Pse kosovarët e duan Sali Berishën?

Një shkrim me konstatim dhe mesazh të huqur i Mustafa Nanos më bëri që të përgjigjem në këtë pyetje për të cilën kam menduar se të paktën njerëzit e letrave e dinë përgjigjen. Mustafai më bindi se edhe njerëzit që lejnë manash skrupullin dhe përpiqen ta thonë të vërtetën lakuriq, paskan paragjykime dhe nuk po e njohkan mentalitetin e shqiptarëve. Mustafa Nano thotë se kosovarët parapëlqyekan Sali Berishën përballë Edi Ramës për faktin që Saliu qenka i biri i Ramës ndërsa Edi i biri Kristaqit. Sipas Mustafait, këtu luan rol origjina fetare.
Ky argument nuk qëndron aspak.
Një prej intelektualëve e politikanëve më të respektuar në Kosovë është Mark Krasniqi. Në opinionin për të nuk ka ndikuar aspak fakti se akademik Mark Krasniqi është katolik, ndërkohë që mbi 90% të shqiptarëve të Kosovës janë myslimanë.
Gjakova, me mbi 80% myslimanë, ka zgjedhur me vullnet të lirë kryetarin katolik
Dr. Pal Lekaj është shqiptar katolik nga Gjakova. Shumica absolute e gjakovarëve janë myslimanë. Ky fakt nuk ishte pengesë për Palin që në dy zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta për kryetar të Gjakovës, të zgjidhet kryetar që me raundin e parë të zgjedhjeve.
Mustafa Nano harron se politikani më i dashur i kosovarëve gjatë kohës së luftës ishte Kryeministri Pandeli Majko. Fakti që Majko është ortodoks apo që është nga Jugu i Shqipërisë, nuk ishte pengesë për dashurinë e kosovarëve për Pandin.
A nuk ishte Enver Hoxha jugor dhe kosovarët e personifikonin atë me vetë dashurinë për Shqipërinë?
Të gjitha këto janë fakte që dëshmojnë se konstatimi i Mustafa Nanos është tërësisht i gabuar.
Po pse, atëherë, kosovarët e dashkan Sali Berishën?
Përgjigjen në këtë pyetje mund ta marrim nëse studiojmë nënvetëdijen e shqiptarëve, e cila është krijuar me shekuj.
Shqiptarët i zgjedhin liderët deri në vdekje
Ndaluni e vëreni fatin e liderëve historikë të shqiptarëve. Deri në vendosjen e Mbretit Zog nuk mund të thuhet se shqiptarët kishin liderë politikë. Shteti shqiptar deri në atë kohë ekzistonte vetëm formalisht dhe të qenët në krye të shtetit shqiptar ishte çështje koniunkturash, dhe jo një gjë ku vendoste vetëdija apo nënvetëdija e qytetarëve shqiptarë.
Sikur mos të ndodhte pushtimi italian, Mbreti Zog do të sundonte deri në vdekje dhe ndoshta edhe sot e kësaj dite Shqipëria do të ishte monarki.
Shumë vende komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore, ndërruan disa herë udhëheqësit e tyre komunistë. Rrallëkush nga këta liderë qëndroi në post deri në fund të jetës së vet.
Enver Hoxha udhëhoqi derisa vdiq. Ramiz Alia nuk u bë kurrë lider. Ai sundoi me hijen e Enver Hoxhës.
Lideri kosovar, Dr. Ibrahim Rugova, vallë a nuk ishte President deri sa vdiq? A mund të na bindë kush se sikur të ishte Rugova gjallë nuk do të ishte akoma President i Kosovës?
Qëkur lidershipin politik në Kosovë e mori Hashim Thaçi, shohim se ai, i ndihmuar nga kjo traditë, po i eliminon nga skena politike gjithë rivalët e vet politikë brendapartiakë e jashtëpartiakë. Ky trend të jep të besosh se ai do të mbajë pushtetin derisa të jetë gjallë, apo të paktën derisa ta heqin dhunshëm amerikanët (nëse do të marrin një vendim të tillë ndonjëherë).
Pse ndodh kështu te shqiptarët? Pse nuk ka një proces dinamik ku dikush lodhet nga timoni dhe tjetri me energji të akumuluara e vazhdon atë e më pas lodhet ai dhe e merr tjetri e kështu me radhë?
Nënvetëdija e trashëguar nga jeta në fise
Përgjigjja është në nënvetëdijen e shqiptarëve të krijuar prej shekujve. Shqiptarët me shekuj e kanë bërë jetën në fise. Prej kësaj lloj jetese ata janë shkëputur, kush më parë e kush më vonë, në periudhën jo më të afërt se një shekull, dhe jo më të largët se tre shekuj.
Kur shqiptarët zgjidhnin të parin e fisit, mandati i tij ishte i përjetshëm dhe i pakufizuar në vendimet politike. Kur zgjidhej një herë, askush nuk ia kontestonte mandatin deri në vdekje. Kjo nënvetëdije është e pranishme në kokat e shqiptarëve.
Sado që shqiptarët e kanë informacionin në kokë se jetojnë në kohë moderne, ku mandatet në postet publike nuk janë të përjetshme, veprimet e tyre konkrete i kushtëzon nënvetëdija.
Dhe kjo është përgjigjja përse kosovarët e duan Sali Berishën. Jo pse është “i fisit të tyre”, sepse “fisi i tyre” tashmë janë gjithë shqiptarët, por sepse Sali Berisha është zgjedhur njëherë “i pari i fisit” (lider i Shqipërisë) dhe ai (sipas nënvetëdijes së shqiptarëve të Kosovës) duhet të jetë aty i patrazuar, derisa të vdesë.
Kushdo që ia sfidon këtë pozicion është “armik i fisit”. Kjo është edhe arsyeja pse Edi Ramën nuk e duan kosovarët. Sepse Edi Rama, duke e sfiduar rolin e të “parit të fisit”, sfidon vetë “ligjet e fisit” në nënvetëdijen e kosovarëve.
Ky fakt duhet të kuptohet natyrshëm. Kur shqiptarët me 99 vjet shtet nuk e kanë përvetësuar demokracinë, si do ta kenë arritur këtë kosovarët me tre vjet shtet?
Tradita fisnore si frenuese e zhvillimit të demokracisë
Natyrisht, ky fakt është një frenues i madh i zhvillimit të përgjegjësisë si element kyç i jetës demokratike. I pari i fisit është zgjedhur ai që ishte më i fuqishmi, përkatësisht më makiavelisti, në kohën kur vdiste paraardhësi dhe meqë zgjedhja e tij nuk ishte rezultat i kodeve morale, po rezultat i fuqisë së tij, ai nuk i jepte llogari fisit për sundimin e vet. Kësisoj, taksapaguesit shqiptarë (edhe ata kosovarë) nuk kërkojnë llogari për atë se si po shpenzohen taksat e tyre, sepse në nënvetëdijen e tyre taksat nuk i japin, po ua merr më i forti, të cilit ata nuk guxojnë t’i kërkojnë llogari.
Comments
Nexho, per te paren here qe

