Kosova është Palestina jonë.

Postuar në 23 Nëntor, 2011 02:25
Armir Taraj

"Kosovo është Jeruzalemi ynë" është motoja e nacionalistëve serbë. Por jo vetëm e tyre. Miti i Kosovës si djepi i civilizimit serb është një histori që mesa duket u mësohet fëmijëve serbë qysh të vegjël dhe askush në shoqërinë serbe nuk guxon ta kundërshtojë këtë kushtrim. Kjo ra në sy kohët e fundit kur nacionalistët Serbë iu vërsulën Miss Serbisë pse ajo guxoi të dilte në foto me Miss Kosovën. "Kjo fotografi është bërë gjatë pauzës mes dy xhirimeve", u shfajësua bukuroshja serbe Anja Sernoviç. “Kur do të flas zyrtarisht, unë do të them se Kosova është Serbi dhe Jerusalemi serb”, shtoi ajo me krenari. Po ashtu kampioni botëror serb i tenisit, Novak Gjokoviç, raportohet se ka dhuruar mijëra dollarë për manastiret serbe dhe strukturat paralele në veri të Kosovës.
Që serbët kanë një mit kombëtar dhe që e reklamojnë fuqishëm dhe në gjuhën angleze në internet, kjo nuk është çudi. Por çudia është tek paaftësia e dukshme e intelektualëve, politikanëve, e gazetarëve shqiptarë për ta kundërshtuar po aq fuqishëm këtë mit, sidomos në burimet anglisht folëse. Mjafton të bësh kërkim  fjalën "Kosovo" në Google dhe do shohësh menjëherë sa material propagandistik kanë botuar serbët në mbështetje të narrativës së tyre historike mbi Kosovën. Materialet që prezantojnë pikëpamjen korrekte historike, atë shqiptare në këtë rast, janë fare të pakta dhe të dobëta. Po ashtu YouTube është i tejmbushur me video propagandistike serbe e ruse që i paraqesin shqiptarët e UÇK-së si mafiozë, kriminelë, e djegës manastiresh serbe. Ku janë mediat shqiptare në anglisht?
Duke parë këtë prezantim mjeran historik të Shqiptarëve në internet, nuk është çudi kur lexon artikuj si "Why Kosovo but not Palestine" nga Dr. Zoltan Grossman i Evergreen State College në Washington të Amerikës, i botuar fillimisht tek Counterpunch e më pas dhe tek Al Jazeera. Artikulli në fjalë shtron një pyetje mëse të vlefshme: Pse Amerika mbështeti pavarësinë e Kosovës por kundërshton edhe hapa modestë të Palestinës drejt shtetnjohjes, si kërkesa e fundit e saj në OKB?
Artikulli ama përmban një sërë gabimesh faktike rreth Kosovës dhe paraqet një panoramë krejtësisht pro-Serbe, paçka se edhe pro-Palestineze. Ndër të tjera Grossman shkruan: “Serbët e shikojnë Kosovën si djepin e identitetit të tyre kombëtar, ku perandoria osmane i mundi ata më 1389. Kosova ruajti një shumicë serbe me shekuj, por në fund të viteve 1800 u bë qendra e rilindjes kombëtare shqiptare, dhe më pas fitoi një shumicë shqiptare.”
Dhe më tej: “Lufta civile midis forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës filloi më 1998, dhe mëse 2000 veta u vranë në luftime. Luftëtarët e UÇKsë shënjestruan civilë serbë në provincë, si dhe shqiptarë të moderuar të Kosovës, dhe forcat serbe shënjestruan civilët shqiptarë. Në Shkurt të 1999, Presidenti Klinton udhëhoqi NATO-n në një fushatë bombardimi ndaj Serbisë, duke i dhënë shkas planit të Millosheviçit për “spastrimin etnik” (ose largimin me forcë) të shumicës shqiptare të Kosovës, fushatë e cila filloi pasi bombat nisën të bien.
Ndërkohë që e vërteta historike është në anën e Shqiptarëve, pse heshtin historianët shqiptarë? Ku janë akademikët e shkrimtarët anglisht folës? Pse hapësira anglisht folëse e internetit vazhdon të jetë e mbushur plot e përplot me propagandë serbe?
Të jemi të qartë, Jeruzalemi, apo Palestina, nuk ka asnjë ngjashmëri me Serbinë. Palestina nuk ka pushtuar territoret e fqinjëve e as nuk ka spastruar etnikisht  kërrkënd. Përkundrazi, Palestina, po ashtu si Kosova, është viktimë e pushtimit ushtarak, copëtimit territorial, spastrimit etnik dhe mohimit shumëvjeçar të së drejtës për vetëvendosje. E vetmja menyrë se si Serbia mund të pretendojë të thotë se "Kosova është Jeruzalemi ynë" është sipas kuptimit anti-historik dhe mohues ndaj tjetrit që përdor Izraeli kur thotë se "Jeruzalemi është kryeqyteti ynë i përjetshëm dhe i pandashëm".
Izraeli dhe Serbia ishin shtete të përkëdhelura të Fuqive të Mëdha që përfituan në botën që pasoi shembjen e Perandorisë Osmane në injorim të vullnetit dhe aspiratave të popujve që jetonin aty ku serbët dhe izraelitët pretendonin se ishin qendrat e tyre civilizuese. Ka ardhur koha t'i themi botës qartë e kthjellët: Kosova nuk është Jeruzalemi Serb. Dhe nëse do e çonim diskursin në të njëjtin nivel të patriotizmit romantik si serbët, atëherë do na duhej të thoshim: Kosova është toka jonë e shenjtë, është atdheu ynë shekullor, është Palestina jonë heroike dhe më së fundmi e lirë.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Pakicat serbe te ardhuna dhe me banim te perhershem ne Kosove duhen trajtohen njilloj si pakicat turke te ardhuna dhe me banim te perhershem ne Kosove. Ky asht patimi i te Drejtave te Njeriut. Adhtu siç kerkojme te respektohen te drejtat tona, po ashtu duhet te respektojme te drtejtat e te tjerve. LIGJI ASHT I BARABART PER TE GJITHE.

Ne qofte se kosovart shqip-folsa e quejne vehten vllezer me turqit (siç kan ba BOTNISHT autoritetet e Kosoves kryeministri Hashim Thaçi dhe kryemyftiu Naim Terrnava), atehere logjikisht del ne menyre te pakundershtueshme se serbet qenkan banoret vendas legjitim ne Kosove dhe se keto "shqiptare"/turq jan ardhacake.

Prandej kosovart duhet ta percaktojne se çka jane: shqiptar apo turq.

Submitted by xhimi (not verified) on

Ke te drejte Paul!Shpesh here bejme ate qe nuk duam te na bejme te tjeret.Ketu humbasim te drejten dhe zhgaravitemi pas aventuriereve dhe pas "fitoreve" ardhur me ndihmen e te tjereve.Rasti me tipik eshte fenomeni  "Spahiu" i cili shfrytezohet nga konstantet e "thellesise strategjike" turke ne Ballkan, nga socilistet qe luftojne epersine dipllomatike te Berishes me gerthitjet dhe banderolat, nga Berisha qe shikon  nje pinjoll te dale nga shpergenjte e nomenklatures,per te treguar se vete nuk eshte aspak "nacionalist", nga kosovaret qe kujtojne se jane qendra e botes, dhe nga ithtaret qe kerkojne te marrin dicka nga copat e flamujve dhe banderolave.Ne kete katrahure marmendese kane rene viktime mijra shqiptare te thjeshte qe nuk dine nga kane ardhe e ku po shkojne.Qe kame mesuar vetem historine pro e pas-turke.Nuk dine asgje per historine pas Teutes, gjithe kohen mijevjecare bizantine shqiptare.E gjithe kjo periudhe eshte vene ne film te zi nga historianet me mbiemra per fat te keq islamike.Nje vella ketu, nje vella atje ku jane vellezerit e vertete te popullit shqiptar!

Submitted by arnaut (not verified) on

Paulini gjermanini, si gjithmone rrapa perzdapa i dashur...

Submitted by po sikur (not verified) on

ku jane ''rishikuesit'' e historise?apo ne serbi mungojne?le tu japim borxh ne per disa kohe lubonjen ,fevziun,velon e disa globalo-planetariste te tjere dhe zgjidhet problemi.edhe tedesku propaganden serbe ben, me apo pa dashje sepse duke identifikuar shqiptaret muslimane me turqit per analogji edhe katoliket i bie te jene venedikas! e cfare bejne serbet me shume?

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Tedeschini nuk ban as propagande serbe, as turke, as greke dhe as nji lloj propagande. Un nuk merrem me opinione apo me propagande. Argumenta te tilla "Propagande keshtu, apo propagande ashtu" bajshin komunistat dhe sot bajne ato qe nuk njohin metoda te tjera veç te komunistave. Kush nuk ka argumenta nuk merret me analiza logjike te fakteve konkrete, por merret me opinione te pabazuame.

