Arkiv-Opinion
Vdekja morale dhe kokëfortësia e vlerave
Po të vemë re se ç’gjëje e kujt i besojmë ndër ne, del që nuk i besojmë asgjëje e askujt dhe jetojmë në një vakum moral që nuk sheh apo njeh vlera gjëkundi. Është gjë e rrallë të gjesh në Shqipëri njerëz që sinqerisht t’u besojnë politikanëve, sado lart a poshtë në hierarkinë e grupit, pavarësisht nga partitë së cilave u takojnë këta. Është po aq e rrallë në Shqipëri t’u besohet administruesve qendrorë, njerëzve të pasur, personave që lartësohen papritur në shkallën shoqërore apo institucionale.
Filtrimi i së djathtës
Në një shkrim të botuar në Gazetën Tema në Dhjetor 2010 me titull "Domosdoshmëria për një politikë të re", si konkluzion e kam mbyllur në këtë mënyrë: "Partia Socialiste ka kryer ciklin e saj të rigjenerimit, ajo ka filluar ciklin e zgjerimit të saj. Problemi nuk qëndron te e majta, sepse ajo nuk ka ndryshuar ideologjinë, vetëm e ka reformuar atë. Problemi qëndron tek e djathta që nuk ka bërë riciklimin e saj dhe si pasojë nuk ka shumë hapësirë për t'u reformuar.
Recetë për përjetësinë
E patë sërish, besoj, atë politikanin burrnor shqiptar, i cili, pasi foli në një mbledhje, shkoi në një inaugurim rrugësh, pastaj në inaugurimin e një aparature mjekësore, pastaj të një salle interneti, pastaj foli me rastin e vdekjes së një artisti të shquar humori, pastaj mbi rëndësinë e bashkëjetesës fetare? Gjithkund me një kamera pas vetes, natyrisht! E patë të gjithë, besoj, nga kompjuteri apo televizori? Një shfaqje e përditshme, e pafundme, një invazion i vërtetë imazhesh që nuk lënë cep të jetës së politikanit pa ndriçuar.
Roli i metodave të proporcionalit në sistemin zgjedhor aktual
Transgresiv në mes të transgresionit
Po e filloj me një pohim: Një nga sfidat e mia në Shqipëri është të respektoj rregullat. Po ta dëgjonte ndonjë i huaj këtë pohim, me siguri do thosh: “Sfidë? E ç’ka për sfidë këtu? Rregullat duhen respektuar dhe pikë”. Në fakt, rregullat janë rregulla, e respektimi i tyre as që mund të vihet në diskutim. Mendja ta thotë, se nuk jemi në fushën e zgjedhjeve fakultative; nuk është në dorën tonë të zgjedhim pra, nëse duhet apo nuk duhet t’i respektojmë. Ato duhen respektuar se s’bën dhe tamam kjo, tok me ndonjë gjë tjetër, është në themel të qytetërimit të kohëve të moderne.
Pikat ku raporti shmanget
Raporti i Komisionit Evropian i cili pritej të adresonte problemet qartazi, duket se nuk e bëri një gjë të tillë. Duke fajësuar në përgjithësi klasën politike pa emra dhe iniciale konkrete të partive politike si dhe duke iu shmangur shumë pikave të rëndësishme që sollën dhe rrjedhën e ngjarjeve si 21 janari dhe 8 maji.
Rrëshqitje te korrupsioni
Ngjarjet e 21 janarit nuk lidhen në raport me video-skandalin Meta-Prifti. Dorëheqja e ish-zv.kryeministrit Ilir Meta shprehet se erdhi pas akuzave për korrupsion pa bërë të ditur cilave akuza.
Sa shumë gjëra ka lënë pa thënë Ramiz Alia!
Me Ramiz Alinë kam folur në telefon nja tri a katër herë. Kam dashur ta ftoj në programin Déjà vu. Dukej sikur edhe donte, edhe s’donte të vinte. “Se si është ajo studioja e Déjà vu-së”, më tha në një rast. “Mund ta spërdredhësh gjuhën në studio të tjera, por aty jo dhe aq, pasi je përballë një fotoje, e jo përballë një pyetjeje”. I kërkova të shpjegohej ca më shumë, pasi nuk po e kapja atë që donte t’më thosh. “Po ja, ti do më nxjerrësh foton e Enver Hoxhës, apo jo?” “Besoj se po; do ishte interesante; e nuk do kish kuptim të vinit në Déjà vu e të mos flisnim për Enver Hoxhën”, i thashë.
Teologji apo interesa: Islami shqiptar në sytë e Ambasadës Amerikane
Në Shtator të vitit 2010, teksa sërish gazetat po njoftonin se në Komunitetin Musliman Shqiptar (KMSH) po ndodhnin përplasjet e radhës midis tolerantëve dhe ekstremistëve apo të vjetërve kundra të rinjve kam shkruar në gazetën Shekulli (27.9.2010) një kritikë ndaj mënyrës se si interpretohen problemet e kësaj bashkësie fetare në Shqipëri. Aty kam shkruar: “Problemet e KMSH-së nuk janë, siç pretendohet, rezultat i dallimeve ideologjike të brezave.
VIPomania
Më është bërë zakon kohët e fundit që, para se të shkoj në zyrë, të pi një kafe turke në kafenenë Friends Book House dhe t’u hedh një sy gazetave kryesore të ditës. Nuk jam dakord me ata që, për shkak të alergjisë që kanë krijuar ndaj shtypit, thonë se të gjitha gazetat “janë njësoj”. Jo, disa prej tyre, edhe pse fare pak, janë më të mira se të tjerat.
Betimi i presidentit
Në disa qytete të Kosovës po zhvillohet diskutimi publik për ndryshimet kushtetuese lidhur me nenet e Kushtetutës që kanë të bëjnë me institucionin e Presidentit të Kosovës.
Pa u mbushur 3 vjet të plotë të hyrjes në fuqi të kësaj kushtetute u mor vendimi koncensual se një pjesë e saj duhet të ndryshohet. Ky fakt tregon se sa joserioz ka qenë procesi i kushtetutëbërjes së Kosovës tre vjet më parë.