Arkiv-Lajme të përditësuara

Pas Francës, edhe Turqia kërcënon Sirinë me luftë

Postuar në 26 Prill, 2012 11:56

Pas Francës, edhe Turqia kërcënoi të enjten Sirinë me përdorimin e forcës, nëse një zgjidhje për krizën në vend nuk do të gjendet së shpejti. 

Ditën e mërkurë, Ministri i Jashtëm i Francës, Alain Juppe, tha për herë të parë se “forca ndërkombëtare është një opsion”, për të detyruar qeverinë e Bashar al-Assad që të tërhiqet nga masakrat që realizon ndaj civilëve.

Kujtohen viktimat e katastrofës së Çernobilit

Postuar në 26 Prill, 2012 05:33

 

SHBA, ekonomia rimëkëmbet

Postuar në 26 Prill, 2012 05:30

 

Greqi, Pirro Dhima: Kandidova, si detyrim ndaj Atdheut tim

Postuar në 26 Prill, 2012 05:29

 Fituesi i 4 medaljeve olimpike, Pirro Dhima përmes faqes së tij personale në Facebook, shpjegon arsyet që e bënë të pranojë propozimin e kryetarit të PASOK-ut për të kandiduar në zgjedhje. 

Ai iu përgjigj në këtë mënyrë edhe disa komenteve ironike, në rrjetet sociale menjëherë pas lajmit se ai kryeson listën e kandidatëve të PASOK. “Pirro hyri në politikë që të mbajë peshën e borxheve”, “Pirro shpreson të ngreje PASOK-un nga llumi ku është futur”, "Pesha e borxheve është e madhe edhe për Pirron", shkruajnë komentuesit në blogje të ndryshme. 

AI: Koha që t'iu jepet prioritet krimeve të luftës në Kosovë

Postuar në 26 Prill, 2012 05:11

 Në qershor të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian do të miratojë zgjatjen e mandatit të Misionit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX. Në raportin e saj më të ri, organizata Amnesty International (AI) apelon që ky mandat të përfshijë masa specifike, të cilat sigurojnë se EULEX-i, si çështje me urgjencë, do të konsiderojë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve, përfshirë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. 

Ligji për arsimin, komuniteti fetar: Të vendoset lëndë mbi njohurinë e fesë

Postuar në 25 Prill, 2012 10:44

Komunitetet fetare kërkojnë përfshirjen në shkollat publike të arsimit parauniversitar të një lëndë me njohuri për fenë. Përfaqësues të katër besimeve fetare në vend, parashtruan propozimet e tyre, në komisionin parlamentar të Edukimit, ku po shqyrtohet drafti ligjor për arsimin parauniversitar. Myslimanët kërkuan gjithashtu që të mos ndalohet me ligj shprehja e identitetit fetar  në shkollat publike. 

Deficiti tregtar, Fullani: Rënie e ndjeshme eksportesh

Postuar në 25 Prill, 2012 10:43

Eksportet janë reduktuar ndjeshëm gjatë vitit 2012, duke ndikuar në thellimin e deficitit tregtar. Ky fakt është pohuar nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë prezantimit të politikës monetare për 3 mujorin e parë 2012.

Fullani tha se thellimi i deficitet tregtar ka ardhur si rezultat i efekteve të krizës së eurozonës në ekonominë shqiptare. 

BE, 100 milionë euro për mjedisin

Postuar në 25 Prill, 2012 10:34

Bashkimi Europian, vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit ka dhënë 100 milionë euro, për mbështetjen e mjedisit në vendin tonë. 

Kreu i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi tha se vetem ne janar jane alokuar 4 milionë euro.

Breivik: Nuk jam i çmendur

Postuar në 25 Prill, 2012 06:46

Anders Behring Breivik pritet që të deklarojë para gjyqit në Oslo se ai është i shëndetshëm nga pikëpamja mendore dhe se nuk duhet të mbyllet në psikiatri. 

Breivik ka pranuar vrasjen e 77 personave në dy sulmet e kryera nga ai korrikun e shkuar, por ai mohon përgjegjësiën kriminale. 

Gjermani, ‘Lufta e Hitlerit’ rikthehet pas 90 vitesh, për herë të parë pas LII2

Postuar në 25 Prill, 2012 06:38

Një edicion i ri, i librit të shumëpërfolur Mein Kampf (Lufta ime), i Adolf Hitlerit pritet të publikohet në shtetin amë (Gejrmani) në vitin 2015, për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore. Ky është projekti i qeverisë bavareze, i cili mban të drejtat ekskluzive të tekstit, që përmban themelet e ideologjisë dhe programit të partisë naziste.

Sipas landit bavarez, vendimi vjen si shkak për të shmangur spekulimet e shumta dhe abuzime tregtare nga botuesit e paskrupullt. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara