik, kulturor, humoristik, zbavites, thashathemxhi, sportiv, investigativ etj. Te gjitha gazetat me prestigjoze ne bote kane nga pak informacion per gjithçka. Po ju jap nje shembull se ç'eshte shtypi i sotem ne Itali. "La Repubblica" eshte nje gazete kryesisht politike, jo vetem, madje madje anon haptazi majtas. Por edhe pse eshte nje gazete e nje formati te tille, boterisht e ditur, ajo ka informacion te shumllojshem.Une jam njekohesisht edhe sportdashes, dhe mund t'ju them me siguri te plote se gjej informacion sportiv me te bollshem, me te bukur e me te sakte ne faqet e fundit te "La Repubblica" se ne gjithe faqet e para te "La Gazzetta dello Sport" qe vete emri e tregon se per çfare flet. Njekohesisht vete "Gazetta dello Sport" ka nje faqe andej nga fundi qe flet mbi nje argument te dites politik qe une e lexoj me mjaft interes. Prandaj Mustafa, shtypi modern duhet te jete i larmishem, gjithmone duke krijuar nje identitet ama. Le ta quajne rreshtim po deshen, s'eshte turp te rreshtohesh. Dhe po qe se lexuesi e di pak a shume se nga anon filan gazete o do e lexoje ose s'do e lexoje, ka apo s'ka rubrike fotosh, lojrash, bingo, tavell, sudoku, hedhje zaresh,apo baste futbolli ne te. Mjafton qe gjithe ketyre gjerave ti gjesh nje sistemim grafik te thjeshte e gjithçka te jete ne vendin e vet. Po une jam i sigurte se ti i di vete mire keto gjera, por me sa duket je lodhur edhe vete me rubriken e fotove (se fundja do punen e kohen e vet edhe ajo), dhe sikur po kerkon nga ne qe te te themi ta heqesh. Po qe se kjo te pengon te merresh me thelbin e gazetes (politika dhe rreshtimi), atehere hiqe. Fotot dikush i gjen edhe vete ne internet, shkrimet e opinionet tuaja jo. Te pakten jo per aq kohe sa ti shkruani dhe ti hidhni online...

Muc o te keqe ,po si do te

Muc o te keqe ,po si do te heqesh foto mor bir. Po une e xha Sulo atje i kemi syte.

Mos më keqkuptoni Z. Nano.

Mos më keqkuptoni Z. Nano. Nuk është se fotografia nuk ka vend në një gazetë serioze, ka plot. Bile dhe fotot "rozë". Por të paktën të jenë pak më elegante si foto, ose diçitura të jetë pak më elegante.

Një diçiturë që me të vërtetë nuk e kuptoj, është ajo mbi fotot e vajzave nga protestat Occupy Wall Street. A mundet një vajzë të jetë edhe e bukur edhe të mendojë, apo janë të gjitha vajzat e bukura si velinat e "Fiks Fare"? Në këtë aspekt, velinat e Fiksit janë kulmi i vulgaritetit dhe me të vërtetë e ulin femrën në rangun e kafshës në kopshtin zoologjik, vetëm përdridhet por nuk flet fare. (Ktu kemi kopjuar shumë keq modelin berluskonian të medias.) Më duket se i kanë vënë që burrat të kenë mundësinë të shofin vajza të bukura pa patur frikë se u bërtet gruaja.

Ose një foto që nuk e kuptova fare qe fotoja e asaj modeles japoneze, shoqja e atij pilotit të formula njëshit. Po qe ashtu njof edhe unë një vajzë që është e dashura e dikujt te lagjja ime.

Media ka fuqinë të orientojë lexuesin, dhe ashtu i ngre apo i ul nivelin lexuesit. Fotot vendosini, vetëm na shpjegoni se çfarë të shohim në to. :))

Ju përshëndes dhe faleminderit për hapësirën që keni krijuar.

