Recetë për përjetësinë

E patë sërish, besoj, atë politikanin burrnor shqiptar, i cili, pasi foli në një mbledhje, shkoi në një inaugurim rrugësh, pastaj në inaugurimin e një aparature mjekësore, pastaj të një salle interneti, pastaj foli me rastin e vdekjes së një artisti të shquar humori, pastaj mbi rëndësinë e bashkëjetesës fetare? Gjithkund me një kamera pas vetes, natyrisht! E patë të gjithë, besoj, nga kompjuteri apo televizori? Një shfaqje e përditshme, e pafundme, një invazion i vërtetë imazhesh që nuk lënë cep të jetës së politikanit pa ndriçuar.
Ky politikan ka vendosur të mos e çojë kohën dëm, kohën deri në ditën e gjykimit nga i Plotfuqishmi. I ndjekur nga dëshira për të qenë njeriu më i lakmuar mediatikisht në vend, në çdo lëvizje të tij në rrugë, shtëpi, mal a det ai ka një kamera, e cila çdo minutë shkrep nga një foto, të cilën e dërgon menjëherë në televizion apo internet. Mijëra njerëz nëpër largësira anonime qëndrojnë para ekraneve televizive apo kompjuterike dhe shohin nga afër, se si ha, si ecën, si noton, si vrapon, si përkëdhel nipat e mbesat, çfarë librash lexon politikani e kështu me radhë. Shkurt, qindra e mijëra anonimë marrin pjesë në jetën private të politikanit, një jetë, të cilën vetëm me një farë naiviteti, mund ta quash jetë private. Disa admirues, të cilët s’e kanë takuar kurrë më parë politikanin, por e njohin atë prej ekranit më mirë se çdo njeri tjetër, zgjedhin çdo ditë foto të tij; si dëshmi të një devotshmërie të brendshme. Me këto foto ata krijojnë në web-site një altar të politikanit dhe i shërbejnë këtij si një prift online.
Qindra e mijëra vizitorë të fshehtë, që ftohen për një shikim të heshtur, përjetojnë hiçin e çdo dite si një sensacion intim. Politikani mund të ishte bërë milioner po të kërkonte qoftë edhe një qindarkë për çdo klikim që çon në ekzistencën e tij virtuale, e cila eliminon gjithçka që deri tani mund të quhej personalitet. Por aspekti financiar është gjëja e fundit që i intereson atij (vërtet?). Ajo që i intereson realisht është lakmia e pangopur për t´u zbuluar, lakmi që nuk mund të kënaqet kurrë. Ashtu si koprraci që, me gjithë paratë e stivosura nuk ia del kurrë të bëhet dorëlëshuar, edhe ekzibicionisti më i zellshëm, duke i hequr rrobat një nga një, nuk arrin kurrë te përfundimi fatlum se tashmë e ka shfaqur mjaftueshëm lakuriqësinë e tij.
Lakmia e politikanit tonë do të kënaqej sikur jeta e tij të mund të transmetohej jo thjesht përmes fotove, por në mënyrë të plotë, pa ndërprerje. Kjo do ta lumturonte politikanin, sepse në harkun kohor që nderet pambarimisht midis dy shkrepjeve të kamerave, ai është i vdekur. Është i vdekur, sepse koha midis dy shkrepjeve është një kohë e pajetuar për të.
Vetëm duke qenë publikisht i lakmueshëm politikani bie në qetësi. Ashtu si fëmijët që frikësohen kur i lënë vetëm në një dhomë të errët, edhe politikani beson se nuk mund t’i ndodhë asgjë për aq kohë sa qëndron në ekran. Sikur të arrihej të shpikej një kamera që funksionon pa ndërprerje, që regjistron automatikisht një film pafundësisht të gjatë, sikur të ekzistonte pra një Zot, forca e të cilit të ishte pafundësia e të dhënave, shpejtësia e transmetimit dhe prezenca nëpër ekranet e globit, atëherë vdekja nuk do kishte më asnjë shans, sepse vdekja për politikanin tonë nuk vjen kur e thërret i Plotfuqishmi. Vdekja e njëmendtë vjen kur kompjuteri dhe televizori fiken, kamerat largohen nga skena dhe dritat shuhen.
Publikuar në Mapo
Comments
Bukur Bakalli! Sikur te kishe
<p>Bukur Bakalli! Sikur te kishe qene pernjimend psikolog, nuk do mund ta kishe analizuar me mire!</p>
Une e pashe , e kam
<p> Une e pashe , e kam pare dhe e kam vleresuar e votuar...Po Ju z.Bakalli , tani po e shihni ?! A nuk jeni edhe ju nje "luftetar" keshtjellembrojtes i tijj ? A nuk na e sollet edhe ju me te fort e me te kalcifikuar ne realitetin tone "flu" ? A nuk keni ngritur ju kartona atehere kur ne lengonim?...Nuk po ju gjykoj , as po ju ndeshkoj , sepse nuk kam edhe mundesi fizike , sepse njeze vote administroj , por me fal , sera juaj qe i ka sherbyer po me te njejten fryme qe percillni me lart , vecse ne pamjen tjeter te medaljes , ka bere qe si "humus" te ushqeni jetegjatesine e tij qe sot rastesisht ka dhe pervjetor. "Politikani. Ai q s'ka te bej me asgje qe eshte rrjedhoje e rrenjes ''poli" . "Inatin" me te madh nuk e kam me madheshtine e keshtjelles qe mund te krekoset ne maje te nje mali , por me ate qe e projektoi , me ate qe e ndertoi dhe tani na bene thirrje neve , te raskapiturve , per t'a shembur ate , per t'a kthyer ne indentitet . Epo, tani nuk kam takat , pasi u trembem edhe juve qe mund te jeni pas nesh e mund te ngrini nje keshtjelle tjeter , e , mund te therrisni perseri , sepse jeni si me te "lexuar" dhe dini kujt t'i ktheni gjoksin e kujt kurrizin , ndersa une iki pas turmes , pas thirrjes tuaj , pas interesit tuaj , pas dashurise tuaj . Ndac me drita , ndac pa drita , ai politikani , te cilit ju i forcuat dhe i mbathet e vaditet rrenjet , ju i bete lifting , mua do te me fanepset si diten e naten si "Demoni" tek piktura e Vrubelit . Per Demonin s'kam c'them...Per politikanin "tuaj" ma di "lekura"...</p>
Ka nje recete per kete
<p>Ka nje recete per kete semundje;ti prishesh mitingun dhe ate 1 km rruge te shtruar perpara syve.Nuk duam nje km asfalt,por nje njeri te urte qe i qan hallet njerezve.Pastaj,perjetesia eshte nje fabule per ke ka vuajtur ne kete dynja,jo per ke ka sjelle vuajtje!</p>
Add new comment