Jemi një shoqëri frikshmërisht homofobike

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 06:13
Arben Idrizi

Ne si shoqëri e kemi privuar veten nga njerëzorja, e kemi përdhosur shenjtërinë njerëzore e të qenit tolerantë, të durueshëm, mirëkuptues, respektues ndaj tjetrit, ndaj diversitetit. Ne jemi shoqëri e sëmurë, fashiste deri në palcë, jotoleruese, paragjykuese, urrejtëse.

Më ka bërë vaki ta përdor një konstatim të tillë edhe më parë. Në raste të ndryshme. Jo që do të ishte një konstatim që do ta thosha me ndonjë kënaqësi. Mirëpo, ‘duke pasur guximin ta shprehim bindjen tonë intime’ siç do të kërkonte Seneca, dhe duke e mëtuar dhe dëshiruar një shoqëri të ngritur, morale dhe humane, mendoj se është një konstatim që duhet thënë me kënaqësi. Duhet ta themi me kënaqësi, si një mundësi për t’i ndryshuar gjërat për mirë. Ndryshe vazhdojmë të zhytemi thellë e më thellë në llumin e të keqes.

Më ka bërë vaki ta përdor kur kam hetuar nacionalizmin e shfrenuar (mbiemri mund të jetë i tepërt, vetë emri implikon mjaft) që na bën t’i urrejmë, t’i përjashtojmë, të mos i tolerojmë e deri edhe t’i vrasim etnitë tjera.

Më ka bërë vaki ta përdor kur kam hetuar fantazimin politik dhe ideologjik, që na bën ta urrejmë, ta poshtërojmë, të mos e tolerojmë dhe ta mbysim frymën tjetër politike.

Më ka bërë vaki ta përdor kur kam hetuar – e këtu dua të ndalem përsëri – qëndrimin jonjerëzor shoqëror ndaj homoseksualizmit.

Kohë më parë kisha shkruar edhe për qëndrimin, në njëfarë mënyre institucional, ndaj homoseksualizmit, duke marrë shkas emërimin për postin e ministrit të dy personave, të cilët më herët, në aktivitetet e tyre profesionale kishin pasur qëndrim të frikshëm, krejt jonjerëzor. Ata ende vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën e tyre dhe kurrë s’e kanë marrë mundin t’i rishikojnë publikisht qëndrimet e tyre të tilla.

Së fundi, shoh me trishtim dhe dhimbje deklaratat e qytetarëve, e pastaj dhe mbi të gjitha komentet e lexuesve virtualë në një tekst botuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, dhe bartur nga pothuajse të gjitha portalet, përkitazi me homoseksualizmin në Kosovë.

Shumica e këtyre deklaratave dhe komenteve, »aksioneve tekstuale«, arrijnë deri te thirrja për zhdukjen fizike e qenieve njerëzore me prirje seksuale ndaj gjinisë së njëjtë.

Pse u kushtojmë rëndësi këtyre komenteve?

Ngase janë, ndër të tjera, një matës i kulturës, disponimit, qëndrimit, botëkuptimit shoqëror. Nëse tetë ose nëntë nga dhjetë komentuesit shprehen kundër, ose tamam kërkojnë eliminimin fizik të homoseksualëve; kjo do të thotë po ashtu se këta tetë ose nëntë nga dhjetë komentuesit janë të gatshëm të bëhen ushtarë në luftën e tyre barbare, të hapur ose të fshehtë, kundër homoseksualizmit. Në mënyra të ndryshme, organizative ose kaotike, grupore ose individuale.

Duke pasur si pretekst paragjykimet, bindjet personale fanatike kulturore ose religjioze. Duke qenë pre e naivitetit, verbërisë, manipulimit që u bëhet nga instanca ekzistuese ose jo, ndaj të cilave janë të përkushtuar. Jo duke e pranuar se po e keqtrajtojnë, poshtërojnë e vrasin një qenie njerëzore si të tillë, por duke e zhveshur nga ky tipar, duke ia mohuar këtë realitet dhe këtë të vërtetë.

Që të shkosh deri këtu, duhet të jesh më shumë e më keq se egërsirë. Më shumë e më keq se egërsirë, ngase as egërsirat, që të shprehemi në gjuhën natyraliste, nuk ia mohojnë realitetin dhe të vërtetën egërsirës tjetër.

Homoseksualët në Kosovë nuk guxojnë të deklarohen publikisht. Megjithë mbrojtjen në letër kushtetuese, ata nuk gjejnë shpesh as mbrojtje ligjore. Ka një fenomen të çuditshëm që mund ta verifikojë secili. Pra, nuk është shteti ai që i persekuton hapur homoseksualët. Është shoqëria, ndërtuesja dhe mirëmbajtësja e shtetit, ajo që i persekuton, frikëson dhe vret; ajo që nuk u jep liri, të drejtë, guxim dhe përkrahje për t’u deklaruar lirisht në të drejtën e tyre natyrore e ligjore, për ta manifestuar dhe përjetësuar hapur orientimin e tyre seksual.

Me këtë, po shprehem qoftë edhe brutalisht, ne si shoqëri e kemi privuar veten nga njerëzorja, e kemi përdhosur shenjtërinë njerëzore e të qenit tolerantë, të durueshëm, mirëkuptues, respektues ndaj tjetrit, ndaj diversitetit. Që, nga ana tjetër, do të thotë e kemi legjitimuar jo vetëm të keqen që ne ua bëjmë të tjerëve, por edhe të keqen që të tjerët do të mund të na e bënin neve.

Si shoqëri, një hap të dukshëm drejt njerëzores do ta kishim manifestuar në momentin që një bashkëqytetar yni, homoseksual, do të ndjente lirinë e natyrshme që të dalë në një televizion publik dhe të flasë hapur dhe natyrshëm për veten e tij. Kjo sot nuk mund të ndodhë. Nuk mund të ndodhë sepse ai nuk e ka guximin, duke e njohur barbarinë e shoqërisë, ta bëjë këtë hap; nuk mund të ndodhë, sepse televizioni publik nuk do t’ia mundësonte këtë, duke e ndjekur disponimin e publikut të vet, i cili do të ishte kundër asaj shfaqjeje; nuk mund të ndodhë, sepse ai e di se posa të dalë nga studioja mund ta rrahë, poshtërojë a vrasë ndonjë bashkëqytetar i vet, për më tepër duke e pësuar pastaj edhe indiferencën ose tamam tumirjen e organeve të rendit dhe shoqërisë në tërësi ndaj një akti të atillë.

Një bashkëqytetar yni, një qenie njerëzore si ne, me orientim seksual ndryshe, me të gjitha të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë, megjithatë nuk e gëzon në praktikë lirinë e tij të shenjtë njerëzore seksuale. Nuk e gëzon lirinë e (vetë)njohjes si i tillë nga shoqëria. Çfarë bëjmë ne? Në vend se ta inkurajojmë në lirinë e tij seksuale, ashtu siç e inkurajojmë veten në liritë tona, e dekurajojmë; në vend se ta njohim dhe gjejmë veten në te si qenie njerëzore, ne e përjashtojmë dhe mohojmë veten në te.

Del se te ne, ligjet janë njerëzore; shoqëria është jonjerëzore. Ky paradoks në pak vende mund të ndodhë.

Sa më shumë e më keq se egërsirë duhet të jemi që të mos e kuptojmë, dimë e pranojmë se edhe homoseksualizmi është, përveç e drejtë njerëzore ligjore, një virtyt, një dhunti hyjnore e qenies njerëzore?

Që të dalim nga ky barbarizëm jo vetëm si shoqëri por edhe si qenie njerëzore në vete e për vete, duhet të mësohemi t’i njohim, kuptojmë dhe pranojmë virtytet e homoseksualizmit. Virtytin e të dashuruarit, për të cilin ne mbitëgjitha kemi nevojë për vete dhe të cilin po ashtu po ua mohojmë të tjerëve. Ne nuk po »bëhemi« Qenie në Dashuri. Ne po mbesim qenie në barbarizëm. Ne po e përdhosim në parim një nga vlerat më të larta të njerëzimit: Dashurinë.

Të mohosh dhe vrasësh dashurinë, a nuk është kjo një tregues i barbarisë?

A nuk jemi ne njëmend barbarë?

Jemi që ç’keni me të!

Comments

Submitted by Anna (not verified) on

Sa te drejte keni kur shpreheni per shpellizmin tone qe na karakterizon!!!  Ne jemi ende tek pragu i   shpelles, s'guxojme te dalim por ama, rrime aty duke pritur te mbutim, ashtu tinezisht, cilindo qe kalon aty e qe nuk na ngjan.

Identifikohemi pergjithesisht ne aftesine qe kemi per te asgjesuar njeri-tjetrin.  Nuk e di nese ka ndonje popull tjeter me nje shpirt kaq shkaterrimtare dhe mendje te trashe si e jona (te me ndjeni per pergjithesimet, por ndonjehere eshte e pamundur te mos behet nje gje e tille).

Submitted by alidemsi (not verified) on

Eh mer çun, ne akoma nuk po ju japim dum normaleve, ti do me u dhone dum anormaleve....prit mer daj, mos u nxito...se keto pune kane radhe.....

Submitted by koz (not verified) on

Alidemso, e paska kuptuar shume drejt kete shkrim ti.

Po ku ben pjese ti vete, tek Anormalet apo Normalet???? ...  dhe kjo jo ne aspektin e sjelljes apo orientimit seksual, pasi duket qarte qe qenka djale/burre namazi (dhe me namuz).

Lum ky vend qe te ka.....

Submitted by alidemsi (not verified) on

O ooo Kozi, tujte lepri Kozi, tujtje.....

Nuk me ke lexuar mire e nuk me ke kuptuar mire.... Artikullshkruesi, u qante hallin ketyre anormaleve, me sjellje anormale, nuk di a me kupton, jane ANORMALE ndaj te njejteve me ta... nderkohe kur ne nuk kemi zgjiidhur akoma hallet e normaleve, a e kupton NORMALEVE, te cilet jane shumefish me shume se anormalet....a me kupton tani...., dhe sarkazma jote nuk ma prish fare qefin, se as te njo e as me njeh, dhe sa per dijeni, keta anormalet une nuk i dua fare, po fare ama, por edhe nuk i urrej, kete duhet ta dish ti, qe u dilke aq shume per zot..... Ne nje shoqeri qe ka halle ekzistenciale, qe ka halle buke, shkollimi, e kurimi mjeksor, te mendossh per kete shtrese, qe perseri do ta quaja anormale, me duket si lukss i modh shoku, apo shoqe.....

Submitted by arnaut (not verified) on

Bindja ime personale eshte qe homoseksualizm eshte ves e nuk va virtyte. Por gjithsesi, eshte nje zgjedhje personale e dikujt e perderisa nuk me kercenon mua apo femijte e mi, nuk eshte puna ime se c'ben me b... e tij dikushi. Ne fund te fundit Zoti do na gjykoje e secili do pergjigjet vete per mekatet e tij.