Fillimisht Respublica ishte nje web on-line me fytyre te veten ,dhe te ngjashmet nuk te sikletosnin per t'i numeruar ( kjo sipas lundrimeve dhe bulshive te mia).Veshtiresite ekonomiko-financiare vendosen perpara nje dileme shume te veshtire , te rende dhe te mundimshme : Ose e mbyllim , ose i nderrojme " surrat" . Mes "sikleteve" personale te administratorit dhe "presionit" mbase te lexuesve u pretendua dhe u realizua nje web i ri me emrin e pagezuar fillimisht. Web-i i ri mes nderhyrjeve fine te nje '' kirurgu plastik'' dhe '' estetisteve'' plot ngjyra e perqasen pothuaj mbi 3/4 ne nje gazete on line si shumica e tregut te brendshem e te jashtem . Pervec emrit te bukur , editorialistit - administrator , dhe tek- tuk ndonje Nanonews , te tjerat jane mjegulluar .Kush eshte mjergulluar ? " Virgjeria" e artikujve , (pasi ne fund kane shenime "marre" apo "botuar" fillimisht) ; autoret fillestare , ( te cilet firosen per aresye qe nuk me nevojiten) ; komentatoret , ( edhe pse u liberalizua censura dhe sasia e komentit ) ; ndersa per lexueshmerine nuk kam te dhena statistikore per te dhene vleresim per ndikim negativ apo pozitiv . Veshtiresia financiare te ben , qe te kerkosh "klientin'' ku te mundesh , qofte duke i ofruar edhe '' nudo'' , "lifestyle", apo "gossip". Pa ofenduar kend ,mua nuk me duket kaq "karem'' cilesor per te "peshkuar" " klikuesa" apo "lexuesa" .Ai qe do webin , autorin , apo dicka tjeter me pretendime , do ta gjej ate qofte edhe me "kosto" . .. Megjithate , edhe pse "synohet" per dashuri me shikim te pare ,une nuk jame per te , ne kete lloj fushe , se per te tjerat me gric. Keto jane mendimet e mia ,absolutisht te miat , pa anketime. Fotot per mua nuk kane rendesi ,veproni si te deshironi . Tjeter gje doja te shtoja . Vrisni mendjen per ta gjalleruar serish webin ne nivelet intelektuale mbi mesatare , qofte me te ftuarit apo te paftuarit , qofte me rubrika te reja , qofte dhe me '' debate te tehut te briskut"...Me shqetesojne mosperputhjet e disa te dhenave te publikuara "klikime"-"lexime"-"komentime"...Flm!!!

Fotot jane OK

Fotot jane OK

Ka shume kuptim rubrika e

Ka shume kuptim rubrika e fotove. Ndnjehere vetem nje foto te rrefen edhe me shume sesa artikuj te tere!!!!!!!!!!!!!

Rubrika e fotove duhet te

Rubrika e fotove duhet te qendroje. Lexuesit nuk jane te detyruar t'i shohin fotot, por e kane nje mundesi te tille dhe keshtu duhet te jete.

shendet

ahahaha. Unë të pyeta dhe në

ahahaha. Unë të pyeta dhe në twitter... çtë ka zënë me Lady Gaga dua të di? Në çdo set fotosh, ndodhet se s'bën një foto e saj...

Është shumë ok rubrika e fotove. Fundja fotoja, është edhe lajm.

Sa kohe vazhdojne shkrimet

Sa kohe vazhdojne shkrimet serioze, fotot nuk na prishin asnje pune! Vec kesaj duhet pak shtendosje, nuk e di se si por web-i i respublikes eshte nje nga me shtendosesit dhe i pa ngarkuar me gjera te teperta. Une shikoj shume web site edhe te huaj, por ky eshte nje nga me shlodhesit! Pra s'ka asgje te keqe tek te qenit i shpenguar dhe pak argetues (por me mase!~)

z.Muçi,ka edhe me keq;njehere

z.Muçi,ka edhe me keq;njehere ne ferkimet mes La Repubblica dhe Corriere della Sera,njera fliste per moralin dhe mospublikimet e fotove dhe rubrikave hot,qe bente ndonje gazete me emer...Keto ferkimet,e ke parasysh ti,qe behen kur njera ia kalon tjetres ne tirature,se sqima dhe xhelozia jane si Athinaja,te lindura nga mendja e madhe.Nuk mungoi pergjigja e tjetres,qe nenvizoi se ndonje gazete e madhe qe ben moral ne faqet e para,s'eshte çudi qe ne faqet e fundit te publikoje njoftime ku masazhiere dhe gra te vetmuara shume te nxehta kerkojne burra te ndjeshem per çaste romantike...Nqs nuk ky eshte prostitucion ne vitrine?!...-theksonte ajo.Tani,fotot mua s'me kane interesuar,por tek TemA kam vene re qe ne Lifestyle ka shume trafik ...komentesh.Ndoshta foto qe shpjegojne ndonje ndodhi,se vetem foto duket si autobus pa pasagjere.E di çfare mendoj une qe mund te shtohej?Nje reportazh ne jave nga vise te ndryshme te Shqiperise,qe emigranteve(por dhe metropolisteve te rinj te trotuareve) tu kaloje para syve panorama e gjalle shqiptare,qe shpesh humb perballe rendesise qe u vihet debatet te politikes shterpe.Suksese!

Tani fotot jane terheqese dhe

Tani fotot jane terheqese dhe nuk do men qe edhe une sa here qe futem i shikoj edhe fotot. Por e verteta eshte se keta foto e bejne faqen te duken "cheap". Zakonisht me rubrika te tilla shquhen fletushka buevardeske. Tani Respublica duhet te profilizohet ne ç'drejtim deshiron te shkoje.

Ne anen tjeter ju jeni me fat qe disa emra te njohur vazhdojne e shkruajne ne kete reviste online edhe pse faqja duket e pasur me gjokse femrash. Ndoshta hateri i pronarit.

Mua si faqe me pelqen dhe here pas here e shfletoj. Dhe, nese do jene fotot ose jo nuk ka asnje problem per mua, por kjo ka problem per Respublica-n. E ben ate gazete bulevardi ose nje blutooth e perzer me seriozitet!

*e perzier me seriozitet!

*e perzier me seriozitet!

Fotot e femrave gjysem te

Fotot e femrave gjysem te zhveshura qe vendosni here pas here nuk kane sh kuptim eshte e vertete, por ama fotot ne vetvete i japin kuptim site-t sepse e çlirojne = pakesojne pak ngarkesen e problemeve tona te perditshme qe trajtohen kaq mire. Une per vete argetohem gjithmone me to. Pra fotot te rrine, edhe ato qe kane lidhje me show-bizz-in, por ju lutem evitoni ato foto te cilat nuk percjellin asnje mesazh tjeter perveçse dalldisjeve holliwood-iane apo 'post-moderne'. Bie fjala, kam pare ne kete site disa foto te Rihanna's... pfff...

Fotot jane OK, me ngjyre roze
Fotot jane OK, me ngjyre roze aq sa duhet.
Pershendetje Z. Nano, meqe

Pershendetje Z. Nano,

meqe doni te beni nje anketim, po marr pjese edhe une. Mua personalisht me duket shume e thjeshte kjo ceshtje. Website-i ka hapesire per shume rubrika. Ju i keni futur te gjitha aty (ose pothuaj te gjitha, mbase ka vend edhe per me shume). Kush deshiron le ta shikoje rubriken e fotove, kush nuk deshiron le te mos e shikoje. Me duket paksa i ekzagjeruar ky "shqetesim" ndaj kesaj rubrike, shkurt muhabeti "shume zhurme per asgje".

Kujt nuk i pelqejne fotot e Rihanes, mos t'i shikoje. Ajo nuk ja ul vleren aspak artikujve te M.Nanos, A.Zaimit, E.Derhemit etj etj.

Gjithe te mirat dhe suksese te metejshme.

Sipas kësaj logjike në këtë

Sipas kësaj logjike në këtë website mund të ketë edhe materiale pornografike; kujt i pëlqejnë mund t'i shikojë, kujt nuk i pëlqejnë mund t'i shmangë! Diskutimi me sa kuptoj unë është: a kanë kuptim fotot në respublica? Sepse në vende tjera sigurish se kanë kuptim. Kujt mashkulli nuk do t'i pëlqente trupi i një top modeljeje! Por Res Publica-s definitivisht nuk i shkojnë fotot!

Une jam Anonimi, nje prej dy

Une jam Anonimi, nje prej dy personave (tjetri ishte Hapi) prej te cileve Muç Nano çeli kete debat.

Muç, te gjithe ne qe ndjekim respublica-n ne web, jemi siç thuhet ne anglisht "web literate" qe do te thote se ne e ndjekim web-in kemba kembes, qe do te thote se ne dime ku te gjejme fote roze nese na ka qejfi t'i gjejme dhe po ashtu edhe artikujt me reflektive kur na e do shpirti te arsyetojme.

Per kete arsye, publikut tend nuk i lypen foto roze, ca me pak kur ato jane te huazuara nga site-e te tjere, te cilet ne, minjte e internetit, i kemi rremihur, shijuar apo mbase perbuzur neper llagemet pa fund te te madhit "rrjet te gjere te botes" (ose si i thone te WWW)

Megjithate, verej me kenaqesi se fotot e sotme jane te nje tjetre cilesi: falemnderit per reflektimin Muç, do vijoj te te ndjek me besnikeri!

Add new comment