Kohë... e pafundme

61 faqe. Me ngjyra apo bardh e zi dhe me 53 fotografi të formatit 24 x 29,5 cm. Ky është kalendari i ri i “Arche Literaturkalendar”-it për vitin 2012. Dhe tema, ose thënë edhe më mirë përzgjedhja e sivjetme e fotografive dhe fakteve biografike për shkrimtarët e prezantuar në të ka të bëjë me çiftet (letrare).
Janë shumë - nga legjendat për to e deri te tekstet në forma e zhanre nga më të ndryshmet - epistolare, memoare, poetike a prozaike ato që kanë përshkuar jetërat e tyre. Përmes ngritje-rënieve, frikës, mëdyshjes, lehtësisë së të qenit apo edhe asaj që mund të quhet normalitetit të thjeshtë mes vdektarësh të zakonshëm.
Pa lënë anash këtu as konfliktet banale apo edhe melankolinë e dashurinë, fatin e fatkeqësinë... Jean- Paul Sartre me Simone de Beauvoir, Vladimir dhe Vera Nabokov, Irene Nemirovski me Michel Epstein, Rimbaud & Verlaine, Ernest Hemingway dhe Martha Gellhorn, Eugene Ionesco me Rodica Burileanu... etj. etj.
Të gjithë ata e ato që i kemi lexuar. Apo kemi përfolur për momentet e tyre të lehta e vështira. Janë aty. Për çdo javë të krejt vitit që vjen njeriu mund të shohë një foto të re të këtyre çifteve unike bashkë me të dhënat për ta bashkuar me copëza të tyre letrare.
Për këtë kalendar duhej të mendoja derisa e mbylla faqen e fundit të librit të Helena Kadaresë “Kohë e pamjaftueshme”. Edhe pse i botuar rishtazi, i përcjellë me një bujë e poza sa banale aq edhe provincialiste të medieve rreth aspekteve “pikante” që libri ka - gjëra këto që nuk përmbajnë as edhe 1 për qind të 683 faqeve vulimonze dhe një morie fotosh të mrekullueshme që janë pjesë e këtij libri, “Kohë e Pamjfatueshme” duhet të jetë një prej botimeve më serioze të letërsisë shqipe në kohët e fundit.
Vetë fakti se autorja e tregon qysh në fillim sesi i janë dashur rreth 15 vite të shënojë gati një gjysmë shekulli kujtimesh do të duhej të na bindë se fjala është për një projekt gjigand, i cili ka brenda kopertinave të këtij libri jo vetëm që arsyeton kohën dhe mundin e saj, por thjesht lexuesin e merr vete... me dashuri e përkushtim, zemërgjerësi e durim, pasion e trishtim dhe para së gjithash thjeshtësi e sinqeritet në një bote, e cila është pothuajse magjike...
“Kohë e pamjaftueshme” nuk flet vetëm për Ismail Kadarenë dhe Helena Kadarenë. Jo. Është një libër që prek në plagët e kohës së rëndë, kohës së tmerrshme të diktaturës së Enver Hoxhës, dekadave të frikës dhe terrorit psikologjik, fizik dhe shpirtëror të atij regjimi gjakatar pa lënë anash këtu as turbullirat e transicionit.
Zonja Kadare nuk e lodh lexuesin me koncept strikt të rrëfimit linear. Përkundrazi, për të mos e lodhur lexuesin, ajo bën edhe kapërcime kohore duke kaluar nga periudha në periudhë, personazhi në personazh, skena në skenë, rrëfimi në minirrëfim... pa humbur kurrë vëmendjen te lexuesi, i cili medoemos nuk mund të shkëputet nga ky tregim fascinues në këtë (auto)biografi- shoqen e së cilës e gjen vetëm në letërsi të mirëfilltë botërore...
Absolutisht fascinuese në këto kujtime të Helena Kadaresë është qasja: dashuri e pafundme për familjen e saj dhe Kadarenjtë; përkushtim i devotshëm dhe falënderim i pafundmë për miqtë shqiptarë e francezë, gjermanë e hebrenjë, amerikanë e holandezë, zviceranë e japonezë- një galeri e tërë, e pafundme kjo; mirëkuptim dhe zemërgjerësi (për të mos e quajtur ndryshe!) impresive për armiqtë - të kohës së regjimit komunist por edhe të turbullirave të transicionit... Dhe dashuri e pakusht ndaj shqiptarëve- të veriut e jugut, Kosovës e Maqedonisë... e pse jo edhe atyre që jetojnë në emigracion.
Ajo që këtij libri i jep edhe një vlerë të madhe, gjigande, është edhe fakti sesi Helena Kadare nuk mundohet fare, me apo pa sherr të na thotë: ja kjo është e vërteta për mua dhe Ismailin, shqiptarët dhe botën tonë... Përkundrazi.
Vetë pozicionimi i autores dhe mënyrës sesi ajo flet për jetën e saj me njërin prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë së sotme botërore është një ftesë... për të ndier me shqisat e kujtesës dhe fantazisë në një mikrokosmos aq të prekshëm dhe real sa nuk kemi si të mos e pranojmë dhe me këtë edhe falënderohemi për këtë “xhiro” të mrekullueshme në të cilën bashkëjetojmë... me këtë çift të madh të letërsisë shqipe. Dhe asaj botërore. Për kohën e tyre jo të pamjaftueshme por thjesht... të pafundme. Dhe para së gjithash pavdekshme.
Zëri
Comments
Nuk më pëlqen shkrimi. As
<p>Nuk më pëlqen shkrimi. As mish as peshk.</p>
o Muc na i kurse keto
<p>o Muc na i kurse keto panegjirike , pash zotin</p>
Ja më në fund një tekst si
<p>Ja më në fund një tekst si duhet ku nuk kursehet admirimi për njerëzit e letrave tona.... po tek ne pa ja futur pak të shara e smirë anonime komenteve nuk bëhet se nuk bëhet... përgëzime për autorin dhe sidomos gjetjet e tij të cilat s'kanë të bëjnë me llucin e moçaleve shqiptare... po me krahasime majash botërore! Jam krenar për Kadarenjt dhe për shqiptarët që i kanë ata! pörgëzime për autorin...</p>
Meqë e kam lexuar librin-
<p>Meqë e kam lexuar librin- them që ky përkushtim i Cufajt sidomos me atë gjetjen për kalendarin... shkon përtej provincializmave të mediave shqiptare të cilat vraponin të gjenin skandale... pa e lexuar dhe pa u marr me këtë libër të mrekullueshëm i cili na nderon të gjithë neve... </p>
Add new comment