Nexho, per te paren here qe po me pelqen perqasja jote.... i ke rene ne koke fenomenit....ne shqiptaret akoma dhe ne shekullin e XXI, edhe pse jetojme ne mes te europes moderrne, perseri kemi qene dhe mbetemi nje popull tribal...dhe ky tribalizem shfaqet edhe nder ne qe e nxjerrim ne evidence, se keshtu na e thote nenvetedija jone.......e sakte, shume e sakte....

Nuk po më besohet që

Nuk po më besohet që Nexhmedin Spahiu ka arritur të nxjerrë argumente kaq të forta dhe të sakta. Bravo Nexhmedin! Unë gjithashtu i besoj fort kësaj teorie, me disa përjashtime dhe elementë shtesë në analizë.

Pse "Nënvetëdija e trashëguar

Pse "Nënvetëdija e trashëguar nga jeta në fise"?

Per dy faktor: 1-Faktori frenues dhe 2-Faktori transformues.

1-Faktorin frenues e spjegon mire Profesor Sami Repishti: “….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje gargantuese (jashtezakonisht te madhe) per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“. (Pjese e nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000“, nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000).

2-Faktori transformues ka qene islamizimi i shqiptarve, i cili, veç besimit fetar musliman, perfshine edhe "SHERIAT"-izimin. Keto te dyja perfshihen ne librin Kuran te detyrueshem per te gjithe muslimant. Ndersa jomuslimanve u jane imponue Kushtet e kalifit (pase ardhesit te Muhametit) arab Omar ibn al-Khattab. Kurani dhe Kushtet e kalifit jane ne kundershtim te plote me konceptet e Demokracise, siç e thote shprehimisht edhe mbreti absolut i Arabise Saudite.

Prandej shqiptaret jo vetem jane ndar nga perparimi europian, por kan ba hapa mbrapa tue u islamizue , prà tue mishnue menyren turk-arabe. Keshtu shqiptaret mbeten me "Nënvetëdija e trashëguar nga jeta në fise"

Prandej thote Mustafa Nano me dorca se pse kosovart e done Sali efendi Berishen. Ai asht si te thuesh kalifi i shqiptarve te islamizuem, i cili na futi te gjithve pa na pyetur fare ne Konferencen e Vendeve Islamike afro-aziatike ne nji kohe qe ne altoparlanta thote se po ju fus ne Europe. Keshtu spjegohet se pse nji pjese e kosovarve vllezen me turqit, qe andrrojne kohen e fiseve dhe te kalifeve, i bajne duà Sali efendi Berishes.

nje varjant pse e duan saliun

nje varjant pse e duan saliun eshte se eshte turk kurse rama kaurr.thua qe diktatori qendroi deri sa vdiq,por dhe ai ishe turk megjithse jugor

Kush dhe cili shqiptar mund

Kush dhe cili shqiptar mund t’i besoje perrallat e Spahiut?! Kjo eshte nje perralle nder te gjitha perrallat e Spahiut qe shumica i duartroksin edhe pse nuk marrin ere nga realiteti. Duke i njohur mire rrethanat del se asnje shqiptar i trojeve te pushtuara shqiptare nuk e don Sali Berishen. Sali Berishen e duan te gjithe “shqiptaret, alias kosovaret” qe kane qene aleate te antishqiptarit Tito dhe te antishqiptarit tjeter te trefishte I. Rugoves… Te gjithe shqiptaret qe i thone veti shqiptar e kane dashur Enver Hoxhen e edhe tash e duan Edvin Kristaq Ramen. Mos u besoni perrallave te komunistave te zime titiste, disa spahive, surrojve, murrojve e murricave, amani u kofte o shqiptare!... Deri kur e deri kur keshtu, tuj u besu tradhtareve ose “patriotave shqiptare”?...

Drenica e Kuqe

Mirëmbrëma, ju lexova. Mendoj

Mirëmbrëma,

ju lexova. Mendoj se rishikimi që i bën në vitin 2002 jurisprudencës së deri atëhershme dha këtë zgjidhje: Asnjë kërkesë nuk pranohet nga GJEDNJ në qoftë se më parë nuk është bërë ankesë në gjykatën kushtetuese të vendit përkatës. Kështu e kuptova unë.

Them se nuk është nevoja të gërmoni më tej. Na mjafton që çështja, e vlerësuar si gjykim tej afateve të arsyeshme, është mbyllur me pushim nga gjykata e atyshme.

Natyrisht që do kishte vlerë numri dhe data e vendimit, se mund të lindte nevoja për ta paraqitur si argument. Por nuk është aq e domosdoshme sa të justifikojë rropatjen nëpër faqet e internetit.

Të presim çdo na sjellë e nesërmja për vulën konsullore.

Të fala

ju letem e fshini mesazhin e

ju letem e fshini mesazhin e siperm

qe nje tekst i mbartur nga nje imejll. Nuk ka te beje

Tribaliteti i theksuar qe

Tribaliteti i theksuar qe vjen nga Kosova po demton gjithe kombin.Ne momentin qe shqiptaret e kosoves u bene pjese e manipulimit te zgjedhjeve ne Tirane,kane hyre ne konflikt te hapur me shqiptaret e Shqiperise.Pasojat do te jene te renda per te dy palet ne Kosove e Shqiperi.

Do isha dakord qe te

Do isha dakord qe te respektoheshin figurat e ndryshme, por kur vjen fjala te Saliu.........nuk ka det qe i lan te zezat e tij.......Kjo tregon se shoqeria shqiptare ne te dy anet e kufirit eshte akoma tribale dhe krahinore......dhe institucionet marrin formen e ligjeve dhe dokeve te krahinave nga vijen keta arsimi ne kete rast ndikon ose nuk ndikon aspak.......

Kosovaret e duan Salen se ata

Kosovaret e duan Salen se ata duan shtetin ame, Shqiperine... e Shqiperia a i do ata? A i do Sala kosovaret kur ai e shet ceshtjen e Kosoves per ti puthur b...n Izraelit?

TURP SALA TURP

Jam shume dakort me kete

Jam shume dakort me kete shkrim. Problemi te ne eshte liderin politik e njesojme me shtetin apo entitetin (partine) politike te cilen ai drejton.

Problemi eshte qe nuk kemi vendosur mekanizmat e nje demokracie dinamike qe largon ne menyre te rregullt politikanet e i zevendeson ata me te tjeret. Prandaj Muci and co. jane gabim qe vazhdojne me tezen "po Rama eshte e keqja me e vogel ta haj dreqi". Mbase, mbase jo. Po per shume prej nesh ai ndryshim thjesht nuk eshte i mjaftueshem.

Nuk ta kan fajin "Muci and

Nuk ta kan fajin "Muci and co." or lal, qe mbar populli shqiptar asht 600 vite larg botes se DEMOKRACISE.

Mire thone andej nga Myzeqeja: Nuk din dhia, ç'eshte taxhija.

Ne kemi nje shprehje: ''

Ne kemi nje shprehje: '' Kepuce nga ana jote dhe le te jene me arna" . Berisha eshte gjakovar.

Kosovaret e duan Berishen

Kosovaret e duan Berishen sepse:

1) Jane maloke qe te dy palet.

2) Jane myslimane fundamentalist qe te dy palet.

3) Berisha u ka bere nenat kosovareve gjate Krizes ne Kosove me Kompanine 'Shqiponja' , me te cilen furnizonte Milosheviçin, pra ushtrine serbe, per te vrare kosovaret dhe per te djegur Kosovcen. Dhe mire bejne!

4) Saliu u ka vrare bijte mete mire te Kosoves, luftetare dhe intelektuale te ndershem te Kosoves. Por edhe kosovaret jane pajtuar me kete gje, dhe madje e adhurojne per keto gjera.

4) I mashtron dhe i genjen 24 ore pa pushim. Dhe kjo u pelqen kosvareve. Dhe kete e tregan duke ardhur per tevotuar per Sali Berishen me 8 Maj, 2011. Nese ne Maj erdhen per te votuar rreth 20.000 - 30. 000 kosovare, me 2013, do te vine 200.000 deri 500. 000 kosovare, se nuk e lene Bacen ne balte ata.

5) Dhe kosovaret, pavarsisht nga nje elite e vogel me inelektuale te mirefillte, jane te pashkolluar, qe ne i themi analfabete.

Ti Alban me këto mendime që

Ti Alban me këto mendime që ke, nuk gëzon asnjë të drejtë të gjykosh dikë për analfabetizëm. Nëse në Kosovë, ashtu sikurse në Shqipëri, ka analfabet, kjo nuk është për fajin e tyre. Kurse të jesh njeri "me shkollë" si puna e jote, është më e rëndë se sa të jesh analfabet. Nuk ka çfarë i duhet leximi dikujt si ti, që as leximi nuk e ka shpëtuar nga degjenerimi, në çdo aspekt.

Si përfundim, nnë më shumë do të doja të kisha bashkëkombas analfabet se sa të shkolluar si ti.

treba da mu jebesh majku da

treba da mu jebesh majku da te zove otac thone serbet shqip me vjen zor ta perkthej dhe si perfundim kosovaret e duan ate sic duan kosovaret rugoven kur tjeterkush i cliroi ajo qe ai i quante bandite pra uck.ai u ka bere kosovareve ate te fillimit e prandaj ata e duan

Ma hankshi karin

Ma hankshi karin teton!!!!!

Secili prej jush po shitet letrar, shkrimtar, analist ama ju lexova t'gjith edhe jeni t'gjith muta.

Pse bëni përçarje me fe, me fise, me prejardhje, me parti?!!!!

SHKONI N'PIDH T'NANES!!

Analize me te thukte nuk kam

Analize me te thukte nuk kam lexuar ndonjehere

Add new comment