Arkiv-Lajme të përditësuara
Ekspertët: Menaxhimi i monumenteve, i gabuar
Ekspertë të trashëgimisë kulturore shprehen kundër kursit që po ndjek ministria e Kulturës për menaxhimin e monumenteve dhe siteve arkeologjike.
Kanceri i gjirit, dyfishohet numri i pacientëve në Korçë
Nga viti 2005 numri i të prekurve me kancer gjiri është dyfishuar në qytetin e Korcës. Vetëm në vitin 2011 u shënuan 32 raste të reja duke e renditur Korcën qytetin e tretë pas Tiranës dhe Shkodrës për numrin e grave të prekura nga kanceri i gjirit . Ky numër sipas specialistëve llogaritet të jetë shumë më i madh pasi një pjesë e pacienteve i drejtohen direkt pas konstatimit Tiranës ose trajtimit jashtë vendit.
Kuba: Ka nisur rebelimi latin ndaj SHBA-ve
Kuba e cilësoi si një rebelim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, samitin e vendeve të Amerikës, ku shtetet latine dhe ato të Amerikës Qëndore protestuan kundër mospjesëmarrjes së përfaqësuesve kubanezë.
Në një deklaratë, Havana zyrtare akuzonte presidenti Barack Obama se kishte vendosur kundër vullnetit të shumicës dërrmuese, duke vendosur një “veto perandorake”, kundër heqjes së sanksioneve në fuqi prej disa dekadash kundër shtetit komunist.
Sondazhi: Parlamenti grek, ND merr 110 vende, PASOK 48
Rezultatet e sondazhit më të fundit para zgjedhjeve të 6 majit, ravijëzojnë një parlament me 10 parti në Greqi.
Nga sondazhi, që u krye për llogari të televizionit Alpha, rezulton se Demokracia e Re do t’i fitojë zgjedhjet me 22,3% të votave, duke siguruar 110 vende në parlament, e ndjekur nga PASOK-u me 17,8% dhe 48 vende.
Shkurtohet lista, 1500 familje pa ndihmë ekonomike
Shërbimi social shtetëror ka shkurtuar listën e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike duke e cuar atë në 97 mijë e 341 familje nga 98.930 që ishte në fund të vitit 2011.
Drejtori i këtij institucioni Mihal Naco tha se ky vendim u mor pas një kontrolli në mbarë zyrat rajonale të shërbimit social në periudhën janar-shkurt të këtij viti.
Mediat greke: Kriza detyron emigrantët të ikin në Shqipëri
Mijëra emigrantë shqiptarë po largohen nga Greqia”, “Emigrantë në Greqi, biznesmenë në Shqipëri”, “500 mln euro dërguan emigrantët në Shqipëri”, apo “Kthehen në shtëpi për shkak të krizës”, këto janë disa nga titujt e shkrimeve që media greke i kushton situatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, në kushtet e krizës që po përjeton ky vend.
Arsim, sindikatat kundërshtojnë projektligjin e ri
Sindikatat e pavarura të arsimit kanë kundërshtime për dy nenet e projektligjit për arsimin parauniversitar, që lidhen me emërimet dhe shkarkimet e mësuesve në këtë sistem.
Ato kanë kërkuar ndryshim të nenit 61, në të cilin thuhet se një mësues largohet nga puna kur rezultatet e tij janë të ulta në krahasim me kolegët e tjerë.
Kryetari i Federatës së Arsimit, Xhaferr Dobrusha tha se, formulimi i nenit për shkarkimin e mësuesit nga drejtori, nëse klasa e tij nuk arrin rezultate të mira në mësime në raport me kolegët e tjerë, lë vend për abuzime.
Lezhë, rrezikojnë shembjen 13 shtëpi
Masive të tëra dheu jane shembur në lagjen varosh të qytetit të Lezhës, duke rrezikuar të pakten 13 banesa. Fatmiresisht shembja nuk ka demtuar asnje shtepi, megjithatë mesohet se rreshqitjet e dheut arrijnë masen e 10 mije metra kub.
Kreu i Inspektoriatit Ndertimor në Bashkine e Lezhës Bilal Maldi tha gjatë nje prononcimi për mediat se një situatë e tillë është fenomen natyror i favorizuar nga reshjet e rena ditet e fundit, por sipas tij ndikues për kete rreshqitje janë bere edhe hedhja e mbetjeve apo dherave nga firma ndertuese e rruges së kalase.
Gazetari maqedonas kërkon një Breivik për shqiptarët
Në ditën kur terroristi norvegjez Anders Bering Breivik po gjykohet në Oslo për vrasjen e 77 personave të pafajshëm, gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski, show-men në Televizionin "Kanal 5", ka mbështetur publikisht përmes profilit të tij në Facebook, idenë e një Breiviku edhe në Maqedoni.
Shqiptarët sulmojnë sitin e partisë greke
Hakerat shqiptarë kanë sulmuar faqen zyrtare të Kryetarit të Partisë së Re të së djathtës greke, Panos Kamenos.
Përdoruesit e faqes “panoskammenos.gr”, kanë parë të habitur të shkruhet në faqen e kryetarit të partisë "Grekët e pavarur" flamurin shqiptar, ndërsa në sfond dëgjohen këngë patriotike shqiptare.
