Kur poli është në mes

Postuar në 25 Tetor, 2011 17:20
Pëshpëritësi

Në shkrimin e tij me titull "Madhështia e Nënë Terezës përballë asaj të Mr.Ipad/od-it", Gjergji Semani kishte trajtuar sot në Respublica një temë, e cila është mjaft interesante. Veçse, që në krye të saj, pra që në titull, mendova se do e kishte ndërtuar keq, dhe në fakt përmbajtja këtë më konfirmoi.
Mendoj se e ka ndërtuar keq sepse bazohet mbi një krahasim që në vetvete është i çalë, duke u përpjekur të vendosë përballë dy të kundërta që në fakt nuk janë dhe aq të tilla; Jobs dhe Nënë Tereza. Nëse në rastin e të parit shembulli është relativisht i gjetur, përkundrazi, figura e Nënë Terezës është kaq komplekse, saqë të gjithë dualitetin mbi të cilin Semani shtjellon idenë e vetë jo vetëm që nuk e përfaqëson, por pse jo mund edhe ta shpërbëjë.

Çfarë tenton të na ofrojë artikulli, është mospërputhja ndërmjet spiritualizmit/humanizmit me teknologjinë ; njerëzore e para, robotike e dyta, afrimi me natyrën dhe buzëqeshjen dhe empatinë që ofron humanizmi, përballë virtualitetit dhe ftohtësisë dhe obsesionit mbi materialen që ofron teknologjia. Dilema duket se qëndron.

Mirëpo, sikurse në përgjithesi dilemat, këtu vihen përballë pra dy pole të kundërt, të cilët, natyrisht, kanë edhe ithtarët e vetë të palëkundur: ata që e shohin natyrën si shpëtim, përkundrejt atyre që shohin teknologjinë si të vetmen rrugë për t'u zhvilluar e për të pasur mirëqënie. Por po kaq në përgjithësi ( edhe pse padyshim jo gjithmonë ) edhe zgjidhja ka një formulë të njohur, që konsiston në një të mesme e cila t'i kënaqë të dyja palët, dhe që në këtë rast do të shprehej pak a shumë kështu : një zhvillim teknologjik i përmbajtur dhe nën kontroll, që përdoret drejt dhe për qëllime humane.
Të rikthehemi tek Nënë Tereza. Semani, në artikullin e vetë, e sheh atë si mishërim të njërit prej poleve. Unë nuk e di përse ai e mendon kështu, por kjo është kryekëput e gabuar. Imazhi i Nënë Terezës vetëm si një nënoke naive dhe e përvuajtur, e cila vendos kompresa mbi ballin e të sëmurit është në vetvete ai naiv, dhe natyrisht që i rremë përsa kohë i paplotë. Eshtë madje kundërprodhues, pse e pikturon figurën e saj si njëpërmasore, kur është më tepër sesa kaq. Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë njerëz që kujdesen për nevojtarë, por nuk mjafton vetëm kjo që të arrish atë universalitet dhe ndikim që arriti Nënë Tereza. Pikërisht këtu qëndron një përmasë tjetër e saj; me përkushtimin, largpamësinë dhe zgjuarësinë e vetë, ajo arriti që kauzën e saj ta mediatizojë, e për rrjedhojë, t'i japë asaj një peshë shumë më të madhe në ndërgjegjen kolektive, sesa një rast i veçuar humanizmi në botën tonë disamiliardëshe. Madje deri aty arriti angazhimi i saj mediatik, sa sot, në mënyrë cinike dhe të pështirë do të thoja, nëpër internet qarkullojnë përherë e më shumë fraza të tipit: "A ishte Nënë Tereza një shenjtore, apo një produkt mediatik?" Kjo çështje është trajtuar në imtësi nëpër studime, artikuj, ese apo biografi të panumërta rreth figurës së saj, ndaj më duket e habitshme sesi e ka anashkaluar Semani.
Pra, për ta përmbledhur, Nënë Tereza jo vetëm që nuk përfaqëson një pol në këtë dilemë, por përkundrazi, është një prej shembujve më të mirë të kompromisit mes të dyjave ; se si media, që përbëhet përherë e më shumë nga teknologji si shtypshkronja, televizorë, radio, kompjutera dhe kamera, internet dhe servera dhe fibra optike ( për fat të keq ende jo me Ipad në atë kohë, për ta bërë edhe më ironike ), mund të shfrytëzohet për të ndihmuar në përhapjen e vlerave humaniste dhe lartësimin e njeriut.

Në këtë kuptim, e theksoj, trajtimi që i bën Semani më duket i gabuar, sepse, paradoksalisht, e ngre dilemën e vetë mbi një figurë që përndryshe mund të shërbejë si zgjidhje.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

"Peshperites" shume kelthitje ke shprehur me siper , pasi nuk besoj se Gj.Semani , sipas epilogut  " Jam i indinjuar nga indiferentizmi global i treguar ndaj pervjetorit te shpalljes shenjtore te Nene Terezes dhe nga jehona e madhe e vdekjes se Steve Jobs-it disa dite me pare.Dy njerez,dy jete,dy vepra shume larg njera tjetres..."  ka shume te drejte . Sipas  mendimit tim fillese e krahasimit ishte aferia ne date pavaresisht se Jobs-i eshte me i fresket ne "info" nga Nene Tereza.Drejtuesit tane te larte shteterore e pushtetore para se te mbanin ligjerata per perparimet teknologjike te nje pionieri si Jobs-i,me gjithe "mekatet" e tija ne shfrytezimin njerezor ( I keni harruar sa vetvrasje ka patur nga specialistat ne industrine e tij , apo sa te drejta te punonjesve ka shkelur "dinastia" e tij ) duhet te flisnin fillimisht per Nene Terezen , shqiptaren "shpirt njeriu" ,per dashurine dhe perkushtimin e saj kristian ndaj njerezve te abandonuar nga "Jobs-at"...Por edhe mediat , ato qe "te ngrejne e te ulin" , ato qe hapin'' kelysha'' per te na sperkatur me "shurren" e tyre trute tona te thara per pak info , e kaluan fare kollaj ,pasi "lajmi" nuk erdhi nga lart.Produkt i kujtdo qofte Nene Tereza ,ajo ishte njeriu i mire qe i jepte fryme nga e vetja cdo njeriu tjeter te paafte natyror apo nga "industrializmi".Dhe nga keta njerez njerezimi i ka me gishta...Ndersa Jobs-i , njeri novator me nje "ego" te shfrenuar , kapitalist "mizor" solli gjera shume te perparuara ne telekomunikacion,bile mund te marri nje inisiative per t'a propozuar per "Nobel" .

"Dy njerez,dy jete,dy vepra shume larg njera tjetres..."  Kjo eshte shume e sakte . Kontradikta e vetme mes ketyre "dy skajeve" eshte se ne vleresojme me shume vdekjen e nje njeriu te tashem se sa nje pervjetor dhe mbase kjo do t'i jepte nje "epersi" te vogel mediatike Jobs-it ne krahasim me Nene Terezen globalisht , ndersa nacionalisht duhet t'a kishim "bertitur ne piskame" shenjterimin e Nene Terezes , fotografite e te ciles te "nderuarit" tane i mbajne ne korniza te florinjta ne zyra , studio e soxhorno , ndersa Jobs-in e njohen kur i ra semundja e keqe .  Ne duhet te benim tonen ,te tjeret te benin c'donin...Megjithate , Nene Tereza do te kujtohet shume e shume me gjate e me gjere sesa Steve Jobs ...

Submitted by gjergji semani (not verified) on

I nderuar “Pershperites”, nuk kam patur ndonjehere ndermend te bej nje krahasim midis ketyre dy personazheve pasi edhe pse ju perpiqeni te gjeni te perbashketa ndermjet tyre mua perseri me duken shume larg njeri tjetrit. I vura te dy perballe, thjesht per faktin sepse Jobs vdiq pak dite perpara perkujtimit te shenjterimit te Saj dhe beri nje buje te jashtezakonshme mediatike ne krahasim me Te. Nuk do kisha guxuar ti krahasoja ne nje moment tjeter pasi do ja kisha ngritur vlerat Jobs-it shume me teper nga sa meriton. Persa i perket shfrytezimit mediatik per kauzen e Saj e keni trajtuar mjaft mire dhe nuk kam cfare te shtoj por kursesi nuk mund te pranoj perkufizimin tuaj se ishte nje "produkt mediatik". Do doja tju shihja ju se sa kohe do te rezistonit duke asistuar lebrozet, invalidet, te vuajturit….. duke hequr dore nga familja, dhe tju behen ata familje, nga puna dhe tju behet ajo puna e perditshme, nga cdo gje qe keni per zemer, dhe te keni vetem ata ne zemer. Nuk besoj se do rezistonit gjate ashtu si ndoshta dhe une. Nderkohe qe te punonit per “Apple” ndoshta do ta benit me kenaqesine me te madhe gjate gjithe jetes tuaj pa ndonje siklet. E pra “pershperites”, Nene Tereza e beri, dhe mundesoi qe ta bejne edhe te tjere ende sot ate qe ndoshta une, ju dhe Jobsi nuk do ta benim dot... ta kthesh jeten personale ne nje mision per te tjeret dhe jo ne nje mision vetijak nuk besoj se eshte e thjeshte.  Kjo i mban Nene Terezen dhe Jobsin shume larg njeri tjetrit. Nuk e shoh Nene Terezen si nje misherim te polit humanist por nese duhet, ajo e  personifikon mjaft mire kete pol.

E perseris qe nuk jam kunder teknologjise baze dhe te nevojshme por kunder abuzimit teknologjik, tendencave ekstreme qe po tentohet te shkohet dhe rendesise qe po i jepet cdo detaji teknologjik ne jeten e perditshme . Po shkohet deri aty sa po sfidohen ligjet e natyres... klonime, ndotja globale, reaktore berthamore.... pa prekur aspektin shpirteror te cilen e trajtova njehere dhe nuk dua te zgjatem me.

Submitted by Peshperitesi (not verified) on

Gjergji, më vjen keq që nuk e paske kuptuar drejt ndërhyrjen time. Mund të jetë edhe faji im, ndoshta nuk e kam artikuluar mirë mendimin, por, një frazë jotja, më bën të dyshoj seriozisht që problemi qëndron tek mënyra se si ti lexon dhe jo si unë shkruaj.

Thua :

Persa i perket shfrytezimit mediatik per kauzen e Saj e keni trajtuar mjaft mire dhe nuk kam cfare te shtoj por kursesi nuk mund te pranoj perkufizimin tuaj se ishte nje "produkt mediatik".

Tani, unë të sfidoj ty që të ma provosh se ky është përkufizim imi ; përndryshe të ftoj t'a rilexosh edhe një herë me kujdes replikën time dhe të mos jesh i nxituar.

Falemnderit

Submitted by Anonim (not verified) on

O peshperites,

po Semani nuk shkruan qe te ndaje me te tjeret mendimet e tij, shkruan qe thjesht t'u njoftoje te tjereve mendimet e tij, te cilat nuk eshte aspak i predispozuar t'i kaloje neper lupen e dyshimit. Sikunder edhe thote ne komentin e vet, nuk ka ndermend te zgjetet me, sepse nderkohe ne madheshtine e tij i ka thene te tera, dhe ne vdekataret e rendomte nuk ja rrokim dot thellesine e gjeresine e mendimit filozofik, e shpirtit humanitar dhe e perbuzjes intelektuale per te rendomten...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.