Sa gjasa ka të bëhet një koalicion PS-LSI?

Postuar në 17 Nëntor, 2011 05:43
Mustafa Nano

Në intervistën e tij për të përditshmen “Mapo”, teksa pyetej në fund mbi një koalicion të mundshëm PS-LSI, Fatmir Xhafaj, sekretar ligjor i partisë (do të ishte mirë të gjenin një emërtim tjetër për këtë post partiak; ‘sekretar ligjor’ duket si një gjetje e bërë në ngut e sipër), nuk linte asgjë për t’u nënkuptuar apo interpretuar. Ishte i qartë si kurrë më parë e si asnjë tjetër mes të vetëve. Po e citoj në mënyrë të plotë: “Kjo logjikë [e koalicionit me LSI-në] më duket e drejtë kur nuk flitet për krushqi personale, për pazare emrash, personash, por për raporte organizatash e grupesh politike që kanë pas tyre njerëz dhe votues që kërkojnë një qeverisje ndryshe. Ca më shumë kur bëhet fjalë për simpatizantë e votues që i përkasin të njëjtit krahu politik. Në politikë dhe për më tepër në realitetin e politikës shqiptare ka rëndësi përcaktimi i prioriteteve. Personalisht nuk di të ketë prioritet më të madh se largimi i Sali Berishës një orë e më parë nga qeverisja e vendit. Kjo është tashmë një detyrë patriotike për cilindo që pranon se vendi po rrëshqet çdo ditë në humnerën e krizës ekonomike, krizës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Rreth këtij prioriteti duhet të bashkohemi të gjithë. Keqqeverisja e Sali Berishës po dëmton edhe socialistët, edhe demokratët, edhe LSI-stët, edhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, edhe socialdemokratët, çamët, demokristianët, republikanët apo legalistët. Ajo po dëmton vendin duke e çuar atë drejt një pike të mezikthyeshme. Ky alarm nuk e pranon arsyetimin e llogoreve partiake, apo rreshtimin strikt për ngjyrat e programeve. Ky është qëndrim patriotik ndaj fateve të vendit.”

Ky është një mesazh pra që është përcjellë edhe nga të tjerë, ndonëse – përsëris – jo kaq qartë. Përveç kësaj, ka kohë, ndoshta muaj të tërë, që socialistët e kanë pushuar luftën kundër LSI-së e Ilir Metës. Edhe njerëz që aty brenda kanë mentalitetin e fajkoit, apo të tjerë që nuk para i pëlqejnë kompromiset e bëra mbi kurrizin e kredove morale që mund të kenë, kanë heshtur po njësoj. Ndonjë sulm që bëhet kundër LSI-së mbulohet e maskohet në “sulmin e madh” kundër mazhorancës e qeverisë. Ndërsa nisma e ligjërime publike që kanë për target LSI-në nuk para të sheh syri.

PS-ja pati një kongres të bujshëm, të komentuar nga shumë drejtime si të suksesshëm, dhe aty nuk u dëgjuan kritika në adresë të LSI-së. Kryetari Rama foli mbi një orë, dhe përmendi disa herë Berishën, por në asnjë rresht nuk përmendi ndonjë aleat të tij. Në frymën e tij, apo ndoshta në respekt të një fryme që është krijuar tanimë në mjediset e socialistëve, edhe për të tjerët mazhoranca ishte baras me PD-në e me Berishën në atë kongres.

Për ata që nuk besojnë se këto janë prova të qarta të një detante, ka dhe një provë tjetër. Qysh nga momenti që ka nisur gjyqi, ku Ilir Meta është i akuzuar për tangjente të kërkuara apo të shpërndara, është vënë re që socialistët kanë bërë sehir. Edhe pse gjyqi duket i pilotuar, dhe gjyqtarët të futur në xhep (me ndonjë përjashtim), edhe pse ajo që po ndodh ngjan me një farsë, askush nga PS-ja nuk ka ngritur zërin për ta denoncuar këtë situatë. Dikush ka lënë të kuptohet se “nuk po e ngremë zërin, pasi janë institucionet që duhet të flasin tani”. Nuk kanë folur pra, ngaqë kanë medemek respekt për institucionet e drejtësisë. Kjo afërmendsh nuk hahet nga askush. Të gjithë e dimë se, sikur ky gjyq të zhvillohej ca muaj më parë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë do të kryqëzoheshin e do të denigroheshin faqe botës. Të ish ndryshe, Rama sot nuk do t’u vërsulej gjykatave për dënimet që u kanë dhënë deputetëve me akuzën si shpifës. Dhe e bukura është që, megjithëse foli për gjyqtarët e blerë nga pushteti, nuk i zuri në gojë ata të Gjykatës së Lartë. As gjyqin e Metës.

