Arkiv-Lajme të përditësuara

Mediat bullgare: Ndarja e Maqedonisë zgjidhja më e mirë

Postuar në 23 Prill, 2012 05:41

Ndarja e Maqedonisë është opsioni më paqësor për të ardhmen e këtij vendi për të shmangur skenarët e konflikteve horror. Sipas gazetës bullgare Novinite, Maqedonia ka rol kyç në stabilitetin e tërë rajonit, ndërsa destabilizimi i saj mund të jetë mënyra më e mirë për të rikthyer luftën ndërkombëtare dhe vetëm për gjysmë ore konflikti do të ndizet në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani dhe Turqi, raporton agjencia e lajmeve INA. 

Fëmijët minatorë të Bulqizës

Postuar në 23 Prill, 2012 05:40

Shumica e familjeve në qytetin e varfër të Bulqizës, të vetmen mënyrë jetese kanë mbledhjen në mënyrë ilegale të kromit. 

Keto masive guresh te krijuara para viteve 90 nga puna e ish te burgosurve politike jane burimi i vetem i te ardhurave. Ne keto stoqe me se shumti punojne femijet, te cilet pas shkolles apo ne ditet e pushimit lene librat dhe nisin te germojne. Per te fituar 300 leke ne dite keta femije duhet te germojne dhe te transportojne ne kurriz 100 kilogram gure. 

Raundi i parë, 40 milionë votues francezë zgjedhin presidentin

Postuar në 22 Prill, 2012 12:29

40 milionë votues francezë janë thirrur në raundin e parë të votimit për zgjedhjet e dhjeta presidenciale të Republikës së Pestë. 85,000 vendvotime janë hapur në mbarë vendin  në orën 8.00 të mëngjesit. Ato do të mbyllen në  orën 6.00 të pasdites ndërsa në qytetet e mëdha  me dy orë vonesë. 

Turqia lobon për Bosnjen në NATO

Postuar në 22 Prill, 2012 12:22

Turqia ka nisur një fushatë ndërkombëtare në mbështetje të anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës në Planin e Veprimit të NATO-s, hapi i fundit përpara ftesës zyrtare për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e aleancës. 

Sipas asaj që raportoi të dielën e përditshmja boshnjake “Dnevni Avaz”, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, po ndërmerr një nismë të fortë diplomatike favorizuese dhe do të përfshijë këtë çështje në samitin e ardhshëm të NATO-s, në Çikago, në datën 21 maj.

"Kronikë në gur", 6 restaurues të huaj në Gjirokastër

Postuar në 22 Prill, 2012 09:15

Gjashtë restaurues të huaj nga Anglia, Italia dhe Bullgaria në bashkëpunim me specialistë vendas po kryejnë konservimin dhe restaurimin e objekteve që do të ekspozohen në muzeun "Kronikë në Gur" që do të celet në parg të 100 vjetorit të pavarësisë në Gjirokastër . Specialistët shprehen se objektet e restauruara  do ti japin një vlerë të jashtëzakonshme muzeut ku do të ekspozohen mbetje arkeologjike,armë të periudhës së para Pavarësisë dhe veshje popullore të krahinave të luginës së lumit Drinos, duke dëshmuar për pasurinë e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.

Të varfërit pa shtëpi, i penalizon sistemi i pikëzimit

Postuar në 22 Prill, 2012 09:05

Sistemi i pikëzimit i miratuar me konsensus nga të gjithë këshilltarët bashkiakë në Korcë ka lënë jashtë mundësisë për tu pajisur me një banesë familjet e varfra. Në këtë sistem numri më i madh i pikëve i është dhënë të ardhurve, që për një familje me 6 persona duhet të jenë të garantuara maksimalisht 65.040 lek dhe minimalisht 31.074 lek në muaj. 

Rreziqet e reja në ekonomi

Postuar në 22 Prill, 2012 08:56

Në raportin e saj të fundit mbi stabilitetin financiar, Banka e Shqipërisë evidenton disa nga rreziqet që mund t’i vijnë ekonomisë në vijim. 

Banka vëren se stimuli fiskal dhe kërkesa e huaj për produkte dhe shërbime shqiptare do të vijojnë të zvogëlohen. Duke patur parasysh këtë rrezik, Banka këshillon qeverinë se është mëse e nevojshme ulja e borxhit publik dhe mbajtja e deficitit në nivele të ulëta. 

Zgjedhjet, PASOK merr votues nga Shqipëria

Postuar në 22 Prill, 2012 06:19

Ministria e Brendshme Greke duket se ka nisur një fushatë për dhënien e nënshtetësive në masë. Kjo gjë mund të verifikohet mjaft lehtë duke parë listën e personave që kanë marrë këtë nënshtetësi gjatë muajit të fundit. Referuar dokumenteve të publikuara nga Ministria e Brendshme e Greqisë rezulton se, vetëm për periudhën 2 - 20 prill, 129 shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke. Ky numër bëhet ende më i madh po të shtrihesh më gjatë në kohë. “GSH” ka arritur të sigurojë këtë listë, ky bie në sy një numër i madh personash që kanë marrë nënshtetësinë e shtetit fqinj.

Kinë-Rusi, stërvitje e përbashkët ushtarake

Postuar në 22 Prill, 2012 06:16

Flotat detare kineze dhe ruse kanë nisur një stërvitje të përbashkët në ujrat e Detit të Verdhë, në brigjet lindore kineze, raportuan të dielën mediat e të dy vendeve. 

Në stërvitje u simuluan operacione anti-nëndetëse dhe shpëtimi i anijeve të marra peng. Kjo është hera e parë që të dy vendet realizojnë një stërvitje të tillë, ndonëse që prej vitit 2005 ka pasur katër bashkëpunime të ndryshme.

Holandë, zgjedhje të parakohshme, shkak kriza financiare

Postuar në 21 Prill, 2012 14:11

Negociatat mes koalicionit qeveritar në Holandë dhe aleatit të saj në Parlament për reduktimin e deficitit publik kanë dështuar duke i hapur rrugën një rrëzimi të mundshëm të qeverisë. 

Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, për shkak të dështimit të negociatave mes palëve. 

Negociatat, që nisën më 5 mars dhe parashikuar fillimisht për të zgjatur tre javë do të mundësonin arritjen e një marrëveshjeje për kursimin e 16 miliardë eurove për të reduktuar deficitin publik të Holandës.

 

Ballkane.com

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara