Hapni rrugën! Po kalon Kryetarja e Kuvendit!

Postuar në 24 Tetor, 2011 10:07
Mustafa Nano

Para ca ditësh, midis orës 10:00 e 11:00 të paradites, po vija nga Tirana e Re në drejtim të bulevardit, dhe tek Libri Universitar doja të kthehesha djathtas e të merrja për nga Garda e Republikës. Por rrugën ma kish bllokuar një motoçikletë e policisë së qarkullimit rrugor, e vendosur për së gjeri, dhe një polic që urdhëronte të gjitha makinat të ecnin drejt ose majtas. Djathtas jo. Hapa dritaren e krahut të djathtë të makinës dhe kërkova pak konfidencë me policin: “Si është puna? Çfarë ka ndodhur?” Polici ma pranoi konfidencën, por më bëri një shenjë, me anën e së cilës donte të thosh: “S’kam ç’të bëj, nuk është në dorën time, prandaj ecni drejt”.

Mora drejt për nga bulevardi, u ktheva djathtas drejt Korpusit Universitar dhe po vija rrotull për të dalë tek hoteli “Carlsberg”, afër të cilit më duhet të ndaloja. Ngjitur me hotelin është një rrugë që lidh rrugën që kalon para shkollës “Petro Nini” me rrugën që lidh Gardën me Librin Universitar, dhe kalimi me një korsi është njëdrejtimësh, d.m.th mund të kalojnë veç makinat që duan të ikin drejt “Petro Ninit”. Edhe ajo rrugë ish e bllokuar. Nëse doja të futesha në të, nuk do t’më lejonin dy policë që rrinin pranë një makine. U shtyva pak më përpara në kërkim të një vendqëndrimi, pashë dikë që po dilte nga parkimi, ndeza sinjalin e bllokazhit, dhe po prisja disa sekonda të më lirohej vendi. Ndërkohë, ndjeva m’u pranë veshit zhurmën e rëndë të një motoçiklete. Hapa xhamin e dritares së krahut tim, dhe polici që kish shaluar motorin, më tha me ton urdhërues: “Lëviz shpejt”. “Merre shtruar, zotëri! Nuk kam ndërmend të lëviz, pasi do parkoj këtu mbrapa”, i thashë. “Lëviz përpara, të thashë, e sheh që rruga është e bllokuar?”, më tha ai dhe më pa në sy. Hodha sytë mbrapa, prej nga ai priste të vinin sinjale alarmante për të, dhe pashë që po vinte një eskortë shoqëruese. Eskorta po vinte nga rruga e bllokuar, nga ajo pra që lidhte rrugën ku isha unë me rrugën që kalon para shkollës “Petro Nini”. Dhe po vinte në drejtim të kundërt, në dhunim të plotë të ligjit. “Nuk kam ndërmend të lëviz”, përsërita, “duhet të lëvizësh ti, tok me atë që po shoqëron, pasi po bezdisni qytetarët”. Polici i dha gaz motorit dhe iku, por nuk e mora vesh nëse iku ngaqë më mirëkuptoi, apo iku ngaqë s’kish kohë të merrej me mua; në harkun e një a dy sekondave, u dha në të majtën time eskorta, e cila fluturoi në korridorin e hapur të rrugës.

Parkova, dhe pyeta dikë: kush është ky robi me eskortë që sapo kaloi? “Ai robi o Jozefina Topalli”, më erdhi përgjigjja. “Kët avaz bo për dit ajo”. Ja pra si na qenkësh puna! Kryetarja e Kuvendit paska shtëpinë në një nga pallatet e ngritur buzë asaj rrugës njëkalimshme. Dhe kur del nga shtëpia për në zyrë, a për në punët e saj, ajo përton të ndjekë drejtimin e lejuar që e çon në destinacion një a dy minuta më vonë, por bllokon tërë rrugën, dhe ecën në kundërsens. E pse mos ta bëjë? Kush do t’i thotë: mos e bëj? Kush do të protestojë? Por edhe sikur dikush të dalë të protestojë, ajo ka policë e eskortë me vete, të cilët jo vetëm mund të largojnë ndonjë protestues, por edhe mund t’ia hapin rrugën e mund të bllokojnë në funksion të kararit të saj çdo rrugë të mundshme.

Tani, unë e kuptoj, madje edhe jam dakord, që Kryetarja e Kuvendit të ketë një eskortë. Ajo, për shkak të detyrës, mund të jetë e ekspozuar ndaj rreziqeve e kërcënimeve të ndryshme. Është mjedisi i paparashikueshëm shqiptar që më bën të mendoj se do autoritete kanë nevojë për një eskortë. Në vende të tjera, sidozot në Norvegji, Suedi a Danimarkë, autoritetet kanë veç një a dy roje trupi, dhe ecin shpesh mes njerëzve, shkojnë në punë me biçikletë, ndonjëherë dhe me mjete të transportit urban, por hajt po themi se Shqipëria është një vend që fsheh rreziqe për autoritetet (rëndom për shkak të urrejtjes që ekziston për këta të fundit), dhe kështu një eskortë e lehtë është e kuptueshme.

Por po pyes Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, dhe do doja shumë të kisha një përgjigje. E kërkoj një përgjigje si qytetar i këtij vendi, që paguan taksa, me të cilat paguhet edhe Kryetarja e Kuvendit, edhe policët që e shoqërojnë, edhe makinat që e çojnë nga zyra në shtëpi, e anasjelltas. Nuk është e thënë t’më përgjigieni ju vetë, zonja kryetare. Mund të caktoni zëdhënësen t’më japë një përgjigje. Pyetjet pra janë: Pse u dashka që të bllokoni rrugët, zonja kryetare? Pse u dashka të ecni në drejtimin e ndaluar? Në cilin ligj a rregull e bazoni vendimin për të bllokuar rrugët, për të mos respektuar semaforët, e për të ecur në kundërsens?

Mua më duket e rëndë kjo gjë. Ka njerëz që mund të thonë: ç’merresh me çikërrima të tilla! Këtu po bëhen hatara dhe ti shqetësohesh nga bllokimi i një rruge. Jo, s’e pranoj këtë logjikë. Përkundrazi, mendoj se burimi i atyre hatarave qëndron pikërisht tek kjo arrogancë antiligjore e demonstruar nga ana e atyre që janë zgjedhur prej nesh të bëjnë ligje e të kërkojnë zbatimin e ligjeve nga të gjithë. Nga vetja në radhë të parë.

Prandaj, insistoj zonja kryetare të shpjegoheni publikisht për këtë sjellje. E nëse nuk e shihni me vend të më ktheni një përgjigje (unë kam besim se do ta jepni një shpjegim), ju ftoj që t’mos e bëni më këtë që bëni. Është e padrejtë, që ta bëni. Nuk ka asnjë logjikë që ta bëni. Ligji ua ndalon që ta bëni.

Comments

Submitted by Taku (not verified) on

Problemi eshte se ajo nuk e njeh ligjin, ajo njeh vetem lixhin. Lixhi i saje mund te jete i ndryshem nga ligji ne fuqi. Keshtu me mire do te ishte ta pyesnim: "zonja kryetare lixhi juaj a e parashikon te qarkullosh ne rruge ne kundravajtje me ligjin tone". Mbase keshtu mund te marrim nje sqarim te plote.

Submitted by fan noli (not verified) on

Pse lodhesh kot......puna eshte qe po vriten njerez per dite dhe asnje s'do ta dije.

Shqiperia po ben hapa gjigande drejt BE......

Submitted by reforma (not verified) on

...ne fakt ne Shqiperi menyra me e mire per te treguar se sa pushtet ke, eshte pikerisht shkelja sa me flagrante e ligjit....

Njeriu qe mban rradhe, qe respekton rregullat dhe ligjet eshte nje qenie e mjere, e humbur, madje edhe pa dinjitet...Zonja Topalli eshte nje dinjitare e larte, keshtu ne c'menyre ju zoti Nano po i kerkoni asaj te jete si te gjithe qytetaret e tjere? Tek ne pushteti kuptohet vetem si privilegj, si perjashtim, si favor nga ajo qe te siguron e drejta ligjore, keshtu qe si mund te kerkoni nga nje pushtetare kaq e larte te ulet ne nivvelin e qytetarit te thjeshte? Perse po lufton kaq trimerisht Zonja Topalli, mos valle per te dale ne trafik si nje askush?

Submitted by reforma (not verified) on

...ne fakt ne Shqiperi menyra me e mire per te treguar se sa pushtet ke, eshte pikerisht shkelja sa me flagrante e ligjit....

Njeriu qe mban rradhe, qe respekton rregullat dhe ligjet eshte nje qenie e mjere, e humbur, madje edhe pa dinjitet...Zonja Topalli eshte nje dinjitare e larte, keshtu ne c'menyre ju zoti Nano po i kerkoni asaj te jete si te gjithe qytetaret e tjere? Tek ne pushteti kuptohet vetem si privilegj, si perjashtim, si favor nga ajo qe te siguron e drejta ligjore, keshtu qe si mund te kerkoni nga nje pushtetare kaq e larte te ulet ne nivvelin e qytetarit te thjeshte? Perse po lufton kaq trimerisht Zonja Topalli, mos valle per te dale ne trafik si nje askush?

Submitted by Just Noting (not verified) on

Z. Nano,

Perdersia Kryetarja/Folesja nuk mund te ishte duke ecur ne drejtim te gabuar - afermendsh por dhe sic deshmohet dhe nga mbeshtetja policore, atehere mbetet qe ne drejtimin e gabuar te keni qene duke ecur ju. Fakti qe ju vijoni dhe insistoni ne tezen tuaj ju ben vec me teper fajtor.

Ps. Nje njeri kalon prane murit te spitalit psikiatrik e sheh nje pacient qe rri afer dritares me hekura duke lakmuar lirine. Kalimtari e pyet "pse je aty?" - pacienti i burgosur i thote "sepse jam ne pakice"

Submitted by hapi (not verified) on

Mos Z. Nano, se Jozefina të kap për zhelesh; Poshtë e më poshtë po shkojmë.

Jozefinën e mbaj mend në dy raste:

E para, para disa vitesh, kur PD-ja ishte me milje larg pushtetit, në plazhin e Shëngjinit. Jozefina kishte zënë me qera një apartament afër dhomës modeste së familjes sime dhe kalamajtë gajaseshin kur sodisnin Jozefinën e cila qëronte patate në orën 8 të mëngjesit në oborrin e ndërtesës ku kishin ardhur për pushime. Tallja ishte mënyra e tyre për të marrë hak ndaj atyre që dukeshin aq të pakapshëm kur ishin në pushtet.

E dyta, para një viti, në aeroportin e Milanos ose Romës. Kisha 2 orë që prisja bashkë me shumë bashkëkombas avionin e orës 11 të natës. Ishim të gjithë të lodhur dhe po prisnim në radhën e imbarkimit në avion. Ulur po priste dhe ish presidenti Moisiu. Të gjithë kishim sytë nga stjuardesa e cila pas disa çastesh do të fillonte kontrollin e biletave dhe ishim të paduruar të hipnim në autobusët për te avioni.

Papritur, me furi, duke krijuar rrëmujë e bezdi vijnë një grup njerëzish të kryesuar nga një tip "i forti", që bërtet "Shpejt, shpejt! Hajde, futu! Liroje aty!". Pas tij vijnë nja 4-5 vetë, burra e gra  me çanta të mëdha nga dyqanet "Dior" e "Chanel". Në mes kishin futur një grua të veshur "firmato", me syze dielli, por të cilës rrobat i rrinin si thasë. Rrallë kam parë një grua më vulgare.

Në moment kuptova se ishte Jozefina me shpurën e saj. Vrapuan te kontrolli i biletave, duke i dalë para të gjithëve dhe hipën në një makinë të veçantë. Askush nuk kishte as ngenë, as guximin të thoshte një fjalë. Ish presidenti Moisiu bëri sikur nuk pa dhe po fliste me njerëzit e vet.

Sot Jozefina dhe tërë Salikracia mendojnë se nuk do të qërojnë më patate. Do të ishte gjynah që kalamajtë e lagjes mos të shijonin prapë lezetin e të parit Jozefinën duke qëruar patate.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.