Un merrem me fakte. Asht fakt se "autoritetet e Kosoves kryeministri Hashim Thaçi dhe kryemyftiu Naim Terrnava kan deklarue botnishte se jane vllezer me turqit".

Per nje njeri qe ka sadopak gjykim te shndoshte del se Hashim Thaçi dhe Naim Ternava, jane ardhacake, te cilet per ma teper jane dy drejtues, njeni i qeverise se Kosoves dhe tjetri i komunitetit musliman te Kosoves. Pikrisht kete gje pretendojne serbet.

Prandej del logjikisht se propagande serbe bajne Hashim Thaçi dhe Naim Ternava. Drejtojuni atyne e jo mue per keto deklarata publike proserbe te tyne.

Submitted by barakuda (not verified) on

O tedeskini me vjen keq per injorancen tate.Kur vjen puna per shqiptari ajo e ka pas dhe do ta kete vendin gjithmone ne kosove.(aty ku u be edhe lidhja e prizerenit qe hudhi themelet per pavaresi prej turqve e te tjereve perreth)Sa per serbet ata u lodhen se genjyeri boten dhe tashi kane filluar te kthehen ne origjine te tyre(lexo kerkesen e tyre per tu bere RUS.)E di se ty dhe ca te tjere ve ju djeg shume se 2 milion shqiptaret  kosovare jane muslimane,jane luana qe si kane lene mbeturinat plehna te ruseve te ndotin bregdetin shqiptar ,qe ata  dhe ju ,e shofin ne enderr nate per nate.Dhe meqe kosova eshte kosove akoma dhe akoma do te jete derisa te thote zoti i madhnueshem,ju vazhdoni enderroni se ju ben mire per te fshehur injorancen dhe qyqarllekun para vetes kur shiheni ne pasqyren e shpise suj.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ti "barakuda emen i paemen" a je turk a musliman? Ha,ha,ha.

Submitted by arta (not verified) on

Nje qasje shume interesante dhe e drejte per ceshtjen palestineze. Shkrimet te llojit te tille nuk mund ti gjesh ne mediat tona. Me kujtohet nje kolumnist nga Kosova, Mufail Limani kur i kerkonte shtetit kosovar te radhetitet ne anen e Izraelit, derisa ai po bombardonte Gazen ne vitin 2008 ku i vrau mbi 1500 palestineze dhe me pas keto krime izraelite u njohen edhe nga OKB. Mufaili ne shkrimin e tij tho0shte se palestinezet nuk jane miqte tane e ndersa izraelitet po. dmth ai deshironte qe Kosova te rreshtohet ne anen e Izraelit agresor. Ky mentalitet dominon ne shumicen e opinionisteve shqiptare. Per fat te keq.

Submitted by Artan Muderizi (not verified) on

Per mendimin tim, Izraeli eshte sjelle ne  Lindjen e Mesme sic eshte sjelle Serbia ne Ballkan.

Pra Izraeli eshte Serbia e Lindjes se Mesme.

Lobi cifut eshte mjaft influent ne finance, media dhe ne politiken amerikane ndaj SHBA anon nga perkrahja e Izraelit.

Nqs se do te imagjinonim qe lobi serb do te ishte po kaq influent ne politiken amerikane sa eshte ai izraelit, dhe nqs rivaliteti SHBA- Rusi nuk do te kishte ekzistuar, padyshim qe Kosova do te kishte marre fund qe pas Luftes se Dyte Boterore dhe popullsia e saj shqiptare do te ishte spastruar ashtu sic ndodhi me 12 milione gjermane etnike, me hungarezet e Vojvodines dhe me popullatat e Kaukazit qe u shperngulen nga vatrat e tyre se u konsideruan bashkepunetore te nazizmit.

Te rrime shtrember por te flasim drejt:

Shqiperise i takon te perkrahe ceshtjen palestineze ashtu sic me te drejte i takon dhe Kosoves te jete e pavaruar. Por realisht pavaresia e Palestines nuk mund te vije permes aprovimit te Sionisteve.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

"Te gjithe jemi te infektuar nga miopia dhe shpesh i shikojme gjerat vetem nga nje kend veshtrimi,pa marre ne konsiderate edhe te tjerat.

Ekziston nje gur krahasimi per te gjetur te verteten,per te dalluar opinionin nga e verteta,genjeshtren nga e verteta,dhe ky gur eshte arsyeja.

Ne qofte se nuk e perdorim kete gur,arsyen,ose ky gur  eshte demtuar nga paragjykimet,ose jemi te mbushur plot nga krenaria qe na ka verbuar dhe e ka mbyllur shpirtin tone." John Locke, 1640

Jo me kot i permenda fjalet e nje filozofi anglez,vend ,i cili si gjithe vendet e tjera, e ka kaluar krizen e identitetit dhe te dinjitetit.

Trualli ,ne te cilin jeton populli i cili flet gjuhen shqip,nuk u identifikua me fjalen "komb",sepse ky popull,drejtuesit e tij,armiqte e tij,ata qe e kufizonin,nuk e lejuan te merrte trenin qe kishin marre popujte e tjere per formimin e shteteve te tyre.

Faktoret jane te shumte dhe ne nuk do te ndalemi t'i analizojme te gjithe,por do te japim disa fakte "skandaloze" qe kane te bejne me mentalitetin e popullit tone.

Kosova. 2.200.000 banore (2.024.000 shqiptare) Vendi i mellenjave.

Nje truall qe pranon per veten e tij emrin qe i ka vene armiku i tij i perjetshem.

1455-1912 Vilajet i Kosoves,nene Turqine.

1913-1941 Nen mbreterine e Jugosllavise.   (Serbi,Kroaci,Mal i Zi,Slloveni)

Te cilet me 1919 moren kontrollin e Kosoves dhe Metohise.

Me 1920-1940 bene pastrimin etnik 50%.

1941 Pushtimi Italo-Gjerman:Veriun e Kosoves Gjermania( Serbia)

Jugun e Kosoves Italia (Shqiperia)

1944 Partizanet komuniste te udhehequr nga Fadil Hoxha e çliruan Kosoven

dhe ajo u be province e Jugosllavise.(Autonome)

2 Korrik 1990 Ibrahim Rugova shpall pamvaresine e Kosoves ,e cila

realizohet me 17/02/2008 dhe njihet nga Sh.B.A,Franca,Gjermania,Italia.Nuk njihet nga Rusia,Kina,Spanja dhe Greqia,si dhe nga vendet Arabe,kuptohet edhe nga Serbia etj.

Maqedonia,1.000.000 shqiptare.( 25% e popullsise)

1455-1912 Nen Turqine

1912-1941 Nen mbreterine Jugoslllave (Kroacia,Serbia,Sllovenia,Mali i Zi)

1941-1944 Pushtimi Italo-Gjerman dhe u nda ndermjet Shqiperise dhe Bullgarise.

1945          Republike e  Republikes  Jugasllave.

1990          Republika e ish Maqedonise. Ne vitin 2001 kemi perpjekje te shqiptare

ve per shkeputje nga Maqedonia,por pa rezultat.

Mali i Zi     83.000 shqiptare ( 14% e popullsise)

1945    Nen Republiken Jugosllave

2006     Republike me vehte.

Republike e cila ka 253.000 malazese,183.000 serb,83.000 shqiptare,

48.000 boshnjak,25.000 muslimane(turq),7.000 kroat,3.000 rome.

[COLOR="Red"]"Cdo popull ka te drejten per t'u afirmuar si komb."[/COLOR]

Deklarata e te drejtave kollektive te popujve (Conseu-Barcelona,27/05/1990

Cfare duhet te beje nje popull per t'u afirmuar si komb?

Kur nje popull ka vetedijen e perbashket,ndjenjen e nje identiteti te perbashket,ndjenjen e solidaritetit qe i bashkon mund te behet nje komb.

Nje komb piqet ne kohe,kur :

- " NE" behet nje ndjenje e thelle

-  Kur ka paqe e rend brenda tij

-  Kur ka simbole e mite te perbashketa

-  Garanci mbrojtjeje

-  Siguri ekzistence.

Kombi tregon personat,vendi tregon territorin,shteti tregon institucionet

administrative.

Kombet u formuan ne mesjete,shteti jep nje rol te madh ne formimn e kombit,politika sovrane luan nje rol ne unifikimin e kombit.

Deshironi te dini me shume per formimin e kombeve dhe shteteve,deshironi te kuptoni rolin e shteteve te medhaja ne formimin e kombeve ?

Lexoni historine e formimit te shteteve dhe kombeve ne Lindjen e Mesme :Libani,Siria,Jordania,Israeli dhe te atij populli refugjate, qe J.Arafati i quan : "Indianet e Amerikes ne Lindjen e Mesme.",   palestinezet,te cilet akoma nuk e kane formuar shtetin e tyre.

Keshille qe i duhet dhene dhe politikaneve tane ne te dy shtetet :Shqiperi dhe Kosove.

Ka te drejte Paul Tedeschini.

Kuptojeni frazen e tij : Vellezerit turq!?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.