Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, minoritarët grekë që kandidojnë në zgjedhjet e 6 Majit

Postuar në 25 Prill, 2012 06:36

Kampioni olimpik i Greqisë, peshëngritësi Pirro Dhima, i pari në listën e kandidatëve për deputetë të PASOK, nuk është i vetmi minoritar i zgjedhur nga partitë politike greke, për të kandiduar në zgjedhjet e 6 majit në vend. Sportisti i njohur me 4 medalje olimpike është pozicionuar nga kreu i PASOK në krye të listës me 12 kandidatët që e kanë të siguruar hyrjen në Parlament, ndaj mund të quhet padyshim deputet i ardhshëm i Parlamentit grek. 

Ndotja e liqenit në Kukës, banorët frikë nga helmimi

Postuar në 24 Prill, 2012 09:20

Pas më shumë se një muaji nga ndotja e thellë e liqenit nga mbeturinat e ardhura nga Kosova apo zonat rurale të Kukësit, banorët e qytetit nuk konsumojnë më peshkun e tij nga frika e helmimit. Sic shprehen dhe vetë banorët, ata që nga momenti i ndotjes kanë vendosur që të mos konsumojnë më produktet e nxjerra nga liqeni. 

"Faktikisht nuk kemi konsumuar. Kjo punë vështirësohet më shumë me ndotjen e liqenit, kështu që nuk duhet konsumuar", thotë një banor.

Greqi, ND kryeson sondazhet, Venizelos epërsi ndaj Samaras

Postuar në 24 Prill, 2012 09:04

Sondazhet e fundit në Greqi përforcojnë faktin se në parlamentin e ri do të përfaqësohen 10 parti, ndërkohë që një shumicë prej 70-75% e të pyeturve, shprehen për domosdoshmërinë e një qeverie të bashkëpunimit, e cila duhet të bëjë gjithçka që vendi të mos dalë nga euro. 

Dita e librit festohet në bibliotekë e universitet

Postuar në 24 Prill, 2012 05:15

Eshtë festuar dje në Tiranë Dita Ndërkombëtare e Librit, një aktivitet që organizohet në të gjithë botën përfshi edhe Shqipërinë për të 10-in vit radhazi. 

Festimet kanë nisur me një panair të vogël të përvitshëm libri që bëhet në oborrin e fakultetit të Histori- Filologjisë dhe konferencat shkencore të mbajtura në sallat e leksioneve. Sivjet, pedagogët e Letërsisë në Fakultetin Histori- Filologji promovuan revistën "Letra" e cila sipas tyre do të ketë si mision kritikën e letërsisë. 

AI: Diskriminim i muslimanëve në Evropë

Postuar në 24 Prill, 2012 05:14

 

Maqedoni, mediat: Në kufirin me Kosovën ka grupe të armatosura

Postuar në 24 Prill, 2012 05:04

Në titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ e ditës së Martë shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura. Këto grupe të uniformuara sipas gazetës i kanë parë edhe policia dhe me këtë janë të njohur instancat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton shkrimin portali Shqipmedia. 

Greqi, frika nga ekstremi i djathtë

Postuar në 24 Prill, 2012 05:01

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi, pothuajse të gjitha partitë kryesore në politikën greke janë bashkuar të paktën në një qëllim. Të luftojnë atë që e konsiderojnë si njollë turpi për vendin, por ajo që forcohet cdo ditë e më shumë, partinë Hrisi Avgji ose Agimi i Artë, është organizata politike e ekstremit të djathte, që vetëdeklarohet si lidhje nacionaliste me identitet popullor. 

Elbasan, mbetjet spitalore hidhen në natyrë

Postuar në 23 Prill, 2012 10:28

Mbetjet spitalore të Elbasanit depozitohen në fushën e mbeturinave të qytetit. Ndonëse ka një ligj të mirëpërcaktuar për menaxhimin e mbetjeve spitalore dhe trajtimin vecmas të tyre, në Elbasan ato hidhen në natyrë të hapur, pranë fushës së vendepozitimit të mbeturinave urbane. 

Dështojnë bisedimet për buxhetin, bie qeveria në Holandë

Postuar në 23 Prill, 2012 10:12

 

Arsimi parauniversitar, debate me grupin e interesit

Postuar në 23 Prill, 2012 10:10

 

Nene të caktuara të draftligjit për arsimin parauniversitar, po kundërshtohen nga grupe të interesit. Këtë herë qendra shqiptare e asistencës arsimore, ëhstë kundër kryesimit të Këshillit kombëtar të  arsimit parauniversitar nga ministri, dhe nga prefektet në nivel vendor.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara