Takime të pasdites. Viti 1994.

….. Kur kthehemi [nga Durrësi] në shtëpi, ajo, si zakonisht, është plot me njerëz. Njerëzit rrinë në dhomën e pritjes. Pinë kafe dhe bisedojne si në kafene. Një pjesë janë miq e të njohur. Të tjerët, të panjohur. Ka një parti dhe rryma të ndryshme politike dhe, kuptohet, që shumica e bisedave janë politike. Në përgjithësi njerëzit janë pasionantë, nervozë dhe shpesh fillojnë të grinden me njëri-tjetrin. Në disa minuta marr vesh të rejat e fundit: vazhdon acarimi me Greqinë, për shkak të një vrasjeje të shëmtuar afër kufirit. Pëshpërima të ndryshme lidhur me daljen në gjyq së shpejti të ish-presidentit Alia. Një aktore e Teatrit Kombëtar është kthyer e zhgënjyer nga jashtë shtetit dhe ka botuar një intervistë, që s'është pritur mirë nga ata që shpresojnë të gjejnë punë në Perëndim.
Drejtori i një gazete pavarur, "Dita information" më pëshpërit se ka diçka për të njoftuar. Hiqemi pak mënjanë dhe më thotë se ka një informacion se shërbimi i fshehtë grek dëshiron të vrasë peshkopin grek Janullatos në Tiranë, për të shkaktuar luftë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk e besoj fare, ai ngul këmbë. Është i zbehtë në fytyrë nga kjo dhe mendon që nesër ta shpallë në gazetë. S'di ç't'i them. Ndërsa me vete mendoj se proverbi "ditë e re, fat i ri", tani është zëvendësuar me "ditë e re, skandal i ri". E shoqja e përkthyesit tim, Jusuf Vrionit, i telefonon time shoqeje për t'i thënë se për herë të parë pas tridhjetë vjetësh që janë martuar, Jusuf Vrioni, i shquar për elegancë dhe sqime, nuk është rruar në mëngjes, për shkakun tim. Domethënë, kaq shume është i ngarkuar me përkthimet që Fayard i kërkon me ngut, saqë ka lënë pas dore edhe atë gjë që nuk e ka lënë as në kohen kur ndodhej në burg. Pasdite shkëputem një çast nga bujtësit për të shkuar në sheshin 'Skënderbe', sepse dua të shikoj me sytë e mi këmbiminin e monedhës. Pranë Bankës së Shtetit, banka të vogla private, madje individë, bëjnë operacione financiare të ngatërruara. Rrugës për në shtëpi takoj përkthyesin e vjetër të Balzakut, Enver Ficon. Kemi punuar të dy për shumë vjet së bashku në Lidhjen e Shkrimtarëve. Ka ruajtur zakonet e finesën e intelektualëve gjirokastritë. "Ç'qe kjo që ndodhi, more Ismail, më thotë. Kaq i keq na doli ky Enver Hoxha, adashi im?" "E pra", i përgjigjem. Ai tund kryet: "ç'është e vërteta, ca shenja i kishte dhënë që atëherë kur kemi qenë bashkë në gjimnaz. Mbaj mend, më kërkoi për ta lexuar 'Dashnori i Lady Chatterley' dhe nuk ma ktheu më". Dita vazhdon kështu e ngjeshur si dhe ditët e tjera të javës. Në orën 20 shikoj lajmet, ngaqë pas dyzet vjetësh propagande komuniste ende kam etje për të dëgjuar në gjuhën e vendit tim lajme të formuluara ndryshe. Në oren 20.15 troket te dera një i çmendur, i cili dëshiron të bisedojë me mua për çështjet e universit. Në orën 20.30 jemi ftuar për darke tek ambasadori gjerman. Në kohën që po nisemi më merr në telefon drejtori i gazetës "Dita informacion" për të më thënë se dyshimi lidhur me vrasjen e peshkopit greko-shqiptar është i vërtetë, madje ai i ka çuar fjale ndërkaq peshkopit, i cili qenka përgjigjur se nuk është hera e parë që dëgjon paralajmerime ogurzeza dhe se ai është gati të shkojë te Zoti, kur ai ta kërkojë...Them me vete: edhe kjo i duhet sot Gadishullit Ballkanik: vrasja e një peshkopi grek në tokën shqiptare. Tirane, 1994"
Shënim: Ky fragment është shkëputur nga një shkrim i Kadaresë, publikuar në vitin ’94, e që është përfshirë në librin e fundit të së shoqes, Helenës.
Comments
E re , Lelo (Sh.N.)

E re , Lelo (Sh.N.) ...Ti na e paske shpetuar fortlumturine e Tij kryepeshkopin Anastas nga atentatet greke ?! Je i madh o "locke"...

Un nuk kuptoj se si ka

Un nuk kuptoj se si ka mundesi qe populli shqiptar vazhdon te ndigjoje PRRALLAT e Kadares !!!!!

Perpiquni me vleresu ate cka

Perpiquni me vleresu ate cka jep Kadareja si shkrimtar, te tjerat kane rendesi shume me pak.

Ne fakt shqiptaret po te

Ne fakt shqiptaret po te vrisnin Janullatosin do i benin nje sherbim te madh Shqiperise..

U poo, do na hapte lufte Greqia , si do ja benim pastaj , looooooooooooooooooooooool

Apo nuk jane edhe luftetare te medhenj ata kauret -- loooooooooooooooool

Add new comment