Sa shumë gjëra ka lënë pa thënë Ramiz Alia!

Postuar në 12 Tetor, 2011 02:32
Mustafa Nano

Me Ramiz Alinë kam folur në telefon nja tri a katër herë. Kam dashur ta ftoj në programin Déjà vu. Dukej sikur edhe donte, edhe s’donte të vinte. “Se si është ajo studioja e Déjà vu-së”, më tha në një rast. “Mund ta spërdredhësh gjuhën në studio të tjera, por aty jo dhe aq, pasi je përballë një fotoje, e jo përballë një pyetjeje”. I kërkova të shpjegohej ca më shumë, pasi nuk po e kapja atë që donte t’më thosh. “Po ja, ti do më nxjerrësh foton e Enver Hoxhës, apo jo?” “Besoj se po; do ishte interesante; e nuk do kish kuptim të vinit në Déjà vu e të mos flisnim për Enver Hoxhën”, i thashë. “Jo, jo, nuk bëhet; ta lëmë për më vonë”, ia bëri aty për aty. Dhe kjo bisedë u përsërit disa herë. E kuptova që ia kish qejfi të vinte, por me kushtin që të fliste për gjëra “jo të forta”. Kuptova gjithashtu që kish fiksimin se pyetjeve mund t’u bëje bisht më shumë e më lehtë se sa fotove. Dhe ai nuk donte që ndokush t’ia hiqte mundësinë për t’i bërë bisht argumentave, temave, diskutimeve, e pyetjeve që atij s’i pëlqenin. Kam përshtypjen se gjithë jetën këtë ka bërë: u ka bërë bisht gjërave, u ka ikur, u është përvjedhur, u ka kaluar tinëz. Të paktën, faqe botës. Në biseda private duhet të ketë qenë ndryshe. Ka qenë ndryshe. Të paktën, kjo është ajo që unë di.

E kam takuar vetëm njëherë në jetën time. Duhet të ketë qenë viti 1999. Kam qenë me Fred Pezën në zyrën e kryeredaktorit të Shekullit, kur ra telefoni. Ishte Ramiz Alia. Foli me Pezën lidhur me diçka që e interesonte, dhe në fund e pyet: More, kush është ky Mustafa Nano, që shkruan aty tek ju? Peza i tha që “po ta kaloj menjëherë, pasi është këtu me mua”. Folëm dhe e lamë të takoheshim. Në  shtëpinë e tij, pranë stadiumit Dinamo. Në katin e dytë a të tretë. Trokita dhe derën ma hapi një grua, që shërbente aty. Por pa vënë këmbë mirë në apartamentin e tij të ngushtë, ai u dha tek një nga dyert e brendshme, që ishte dera e një dhome, ku ai lexonte, shkruante, priste e përcillte. Më ftoi të shkonim atje, tek “studioja” e tij e dominuar nga raftet e një biblioteke. “Mund t’u hedh një sy librave?”, i thashë pa u ulur. Kish libra në gjuhën italiane e shqipe; në mos gaboj, dhe në gjuhën ruse. Tek librat shqip pashë ndonjë titull të Kadaresë e të Agollit, ndërsa librat në gjuhët e tjera ishin një çikë Marks, një çikë Engels, një çikë Lenin. Nuk mbaj mend të kem parë Stalin. Në mënyrë instiktive po kërkoja ngjyrën e kuqe të kopertinës së librave të Enver Hoxhës, por për befasinë time nuk pashë asgjë të tillë. “Nuk po shoh libra të Enver Hoxhës”, i thashë. “Ka bërë libra ai?”, m’u përgjigj me një pyetje, dhe unë gati u gjenda i trysur prej atij mirëbesimi që më dhuroi, e që unë nuk e dija pse e meritoja. “Nuk ka bërë?”, vijova me pyetje. “Ka bërë gjëra më të mira se sa librat”, korrektoi ai opinionin e vet, dhe me këtë i bëri bisht argumentit (dolëm sërish tek tabiati për t’u bërë bisht gjërave).

U ula në një divan pranë ndenjëses së tij, që më shumë i ngjante diçkaje midis karrikes e kolltukut. Ai rrinte në shtëpi ashtu si e mbaja mend në takimet zyrtare e publike, me këmbët të ngjitura e të disiplinuara, që mua më sillnin në mendje mënyrën se si rrinin të ulura përpara eprorëve ato gratë SS me funde të gjelbër, që u shkonin deri tek gjunjtë.