Çfarë po ndodh? Duket se socialistët po bëhen më praktikë. Ata po marrin masa për zgjedhjet e ardhshme, gjë që duket dhe te rikompaktësimi i forcave nga brenda, te fokusimi në kohë mbi reformën zgjedhore, te nënvizimi programor i opozicionit që po bëjnë etj., por të gjitha këto janë thjesht ca garanci më shumë, e jo garanci absolute për fitoren. Garancitë absolute vijnë prej llogarive aritmetike. Dhe aritmetika thotë se një koalicion PS-LSI e dërrmon Berishën.

Është i mundur një koalicion i tillë para zgjedhjeve? Në fakt, ca muaj më parë ka qenë krejt i pamendueshëm, ndërsa tani shihet si një gjë jo edhe aq e lehtë. Ka qenë kjo detantë mes dy partive që ka bërë që gjëja e pamundur të shihet tanimë si një gjë e vështirë. Dhe kalimi nga gjëja e pamundur te gjëja e vështirë është më i mundimshëm se sa kalimi nga gjëja e vështirë te gjëja e mundur.

Vihet re kollaj që në këtë analizë po refuzoj të merrem me pyetjen: a është e udhës të bëhet një koalicion i tillë; thjesht po përpiqem të gjej një përgjigje për pyetjen: a është e mundur? E në këtë kuptim, duhen kërkuar pak edhe arsyet e LSI-së për të ndërruar krah. Mendohet se nuk ka arsye të tilla, por në fakt ka. Dhe kuptohet që nuk janë të natyrës ideologjike, programore etj., (Ilir Meta nuk i fut fare variabla të tillë në arsyetimet e veta). Duket qartë se Ilir Meta nuk ndihet mirë në këtë koalicion. Sali Berisha ka ndarë byrekun, dhe i ka lënë atij pjesën e vet, por puna është se ish-kryeministri socialist kërkon diçka më tepër se sa kaq. Ai kërkon të ketë ndikim politik në mazhorancë, rrjedhimisht në vend. Dhe me Berishën këtë ndikim nuk e ka. Meta kurrë më parë nuk ka qenë kaq pa zë në skenën politike dhe mes ambasadorëve e ndërkombëtarëve. Kjo vjen prej natyrës së paktit të heshtur që ka lidhur me Berishën, i cili e ka lënë atë të kuptojë, se “mund të bëjë ç’të dojë me pjesën e byrekut, por e ka të ndaluar të ketë zë e të thotë ‘jo’ për ndonjë gjë”. Meta në këtë koalicion nuk ka pasur e nuk ka ndonjë ndryshim nga Astrit Patozi.

Arsyeja e dytë mund të ketë të bëjë me faktin që një ikje e Berishës në përfundim të mandatit të dytë është një gjë logjike, prandaj dhe e sponsorizueshme, në mos e sponsorizuar, nga ndërkombëtarët. Mendja ta thotë se në garën e ardhshme mes Ramës e Berishës, era ka për të fryrë në favor të të parit. Dhe Meta është në situatën që i duhet të shkojë andej nga fryn era.
Arsyeja e tretë ka të bëjë me një feeling “kulturor” që ai ka me krahun tjetër, atë të socialistëve. Unë nuk njoh PS-ist më të përsosur se sa Ilir Meta.

Nuk mund të mohohet që ka edhe arsye të mira për të qëndruar aty ku është, por fakti që edhe ai ka adoptuar politikën e “jo sulmit” ndaj socialistëve do të thotë se një koalicion me ta është duke e çuar nëpër mendje. Do duhej ndoshta një negociator i besueshëm dhe një moment i përshtatshëm, që ta bënte Ramën të bëhej tok me Metën, dhe anasjelltas. Por në këtë mes do të ish gabim të mendohej se negociatori do të mund të gjendej më lehtë se sa momenti i përshtatshëm. Jo, ata kanë nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër për një ndërmjetës serioz e të besueshëm, por cili është ai njeri që pranon të lërë reputacionin e besueshmërinë e vet peng të lojërave të njerëzve të tillë, të cilët e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të dyshojnë te sho-shoqi e t’ia dredhin njëri-tjetrit?

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

Shpreojme qe jooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo!

Submitted by Millovan Gjilasi (not verified) on

Mustafe,se hiqesh si njeri i moralit dhe i vlerave,te pakten i predikon per te tjeret.Kjo me shume se analize dhe pergjegjesi ndaj popullit,eshte deshire e jotja ,ashtu si te gjithe komunisteve,vetem per te hequr Sali Berishen nga pushteti.Deshirat tua dhe te Edi RAMES,NUK JANE NDJESHMERIA DHE PRITSHMERIA E SHQIPTAREVE,SHUMICE.Pra bash(e ke qejf kete fjale) per kete nuk do te ndodhe kjo gje,se atehere une do paraqes pare teje dhe te gjitheve si ti, te gjitha c'fare ka bere Ilir Meta dhe qe ti ja ke vene ne dukje me te drejte.Ateheri si do i jap vote nje krokodili te korrupsionit si Ilir META,atehere do humb edhe Edi RAMA bashke me ty.Je nje predikator i rendomte dhe i konsumuar,thjeshte se nuk pajtohesh dhe nuk e don lirine.

Submitted by anila (not verified) on

Duke lexuar kete komentin tend mendoj 'njeriu qenka qenie e çuditshme'.

Pergjigje mbi idene e shkrimit:

Nese bejne koalicion me Meten voten time nuk e marrin dhe ne djall te shkojne te tere bashke me Shqiperine.

Submitted by reforma (not verified) on

Zoti Millovan i pari qe ju pergenjeshtron juve eshte vete Zoti Berisha! I cili pa dyshim do te ishte puqur edhe me Edi Ramen nese ky do ti jepte pushtetin ashtu sic beri Meta! Pra ku jane komunistet? A mund te me gjesh nje qe ta takoj edhe une? Me duket se kjo puna e komunisteve eshte si puna e gjethes se fikut qe mbulon deshiren dhe epshin e papermbajtur per pushtet te "demokrateve"! Qe sipas meje jane "demokrate" vetem per arsye pragmatike, pra per te provuar me ane te ekzistences se komunisteve domosdoshmerine e qendrimit te tyre ne pushtet! Ah, pushtet, i shkreti pushtet, sa i embel qe je!

Submitted by Eduart Kardeli (not verified) on

I ,E ,nderuar Reforma!Komunistet qe ti e paske zor t'i gjesh,gjeji te ZERI I POPULLIT,te titulli "SHOK",te godinat e PPSH pa ish perpara se  i kemi ne vazhdimesi ,te Organizatat Baze qe funksionojne edhe sot.Nese ke nje fare moshe, duhet ta dish se c'fare ishin organizatat baze.Ato thjeshte te benin gjemen,por mund te hypnin edhe ne litar.Sa per kujtese,selia qendrore e PS-se sot eshte godina e Komitetit te Partise per Tiranen.Kjo nuk eshte as rastesi as aksident.Mos u mahnit nga analiste te llojit Frrok Çup,Mustafa Nano,Andrea Stafani,Artan Hoxha,Lorenc Vangjel,apo etj.etj.Me respekt per LIRINE,TENDEN PERSONALE NE RADHE TE PARE.

Submitted by Gingi (not verified) on

Godina e komitetit qendror te PPSH sot, besoj qe eshte dicka...Po c'fare do te thote kjo?

Ti shembim ,si thua? Historia fillon me Saliun , na mbetet vetem te vendosim,saliun sekretar te partise se punes apo sekretar te Partise demokratike. LOL.

Submitted by rezi rezart (not verified) on

Me shume se nje predikator i rendomte, Mustafa Nano verteton ate qe ka thene vete para pak vitesh kur u pyet nga Aleksander Frangaj nese nuk kishte bere ndonjehere kompromis. Menyra si e veshtronte Frangaj M. Nanon ishte shume domethenese, ajo e nje njeriu qe e njeh mire.... Dhe M. Nano i zene ngushte u detyrua te thonte se edhe ai kishte bere ndonjehere ndonje kompromis, se ka familje e shtepi per te paguar!!! Sot me shume se kurre ka dale dhe me penen e tij po punon per bashkim te PS me LSI, ne mbrotje te Ilir Floririt. Si dhe thuhet se shkon hapur dhe u kerkon socialisteve te pranojne Ilirin se ai eshte gati te kthehet me ta!!!

Mustafa, te ka dale boja, edhe fakti qe kete site e shohin shume me pak njerez se dikur flet vete. Menjehere pas zgjedhjeve te dates 8 maj, more kthesen kunder Edi Rames dhe ndoshta i sponsorizuar nga Ilir Floriri ben avokatin e tij gjasme se eshte me mire te rrezohet Sali Berisha. Nese do te ndodhesha para dilemes per te votuar ne rastin kur Ilir Meta eshte me PS, une do votoja per Berishen, megjithese e urrej per gjithe ato qe i ka bere dhe vazhdon t'i beje ketij vendi. Te pakten VIDEO te Berishes s'kemi pare!!!!

Submitted by altin21 (not verified) on

LSI=ILIR META,  nese e mendojme se per nje moment Ilir Meta vendos te terhiqet nga politika.... do kete me LSI? pra per mua LSI eshte nje dukuri kalimtare, biles shume eshte zgjatur si dukuri...

Submitted by vangjel (not verified) on

Deshira per te rezuar Saliun eshte normale .por menyra qe juve z Muci mendoni qe duhet te ndiqet  per te rezuar Salen eshte shume e gabuar.Shqiperija asnjeher nuk ka qene kaq keq as kur u pushtua nga gjermanet dhe italjanet se sa u pushtua nga berishistet dhe hajdutet e alabakut Nano .dihet kush jane berishistet njekohesisht dihet qe Lsi eshte nje bande hajdutesh te prodhuar nga bataku Nano.Atehere eshte normale qe ne shqiperi te vazhdohet akoma pas 20 vitesh me shitje pushtetesh .Ju gazetaret duhet te jeni te paret qe te luftoni keto bashkime hibrite  e jo te beheni megafone te Ilir metes

Submitted by Astrit (not verified) on

Habitem sesi per komentuesit e shkrimeve,ndonjehere ka me shume rendesi qendrimi apo personaliteti i "Mucit" sesa tema e diskutimit.
Mua me duket se nuk ka te beje hic nese Muci predikon vlera apo antivlera dhe nuk eshte puna e z. M. Nano te jete ideologu i nje opozite te ardheshme. Si gazetar (dhe goxha serioz sa per ate pune) ai po gjurmon dhe sinjalizon tendenca te zhvillimeve te ardheshme dhe jo zgjidhje madhore te halleve te vendit.

Submitted by reforma (not verified) on

Ne kushtet e mungeses se "partise se moralit" dhe ne kushtet e pragmatizmit ekstrem, bashkimi me LSI-ne mund te mos jete vetem mundesi, por ndoshta zgjidhja e vetme! Ne se kjo zgjidhje eshte e mundur apo jo kjo mbetet per tu provuar nga zhvillimi i ngjarjeve, askush nuk ka shkopin magjik per ta parashikuar.

Submitted by katarakti (not verified) on

Personalisht do te pranoja qe PS-ja te mbetej edhe 8 vjet ne opozite sesa te bashkohej me partine e Metes. Heret a vone Berisha do ta kepuse qafen, por bashkimi me Hajdutin me Bllok do ta diskreditoje PS-ne, siç e diskreditoi edhe flirti i Rames me Priftin para zgjedhjeve te 8 Majit.Tek Rama une shpresoj te shoh nje Nol, Ataturk, Garibald, De Gol etj. Pra nje njeri qe do te ringreje vendin  dhe popullin nga ana ekonomike, morale, dinjiteti, patriotike dhe bashkimi qofte edhe pragmatik me Meten do me zhgenjeje pa fund.

Submitted by lalai (not verified) on

Puna nuk eshte qe "vetem Berisha te rrezohet",bile me ç' do mjet si propozon Mustafai.Se ky eshte e keqja e vendit.Dhe kjo ne emer te parimeve.Menyra se si na e servir Z.Nano,eshte thjeshte "TE NDERROJME HAJDUTET" se me keta qe jane sot u merzitem.Kjo nuk eshte zgjidhja ,ndoshta zgjidhje per autorin,se edhe ky ndofta pret dicka,sigurisht per te miren e tij,por jo per 95 per qind te shqiptareve ne mjerim.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nqs behet koalicion me hajdutin META, atehere PS dhe Rama do te mbarojne si Parti, dmth duhet te skrihet si aprti. Nuk behet aleance me hajdute si Meta. Eshte turp ta mensoh e jo me ta zhvillosh si ide.