Submitted by une ne rregull ... (not verified) on

alidemso , kto anormalet qe thu ti jane normale thjeshjt ju pjesa tjeter jeni anormale qe kto normalet ju duken anormale se late nom nuk do njeri ne bote te jete i semure, i shemtut pa fat,me fatkeqesi e lloje lloje por bota kshu eshte e larmishme ka te bukur ka te shemtut ka te mire ka te kqij ka lloje lloje por kta qe ti qun jane me normale se jeni ju se kta i ka fal zoti me ate fatkeqesi jo se ka dasht e njeta gjo sic i ka fal zoti i fatkeqesi nje qorri qe ju e shani e perbuzni te njeten fatkeqesi qe i kane fal nje sakati qe ju e shani e perbuzni te njeten fatkeqsi qe i ka fal nje lypsi e te tilla si kto ke shembuj sa te dush dhe e fundit fare une jam ai anormali sipas teje  por jam dhe komshiu jot dhe jam shume normal problemi eshte qe jeni anormale ju pjesa tjeter qe ju ka bere ky qe ka 20 vjet qe ju bo formalitetet si popull ju ka bo si vetja jeni ni popull i budallalleps qe shifni punet e tjerve jo punen tuj,    ( sa per sqarim ktu nuk eshte e thene qe te gjithe robte jane te kqij ka te mire ka te kqij por duke qene se na ka mulu llumi s ke ca i ben realiteti eshte nje llum mjere ju qe ju jane mbuluar syte me hi dhe veshet jane zene me pambuk . . per sa me perket mua  mua anormalin sipas teje  une kam 25 vjet qe jetoj i lumtur pavarisht veshtersive qe ka jeta une kurre s do doja nje fat tjeter pervec ktij qe kam pasi ne nje kafsheri ku jetoni juve eshte me mire te jesh anormal si mua se normal si ju shtazet po s keni faj juve kshu eshte ne gjithe boten ju kujtoj gedafin piskon, kte tjetrin te sirise psikon e shume psiko qe tek organetet e shtetit tek zyra tek dyqani ne rruge ne kafe ne lagje ne qytet e me rradhe e qe ne koherat lashtesise e te shpatave qe helmonin dhe thernin njeri tjetri kto jeni ju normalet qe merreni me fatrkeqesite e tjerve ne vend qe te shikoni se ju jeni per te ardh keq dhe per ju vlen shprehja zot fali se nuk dine se ca bejne se harrova se ju jeni aq te peshtire sa kur ju thojne homo ose dicka te tille ju shkon mendja per akt sexual sa per akt seksual s kam provu une me cuna as s kam ne plan jo prej jush normaleve por prej normave te mija vetijake sepse kurre nuk mund te me interesojne mendimet  e ktij populli qe duket qe nga menyra kur voton dhe ke voton po ju doni xhaxhi enverin se ai ju vite hakut hajt shnet shif rregulloni kto psikot qe i keni neper kembe se ne jena rehat

Submitted by alidemsi (not verified) on

...lale qe je ne rregull ti dukesh, dhe une nuk e kisha per ty qe je ne rregull, por e kisha per ata qe jane anormale...dhe qe ta dish mire ti e dashur, se zoti ka bo burre dhe gru, dhe i ka bo qe te riperterijne racen njerezore...dhe ky eshte nje normalitet, po tani po na dalin ata qe une i then anormalet, qe duan qe ta zhbejne kete krijim te zotit, dhe duan qe te na e kthejne boten vetem unisex, a e kupton e dashur se ç'do te thote kjo.....qe femijet nuk do te lindin nga vrima e semes, po do te dalin, ashtu siç na mesonin ne kur ishim te vegjel....nga sqetlla, apo nga tavolina......a e kupto ti, ket pune mi shoqe, se keta anormalet, po sjellin plakjen e planetit, po na sjellin fishkjen e njerezimit, dhe dalengadale, do na shpien ne fundin ekzistencial te botes......dhe mire thote njoni ketu...se gaylliku, eshte ves, se perderisa shkencetaret e percaktuan kete si semundje dhe e zbuluan kuren per te, kjo do te thote se ata duan pa e vbejne kete jete, dhe deshira ben qe ti tejkaloshh dhe veshtiresite e saj...po kjo nuk do te thote qe keta b* q***t, tu leshojme kryet e vendit......po jo mer daj.......ja ua boni dhe Lulja ate pyllin aty para muzeut, keni ven sa te doni, edhe hotelin e keni tani ç'doni mo tjeter nga jeta.......

Submitted by Lulian (not verified) on

E pavërtetë z. Idrizi dhe z. Nano. Unë nuk di një shqiptar që të ketë vrarë një homoseksual, por di nja 100 evropianë dhe amerikanë që kanë bërë këtë. Unë nuk di një rast kur shqiptarët të kenë rrahur një lesbike, por di nja 100 evropianë dhe amerikanë që kanë bërë këtë. Pse çdo gjë shqiptare sulmohet kaq fort? Shqiptarët janë një ndër popujt më tolerantë në botë. Pse nuk theksohet kjo? Pse gjithë kjo mëri vetëurrejtëse ndër shqiptarë kohëve të fundit? Ne kemi shumë të këqija, por nuk jemi më të këqij se asnjë popull i botës. Nuk e kuptoj ktë vetëurrjetje!

Submitted by Anna (not verified) on

Eshte e vertete, jashte shtetit kane vrare e bere te paberen kunder homoseksualeve.  Por ama, kur pjesa me fanatike e popullsise ne Itali apo SHBA i vriste apo luftonte, kishte nje pjese tjeter liberale te shoqerise qe i mbronte.  Ky eshte ndryshimi themelor mes nesh dhe shoqerive te huaja.  Tek ne, me perjashtim te disa rasteve te pakta, duket sikur e tere shoqeria u eshte vene kunder dhe eshte gati t’i rrjepe sepse nuk i  korrespondojne  stereotipit te burrit “burre”.  Dhe kur pjesa me e madhe individeve te nje shoqerie parapelqejne urrejtjen ne vend te dashamiresise, gjerat nuk mund te shkojne mire per askend!!!

Submitted by Lulian (not verified) on

Por askund nuk thuhej qe:

A nuk jemi ne njëmend barbarë?

Jemi që ç’keni me të!

Ju lutem shume- ky zoteria nuk po thote qe disa shqiptare jane jotolerant. Ky po thote a jemi- pra ne te gjithe dhe po vjen ne perfundim per nje popull te tere. Kjo eshte cmenduri!

Submitted by po sikur (not verified) on

e gjithe kjo veturrejtje qe me te drejte konstantoni,e ka burimin te perpjekja e disave per te ''fshire'' shqiptaret nga harta.Per te arritur kete duhet diskretituar cdo gje ''shqiptare'' ne menyre qe populli fjalen shqiptar ta identifikoje me te keqen dhe per pasoje duhet qendruar larg gjuhes,kultures,dhe identitetit shqiptar,ne menyre qe te mos jete e veshtire pastaj per ti bere grek,serb apo turq.Saper homoseksualet kam pershypjen se gjithe zhurma behet per shkak te imponomit qe duan ti bejne pjeses tjeter te shoqerise ne lidhje me menyren e tyre  jeteses,pasi nuk ka ndonje diskriminim per ata qe nuk provokojne

Submitted by Ajo (not verified) on

Eshte shume e thjeshte te hiqesh si dikush qe nuk je. Por ajo qe eshte harruar ne kete rast eshte fakti qe nje lidhje homoseksuale (ashtu si ato heteroseksuale) eshte para te gjithash lidhje sentimentale. Dhe i dashur komentues, qe na quan 'anormale' do te te shpjegoj nje gje:  edhe ne jemi njerez, me dy sy e dy veshe, dy pale gjymtyre dhe po te me shihje rruges s'do te te shkonte kurre mendja qe edhe une jam 'anormale'. Po, po, jam femer dhe dashuroj nje tjeter femer. Kam karriere te shkelqyer dhe kam perkrah njeriun me te mrekullueshem. Por nuk mund t'ia them familjes. Ime me pret me padurim qe ti prezantoj "Ate" me te cilin kaloj disa nete gjate javes. Por si t'ia them? Per te eshte e papranueshme... Dhe nuk i ve faj. Mosha dhe mentaliteti. Po shoqerise time, qe sa here qe hapet kjo teme gjithe c'thone eshte: "ata jane te semure e duhen vrare e djegur", cfare tu them? Mentaliteti i tyre i prapambetur nuk justifikohet me moshen, perkundrazi! Mua me vjen keq per ta, sepse eshte pikerisht homofobia e tyre qe duhet kuruar. Une jeten time e jetoj dhe nqs ata dhe te tjeret mendojne se me keto komente/mendime apo veprime hipotetike do te me frikesojne, gabohen rende! Harrojne qe dashuria triumfon gjithmone!!!

Submitted by vita (not verified) on

keni gjykuar shume ashper me kete shkrim... egersira? barbarë?

jam dakord per ate qe thuani qe si shoqeri ( ne shumice) kemi probleme me pranimin e diversitetit..por ta quash popullin tend jonjerzor?? arsyeja pse shoqeria nuk pranon homoseksualitetn eshte se ata nuk e kuptojne realisht se cfare eshte homoseksualiteti..eshte ceshtje mentaliteti. ajo qe i duhet shoqerise sone eshte qe te jete me mendjehapur... do te vie koha kur do t'i kuptojne pse jane bere ato ligje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.