Ishte i veshur me kostum, jelek, kravatë. Këpucët i mbante të mbathura edhe aty. Mund të mendohej që rrinte i veshur ngaqë i vinin njerëz për vizitë, por pak më pas më tha, se “nuk ishin të shumtë vizitorët”. Ishte i vetmuar, dhe nuk kish turp ta tregonte këtë gjë. Madje, mendova se kish qejf ta tregonte këtë gjë; donte që të tjerët ta merrnin vesh se ai ishte i braktisur nga të gjithë. Përpara meje kish qenë dikush, emrin e të cilit nuk është e hijshme ta bëj publik pa lejen e tij (ndoshta s’do t’i pëlqente po të merrej vesh takimi me Alinë; por ndoshta dhe mund t’mos e kish për gjë; kush e di?).

“E di”, më tha Alia, “që ke qenë në Çorovodë dhe që ke themeluar Partinë Demokratike atje.” “E dini? Si? Kur?”, u bëra kureshtar unë, dhe mendja më vajti se mund ta kish marrë këtë informacion qysh nga koha kur ish sekretar i parë i PPSH-së. “E keni ditur qysh atëherë?, e pyeta. “Jo, jo, e kam marrë vesh tani, që ke filluar të shkruash te Shekulli”, më tha, dhe unë nuk pata as ngasjen më të vogël ta vija në dyshim atë që më tha. “Kam marrë vesh dhe që prindërit e tu kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës”, shtoi, dhe mua m’u duk sikur më tha: “Po ti ç’pate? Ti ke qenë i yni?” Dhe zumë të flisnim mbi komunizmin. Nuk ramë dakord për asgjë, dhe m’u duk se ai ish nga ata që mund të fliste me njerëz, që i shihnin krejt ndryshe punët e kësaj bote. Ishte dogmatik deri në ekstrem, por dinte të dëgjonte mendime, që atij mund t’i ngjanin dokrra.

Biseda ish e gjatë, rreth tri orë, dhe unë ndoshta do të gjej një rast tjetër për ta hedhur në letër në detaje, por dy argumenta përbënë thelbin e asaj bisede. Argumenti i parë ish klasa politike, për të cilën ishim njësoj kritikë. “Unë kam një rol në promovimin e udhëheqësve të Partisë Socialiste”, tha ai në përgjigje të një aluzionit tim, që ngrihet mbi besimin e shumë të tjerëve se Ramiz Alia ishte shpikësi i të gjithëve. “Ndërsa me Saliun s’kam pasur lidhje. Unë e çova sipër, në qytetin Studenti, por kryetar të PD-së nuk e zgjodha unë”, dhe këtu rrëfeu atë që duhet ta ketë thënë dhe publikisht: “Më thotë Xhelil Gjoni që në krye të studentëve janë vënë disa djem tropojanë, dhe mes tyre shquhet një Azem, Azem. ‘Cilin kemi nga Tropoja që mund ta dërgojmë sipër?’, e pyeta Xhelilin. ‘Kemi Sali Berishën’, më tha. ‘Ma thirr këtu’, i thashë. “Pas një gjysmë ore ma sollën Saliun në zyrë. ‘Dëgjo Sali’, i thashë, ‘atje sipër janë ca tropojanë, të cilët duhen qetësuar. Do shkosh atje menjëherë’. ‘Si urdhëron’, më tha, dhe iku. S’e pashë më. Veç kur mora vesh se po merrte komandën e gjërave në partinë demokratike. Kjo ka qenë historia’”, përfundoi  ai sqarimin e vet.

Argumenti tjetër ish Enver Hoxha, për të cilin folëm gjatë. “Ç’do të ndodhte në dhjetor të vitit 1990 sikur të ish gjallë Enver Hoxha?”, i bëra unë pyetjen që do donte t’ia bënte çdokush. “S’do ndodhte asgjë”, ishte përgjigja e parë e atypëratyshme. Më pas bëri një arsyetim më të thelluar, e tha: “Tre do ishin mundësitë. E para ish ajo që sapo thashë, dmth  që s’do ndodhte asgjë. Nuk do çoheshin studentët. E dyta mund të duket e pabesueshme për ju që Enverin e shihnit si të çmendur, por ai nuk ish i çmendur. Ai ish gjëja më racionale që unë kam njohur. U rëndua pak vitin e fundit, por kjo ishte periudha që s’ish as aktiv.” “Cila është mundësia e dytë”, kërkova unë ta rikthej tek ajo pjesë e arsyetimit, që po më interesonte veçantërisht. “E dyta është që Enveri mund t’u paraprinte ndryshimeve. Ai mund ta ndjente erën e ndryshimeve që po frynte në Europë, e mund të fillonte të ndryshonte përpara se të binte Muri i Berlinit e përpara se ta bënin të tjerët. Ai kish, në ndryshim nga unë, dhe autoritetin ta bënte këtë gjë. Dhe së treti, sikur të mos ndodhte as e para e as e dyta, dmth sikur Enverit t’mos i kish vajtur mendja të bënte ndryshime e sikur studentët të ngriheshin, atëherë do të shkonte gjaku deri në gju.” Ai i shihte të trija këto mundësi, por më shumë besonte të parën. Unë besoja më shumë të tretën.