Submitted by geni (not verified) on

kjo qeveri per mua eshte glase pule. Opozita qe do fitoje zgjedhjet per te zevendesuar glasen me vezen. Nqs perzjejme glasen me vezen. Rezultati dihet. Bujrum hajeni.

Prandj Rama nuk fiton sepse nuk ndahet dot nga glasa. Duke zhuritur opoziten.

Submitted by geni (not verified) on

kjo qeveri per mua eshte glase pule. Opozita qe do fitoje zgjedhjet per te zevendesuar glasen me vezen. Nqs perzjejme glasen me vezen. Rezultati dihet. Bujrum hajeni.

Prandj Rama nuk fiton sepse nuk ndahet dot nga glasa. Duke zhuritur opoziten.

Submitted by ERVIN (not verified) on

Per mua Edi Rama eshte pishtar i mashtrimit dhe i hipokrizise. Eshte ai shtylla e vertete e pushtetit te Berishes me paaftesine e vet per te fituar. Largimi me vote i Berishes behet vetem duke pare ne figura te majta pertej Edi Rames. Sa per aleancen PS-LSI mendoj se aleanca e mazhorances aktuale eshte shume here me "e moralshme" se ajo e hipotezuara.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Nano,Nano!

Me vjen keq,per mendimet e shprehura nga ana juaj ne kete opinion,megjithese keni thene nje gje qe ka per te ngelur legjendare ,ashtu si thenia juaj:" Kur opozita eshte siç....",keni thene :

"Une nuk njoh nje PS-ist me te persosur se Ilir Meta."

Ky eshte thelbi i artikullit tuaj : Sa te kete Meta dhe ......... pushteti do t'i ngelet Berishes,jo se do t'i jepet.

Sot kemi nevoje,populli ka nevoje per ide te reja,per ngritje ne proteste te sudenteve dhe te inteligjences perparimtare,por pa u tradhetuar iedealet e tyre.

Submitted by zefi (not verified) on

sa i takon shkrimit-analizes suaj z.Nano, une mendoj se gjithçka ben vaki me keto lepuj qe ka mban brenda stani i PS, dhe jo per ndonje gje por jane lepujt e partise mem. Ju vertete analizoni drejte ate çka ata 'soc-lesheli-stat' te ashtuquajtur 'mendojne #', ne fakt dhe ata smendojne asgje per te çene. Kjo eshte opozita ne Shqiperi, shtyje ta shtyjme, nga qe dhe ata e dine mire se s'kane se ç'ti ofroine ketij populli , lene me deshire PD-Berishen te qeverise. Pse mund ta besoje ndonje naiv qe H.Milloshi u 'rebelua dhe shkoi e fjeti' me mulligjine??? Po ne fund te fundit dhe Ilir Meta seshte me shume  komunist se Milloshi, athere kush na qenka 'mekati' i tij? Mbajti ne pushtet serish komunistet e PD-s. Pare ne kete sy, gjthçka ben vaki, vetem nje gje nuk ndodh ketu, qe nje force politike te mendoje e veproje ne perputhje me programin politik kjo s'ndodh as s'pritet te ndodhe ndryshe. Ka kuptim te thuhet qe ; "duhet te rrezojme Berishen nga pushteti" kur ata vete e mbajten ne pushtet, apo u harrua gerdeci, Mediu s'na qenka i keq, keshtu harroine edhe Meten, rendesi ka restaurimi i pushtetit jo reformimi i tij, 'arnimi' i pushtetit duke 'grisur kemishen e re' te rivalit brenda llojit dhe 'arnuar ate te shkoquren e lyrosur te vehten. Beso pastaj tek ata "te mendimit #" te vetequajturit 'politikane-reformator' se arrijne te bejne ca gjimnastike dhembesh para mediave televizive te 'porositura nga porositesit' pushtetmbajtes PD-PS. Berisha bie nga pushteti kur PS te vendose dhe ps vjen ne pushtet kur te deshiroje Berisha. keshtu mendoj une. Respekte te me falni per rrjeshtat e shumte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.