Mustafa Nano keqadreson nji anektodë timen

Me nji vonesë e lexova nji opinion të Mustafa Nanos lidhun me stereotipet, bindjet e afinitetet e kosovarëve për liderët politikë si Sali Berisha dhe Edi Rama.
Nano para nji kohe ishte për nji vizitë në Prishtine, dhe gjatë nji ndeje në kafen e Fadilit, si zakonisht u hapën llafet e liderëve dhe të politikave. Aty, në kafe, njashtu si Nano ma kërkoi me e përsëritë edhe në nji emision të RTKsë pak ma vonë, ia tregova nji anekdotë që unë e kisha ekstraktue nga opinionet dominante në Kosove sa i takon Sali Berishës dhe Edi Ramës, e që i kisha edhe nga opinionet dhe anketat e bame nga Televizioni Rrokum.
Anekdota që ja tregova nuk sjellte opinionet e mia për këta liderë, si e kishte keqinterpretue Nano në artikullin e tij (bile kishte guxue edhe me e fut në thojza – siç!), po përmes asaj anekdote mundohesha me ja ba ma të afërt stereotipin dominant për të dy këto figura të politikës shqiptare në Kosovë.
Gjatë tanë asaj kohe, ku ishin prezentë edhe shumë miq tjerë për ta vërtetue, ne ishin vetëm-dhe-vetëm në domenin e stereotipizimeve dhe hajgareve, e jo të qëndrimeve të mia. Anekdotën që ia kisha tregue dhe këto fjalë që Nano m'i adreson mue, janë shumë-shumë të largëta mes vete, por kanë esencën e paragjykimit të rrokun. Se çka mendoj dhe si mendoj për këto figura, unë besoj se opinioni publik në Kosove e din, sepse janë publike dhe me nji Google’im të shpejtë merren vesh. (Nuk e kisha përjashtue se ky keqinterpretim dhe keqadresim i nji anekdote nga ana e Mustafa Nanos asht nji pasojë e largët e vendimeve të Kongresit '72. Nuk e ka kuptue Gegnishten teme:)
Nano, me sa lexova, e kishte rrok kuptimin e atij stereotipi që e ban Sali Berishën ma të afërt me kosovarët, dhe po e shpjegonte mirë në artikull (edhe pse të thjeshtueme nga ajo që kisha kallxue unë). Por, atë që e kishte huq me ka krejt, asht se ai stereotip asht i jemi (sic!).
Anekdota, mendova, i ndihmon Nanos me e kuptue se afiniteti dhe adhurimi që nji pjesë e madhe e kosovarëve e ka për Sali Berishën nuk buron vetëm nga miqësia e dikurshme e zotit Ibrahim Rugova me zotin Sali Berisha, po edhe nga fakti se zoti Berisha asht i afërt me shqiptarët e Kosovës edhe për nga prejardhja, nga gjuha, nga feja, ose si kishte me thanë Halil Matoshi - nga etosi. Nga opinionet e qytetarëve, të cilat i kishte emitue edhe Rrokum.TV para vizitës së fundit të Sali Berishës në Kosovë, kuptohej se kosovarët e konsideronin Sali Berishën – "i joni", "i Malësisë së Gjakovës", "kryeministër i shqiptarëve", "shqiptar pernime", përkundër atyne "shqiptarëve permahi" prej Jugu.
“Ai nuk asht Sali Berisha, po Sali RAME Berisha”, tha nji qytetar i anketuem nga gazetari i Televizionit Rrokum gjatë kohës së vizitës së fundit të Berishës në Kosovë, ku ai e vente theksin në RAME. “Asht i anëve tona, asht i biri i Ramës…i fisit Berisha…”, të cilin ai me gjasë e njihte, ose e njihte familjen dhe e bante me e përjetue Sali Berishën si të vetin. Ndërsa Kosova ishte moti e familjarizueme me nji stereotip tjetër për socialistët e Shqipnisë që propagonte gjatë viteve ‘90 gazeta “Bota sot”, ku socialistët talleshin si KUKU-LELE-NANO-MAJKO-FINO, si shkruente dhe botonte opinione dikur gazeta “Bota Sot”. Socialistët dukeshin – "të huej", "grekë", "komunisëa", "sllavë"…ose si i quante gazeta: "sllavo-ortodokso-komunistë"! Këndej duhet me e lypë shpjegimin pse kosovarët dhe Sali Berisha kur emnojnë zotin Rama, i thonë - Edvin KRISTAQ Rama - me theks në "KRISTAQ".
Anekdotën ia tregova Mustafës sa me ja ba ma të rrokshëm stereotipin dominant për “jugorët”, “toskët”, “socialistët”, “komunistët” (a thue se Berisha s’ishte komunist dikur!), në mënyrë që në emisionin ku kishim me qenë bashkë, të hapim muhabetet për relacionet dhe diskrecionet tona Prishtinë-Tiranë.
Nuk isha entuziazmue shumë-shumë me këtë vizitë të Edi Ramës në Prishtinë. Ende distanca mes Prishtinës dhe Tiranës asht e madhe dhe e mbushun me stereotipe e paragjykime. A s'po e vërteton këtë edhe ky keqadresim dhe thjeshtim i nji anekdote...
Nëse ju duket se po afrohemi sepse...që...do prej Prishtine po promovojnë libra në Tiranë (Maliqi), e do prej Tiranë në Prishtine (Rama), le të mos e harrojmë nji fakt të ftoftë: se Spin Doctor i këtij afrimi asht - Baton Haxhiu. Hiqe Batonin, s'ka as promovime, as afri. Ka vetëm distancë, manipulime e keqkuptime të cilat, emisionet si ai i RTK-së ku ishim bashkë me Nanon, e kanë për qellim me i tejkalue dhe me i sqarue.
Mustafa Nano e ka rrok stereotipin, por e ka huq adresën! Nuk asht opinion i jemi.
Marrë nga Mapo
Comments
Per te dhane nji gjykim jam

Per te dhane nji gjykim jam ma kurjoz me lexue ANEKDOTEN se interpretimet rreth saje.

ia tregova nji anekdotë që

ia tregova nji anekdotë që unë e kisha ekstraktue nga opinionet dominante në Kosove

Meso shqip njehere mer tyç, pastaj bej si "i jashtem" duke fol gegnisht.

P.S. O Mustafa, a ka mundesi te shtosh dhe nje loje "mos u nxe" tek kodi i notifikimit.

Thanks.

Perseri nje keqkuptim mes

Perseri nje keqkuptim mes shqiptareve te kesaj dhe asaj ane... Duket se Migjeni rreket te distancohet nga percepsionet dhe prirjet qartesisht pro-Berishiane te shumices se Kosovareve qe bien pre e manipulimit Berishian te luajturit ne menyre shepsh te paturpshem e rastesiht subliminale pikerisht me termat e gjinise, klanit, fese e races se tij per te terhequr zvare turmat injorante ketej dhe atej kufiirit.

Migjeni me pas keqkupton pikerisht erdorimin e gjuhes shqipe ketyre aneve dhe ndihet i keqperdorur dhe i irrituar me nanon, por duket se nuk ka marre mundimn te sqarohet me kete te fundit para se te marre penen per te debatuar.

Edhe nje here, ky eshte nje tjeter shembul sesi individe shqiptare nuk jane ne gjendje te kontrollojne instiktet primordiale dhe te racionalizojne veprimet dhe fjalet qe leshojne dhe u duket vetja disi me te rendesishem sesa jane ne te vertet. Duket se kjo qenka pjese e kultures sone primitive, harbute dhe intolerante ku per fat te keq perfshihen edhe ata qe e qajne veten intlektuale -- mjafton te prekesh ketu edhe reagimin e Lubonjes ndaj Klosit dhe Vehbiut. Njerez te tille si Lubonja p.sh nuk kane aftesine per te introspektuar veteveten dhe qe te aplikojne per vete gjithcka qe u sugjerojne kundershtareve te tyre ne llogoren perballe. Ca me pak kane aftesine per te kerkuar e kuptuar motivimin (ate qe i shtyn) per te hedhur vrer ndaj kujtdo qe mendon ndryshe dhe per dekstruktivitetin dhe irracionalitetin/inkonsekuencen qe i karakterizon. Keut Lubonja eshte shembull par exellence; qe nuk mundohet te kuptoje se cdo kritike qe i behet dikujt pa sensin e mases dhe pa marre parasysh realitetin dhe kontekstin kthehet ne debat te kote dhe kunderproduktiv. Per fat te keq per persona si Lubonja kjo pjesa e dyte duket se nuk ka asnjelloj relevance..

Edhe çka Migjen pastaj? Ty të

Edhe çka Migjen pastaj? Ty të kuptojnë serbët se edhe unë që jam i Rugovës prej kah e ke ti babën nuk të kuptoj. Ti je përçarës, por Nano si njeri i rafinuar nuk të njeh. Por ne n[ tokat shqiptare të Kosovës të njohim si paren e kuqe.

a e dine kosovaret kush eshte

a e dine kosovaret kush eshte buri i shkines?

ne shqiptaret i themi buri i serbes

757 lexime... me sa duket

757 lexime... me sa duket kane kujtuar se anekTODA do te kete qene me te vertete nje anekDOTE qe ia vlente

Z. Kelmendi me qenë se jeni

Z. Kelmendi me qenë se jeni idhtar i të folmes gege do të bënit mirë të ushtroheshit para se t'a përdornit. Ju stadardin nuk doni apo nuk dini as t'a shkruani as t'a flisni. Me sa duket gegërishten nuk ditkeni ta shkruani dhe si rjedhim as ta'a flisni. Toskërishten jo e jo. Lerjani të tjerve të meren me këto punë. Migjeni i madh ,gati një shekull më parë, të cilit i keni marë vetëm emrin, ishte i madhërishëm në gegërishten e tij. Mos e përçudnoni tingëllimën e saj.

Migjeni nqs do te sqaroje

Migjeni nqs do te sqaroje keto keqkuptime duhet ti veje pikat mbi i.

Keqkuptimet ne kete rast i kane rrenjet me te thella. Fatkeqsisht ne Kosove nuk njihet sic duhet historia e shqiptareve ne pergjithesi. Si rrjedhim nje shumice akoma nuk e dine se shqiptaret e jugut nje pjese i takojne besimit ortodoks. Konflikti shekullor me serbet ortodokse por edhe ndermjet vete shqiptareve te besimit musliman me ato katolik e perforcon kete keqkuptim. Jo ralle degjon nje Mehmet, Mahmut, Reshit etj qe pyet a eshte shqiptar nje Nano, Edvin, etj. Kur i kujton se nqs te njejten pyetje mund te bejne keta per ju, buzeqeshin.

Nje arsye tjeter eshte sic e permend Migjeni propaganda qe behet nga mediat ne Kosove, ku eshte per te ardhur keq se kane gjetur strehe ish-gazetare, spiune te diktatures ne Shqiperi. Sakajeva, Bucpapaj, Mustafaj, Baleta,etj jane shume aktive ne mediat e Kosoves pasi ne Shqiperi nuk kane jehonen e duhur. Keta sahanlepires thjesht bejne ate qe kane bere gjithmone, i sherbejne pushtetit te radhes duke mbjelle percarje me shqiptareve.

Add new comment