Më ka mbetur në mendje që nuk fliste keq për askënd. Kur binte fjala për politikanët shqiptarë thosh thjesht “Saliu”, Fatosi”, Rexhepi”, etj, por nuk shtyhej në konsiderata personale, e aq më pak, në etiketime. Më ka mbetur në mendje, gjithashtu, që kur i ngjante se po zbrazej ca si shumë përballë një gazetari, s’harronte të kërkonte që biseda të mbetej konfidenciale. Kushedi sa gjëra ka patur për të thënë, e nuk ka mundur t’i thotë. Për mua ka qenë për të qarë hallin. Nuk ka më keq se sa një njeri  që është i dënuar ta mbajë gojën kyçur. Megjithëse, të them të drejtën, nuk arrija ta kuptoja deri në fund, pse ish i dënuar të mos fliste. Ndoshta ngaqë i bëhej se të vërtetat që donte t’i bërtiste ishin në kontrast të fortë me mënyrën se si e kish harxhuar jetën, e në rrethana të tilla, njeriu bën vaki që ka prirjen natyrale të vihet në mbrojtje të jetës së vet, e jo në mbrojtje të së vërtetës? Ndoshta.

Comments

Submitted by fan noli (not verified) on

Pak rendesi ka tani se sa la pa thene, por eshte nje gje qe Ramiz Alia i perket asaj Shkolle qe Italianet Do Ta Quanin "Furberia"  i  se njejtes shkolle ne te cilen bejne pjese "Andreoti, Cossiga, Ciampi, apo Scalfaro"  apo edhe Shefat  e Cosa Nostras si : " Provenzano apo Karlo Gambino ". Jane njerez qe rrine ne hije dhe u pelqen me shume ky lloj Pushteti duke i bere te tjeret te heshtin nepermjet"Dosjeve apo Letrave te Ndryshme" .I te njejtes shkolle ka qene edhe "Themeluesi " i Revolucionit Francez "Zhozef Fushe"  Jeta e te cilit pershkruhet shume mire nga Cvajg.Kurse tani ne Shqiperi te ketij niveli kane mbetur pak ose aspak si Kadare, Nano apo Godo........

Submitted by luan (not verified) on

Gjithashtu edhe shume gjera jane lene pa thene per Ramiz Aline.Ajo qe mund te thuhet me siguri per Ramiz Aline eshte se ai kurre nuk kerkoi ndjese apo u pendua per ate qe beri regjimi me represiv i njerezimit dhe per ato qe beri vete ai.Edhe ne ate raste kur pohonte, thoshte se jane bere "edhe gabime",sikur keto te ishin aksidente qe mund te jete plagosur ndokush, e jo qe ka pasur vije partie me te cilen u pushkatuan,masakruan,terrorizuan,varferuan e poshteruan mijera njerez,bile gjithe populli shqiptar.Kjo nuk i duhet falur R.A.E kam thene diku tjeter.Milovan Gjilasi ka qene shume me komunist se R.A. Enver Hoxha apo edhe vete TITO, megjithate kerkoi ndjese se besoi dhe veproi ne nje ideologji mizore dhe vrastare qe u provua si e tille.E ne fund te fundit ku krahasohet komunizmi jugosllav me ate shqiptar, bile druaj te them se ka pasur komunizem ne Jugosllavi me c'ka provuam ne Shqiperi.R.A.lindi, u edukua,u gatua ,veproi dhe vdiq si KOMUNIST I BETUAR!Kjo nuk i falet.Te tjerat jane pallavra,c'ka thuhen per te, se gjoja ishte i kadifenjte, i pambukte apo i purpurt.Ai thjeshte ishte mizor dhe i pandreqshem.

Submitted by raimondi (not verified) on

Zoti Nano ke bere gabim qe nuk ja ke dhene mundesine te fliste ne Deja vu edhe pa e prekur fare Enverin ne bisede--

-----Duke e pare qe atij i pelqente te fliste te atje me ty ,duhej te ishte treguar Gentleman.......... dhe ta kishe lejuar te vinte e te fliste ne Deja vu,  sipas kushteve qe kerkonte Ramizi

---Ishte i moshuar dhe ne pozicion te veshtire , si dhe ai keto 20 vjet kishte kaluar nje jete te veshtire. Ndaj  per keto  arsye ta kishe bere nje  leshim  ne ndergjegjen tende ......

Ramizi ishte politikan klasi .-Ne fakt ai ishte i vetmi politikan i vertete  ne Shqiperi keto 20 vjet

Edhe tek ajo qe thoni ju se Ramizi nuk shante kurre asnje nga lideret politike te Shqiperise , edhe aty  tregon qe ka qene tamam Politikan Modern .--Me vet-permajtje --Kjo eshte karakteristike e  te gjithe politikaneve moderne sot

---Ndersa keta qe kemi ne sot ne Shqiperi , shajne si halabake rugesh , neri tjetrin dhe dergojne nje mesazh shume te felliqur per njerezit e thjeshte

---------Ato qe nuk ka thene Ramizi , nuk i ka thene sepse ai nuk ka dashur te behej nje Burre pa taban -

Ai ishte burre nga ata te vjetrit,  me ideale dhe me bese  . Dhe kur jepet besa , ajo nuk thyhet -Kjo ka qene arsyeja qe ai nuk fliste me shume...

Submitted by backa (not verified) on

z.Muçi,eshte vone,por po te bej nje provokim te embel:Sikur te imagjinojme Berishen ne shtepi,te vetem dhe ju te shkoni ta takoni.Imagjinoj qe ai s'e di kush jeni,as kur keni lindur,as kur keni bere shurren pas murit te shkolles fillore;me nje fjale asgje.Te rrini 3 ore me te...Vazhdimin po ia le fantazise tuaj!Naten!

Submitted by Anonim (not verified) on

Duhet lexuar shkrimi i Lubonjes per kete ceshtje sot ne Panorama (14/10/11) dhe cfare te ben pershtypje eshte fiksimi i tij ne disa teori tashme te zhvleresuara qe perpiqen te interpretojne ceshtjet shoqerore dhe figurat politike ne terma te psikoanalizes freudiane/ jungiane apo pasuesve te tyre.Per fat te keq Lubonja eshte amator persa i perket psikanalizes dhe behet qesharak me obsesionet e tij lidhur me keto ide fikse. Per me teper nuk ka asgje origjinale dhe te re ne ato qe ai flet ketu per simboliken "atvrasese" - shume nga keto ide jane tashme arakaike dhe folklorike. Lidhur me anen e psikanalizes Lubonja nuk do te kuptoje se thelbi i saj eshte clirimi i "neurozave" qe vjen nepermejt rritjes se vetedijes, kuptimit te ketyre konflikteve te brendshme dhe pranimit te tyre si baze e "neurosis". Duket qe Lubonja e koncepton se keto konflikte tecoshiences/subkoshiences duhen zgjidhur allashqiptarce me pushke e me perdhune (apo me distancim nga ATI i gjithefuqishem sic mund te thoshe vete lubonja). Duket se ai nuk e ka ate aftesi qe te kuptoje "neurozat" dhe obsesionet  tij pasi po ta kishte bere kete gje do te ishte ne gjendje sot te fliste dhe shkruante pa mllef e urrejtje (edhe pa komplekse). Shpesh ja veln qe figura politke apo publike  si ALia te shihen thjesht si figura njerezore me te mirat e me te keqiat qe ata kane treguar ne kontekst te rrethanave, ideologjive dhe kohes qe ata kane jetuar/qverisur.  Kjo nuk e ben Ramiz Aline as me te mire apo me te keq sec perpiqen te na e paraqesin sot individe qe duket se nuk kane inteligjencen apo staturen e duhur per tu dhene mend shqiptareve por qe  mesa duket kane hapesiren qe krijon boshlleku profesional/intelektual dhe renimi i vlerave reale ne vendin AME.

Submitted by Anonim (not verified) on

Jam dakort me Nanon lidhur me vetepermbajtjen e tepruar dhe dogmatizmin tipik te Alise deri ne fund. Duket ne ato qe thote Nano per pershtypjen qe ka nga takimi me Ramizin se ai ka qene ndoshta i vetmi zyrtar i larte i atij sistemi, BUROKRAT par-excellence qe i gjen normalisht ne poste "high senior" te sherbimit civil anglez.. Duket qarte  qe ai  nuk ka pasur kurre guximin, brumin  apo ambicien per tu bere lider i mahd apo i vertete dhe nuk u ngrit kurre ne ate nivel. Por duket qe ka pasur zgjuaresine per te bere nje karriere te sukseshme e te shpetoje koken ne nje regjim gjakatar dhe psikotik/te paparashikueshem, dhe kjo padyshim kerkon mjaft aftesi si edhe mjaft FAT.

Nga ana tjeter ishte fat per ne studentet ne dhjetor -shkurt 90/91 qe perballe kishim nje individ te tille me racional qe qofte  me pavendosmerine e tij klasike, dhe me mugesen e impulsivitetit, te arrogances,  agresivitetit dhe  prirjes vete-shkaterruese qe ka karakterizuar pothuaj te gjithe "lideret " shqiptar (pershire kete ZYmbylin qe na ka rene per hise keto 20 vjet), arriti te kuptoj rrolin e tij historik ne shmangjen e masakres dhe terheqjen e tij graduale ne harrese. Padyshim shume nga ato qe rrodhen me pas dhe qe vazhdopjne per fat te keq edhe sot me te drejte apo jo mund ti vishen Ramiz Alise, por ne fakt flasin shume me teper per nivelin ende primitiv  te shoqerise shqiptare qe nuk ka arritur ende te krijoje mekanizma, organizma dhe vetedije per te pastruar vetveten nga e keqja, e shemtuara, e ndyra e peshtira. Sa per Ramizin une mendoj se ai si prodhim i nje ideologji dhe nje kohe tashme te harruar (ne disa aspekte) nuk ishte ne gjendje te paraqiste ne vitet e fundit te tij pikerisht anen njerezore  dhe  te reflektonte ne menyre te sinqerte ne demet qe pushteti i tij i shkaktoi shqiptareve ne shume aspekte dhe te sqaronte rolin e tij te vertet ne te gjithe keto etapa (qe nga lufta N/C, 45 vitet e regjimit komunist dhe keto 20 vite ku ai ka qene me teper spektator dhe i burgosur pa te drejte per ...vite). Ai nuk e beri kete dhe mevjen nder mend intevista e Nixon lidhur me skandalin e Wtergate - ku shumekush ka pare sesi Nixon pranon te papranueshmen dhe sesi kjo eshte paraqitur si triumfi gazetarise investigative. Per mua tej tegjithe manipulimeve dhe lojrave/strategjive te te dy paleve ne ket einterviste ajo qe duket qarte dhe eshte bere me qellim nga Nixon eshte pikerisht paraqitja e tij si nje qenie njerezore qe eshte ne gjendje te reflektoje dhe duke bere kete shumcia e njerezve do te jene ne gjendje te kuptojne gabimet. difektet njerezore qofte edhe krimet e tyre..

Submitted by reforma (not verified) on

E tmerrshme qe ky njeri e denoi veten me memeceri! Kishte vetem nje menyre qe ai te hakmerrej me fatin e keq te jetes se tij, dhe te fitonte nje vlere historike si personazh: te fliste!

Nuk veproi dhe pastaj nuk pat as guximin te fliste! Ne fund fare kjo eshte arsyeja perse ai vdiq ne menyre natyrale dhe jo si te tjeret qe u pushkatuan ose vdiqen burgjeve! Ai kishte lindur per te vdekur si njeri i rendomte!

Submitted by Anonim (not verified) on

Sjam dakort me komentin tuaj pasi me teper se memec Ramizi duket se ka zgjedhur qe te mos thote gjithe te verteten si dhe te pranoje pergjegjesine e tij per ato qe Kane ndodhur. Keshtu ai ja le te tjereve te nxjerrin cfaredolloj konkluzioni per te si dhe ne menyre naive ka besuar se historia do te jete "kind" me te. Une nuk e kuptoj nga ana tjeter urrejtjen dhe mungesen e respektit per te vdekurin qe Kane shume komentues. Kjo mund te bej sens tek individ apo familjare qe Jane prekur direkt nga regjimi I kaluar, por edhe ne ate rast shumekush duhet te dije tashme se Cili ka qene roli I Ramizit ne krimet e regjimit. Ai nuk ishte ne gjendje te na jepte detaje per personin/njeriun Ramiz Alia dhe kjo eshte dicka qe nuk besoj se do te ndihmoj ne vleresimin e tij pozitiv apo neutral nga historia ne 100+ vite.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.