Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, evazioni fiskal, do pezullohen llogarite bankare

Postuar në 27 Prill, 2012 08:56

 

Zyrat tatimore mund të pezullojnë në mënyrë të menjëhershme llogaritë bankare të personave që konstatohet se bëjnë evazion fiskal.
 
Këtë përcakton një qarkore e ministrisë së financave që iu është dërguar gjithë zyrave tatimore të vendit, dhe ku thuhet gjithashtu se pezullimi i llogarive do të kryhet para se personat në fjalë të thirren për verifikim. 

Ndotja me lëndë kimike në liqenin e Fierzës në përmasa alarmante

Postuar në 27 Prill, 2012 08:29

Përmasa gjithnjë e më alarmante po merr niveli i ndotjes së ujrave të liqenit të Fierzës, në rrethin e Kukësit, duke shkaktuar dëmtimin në një masë të konsiderueshme të faunës së këtij liqeni. Por nuk janë vetëm ndotjet urbane e bakteorologjike të pranishme gjerësisht në ujrat e këtij liqenit. 

Një ditë më parë, vetëm brenda pak orëve ndotja me lëndë kimike ka arritur në një nivel mjaft të lartë, duke shkaktuar një katastrofë ekologjike. 

Këtë e pohojnë edhe specialistët e peshkimit, të cilët këshillojnë moskonsumimin e peshkut të këtij liqeni. 

Shëngjin, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje

Postuar në 27 Prill, 2012 08:28

Në bregdetin e Shëngjinit ka nisur aksioni per prishjen e mbi 100 ndertimeve pa leje ne bregun e detit apo edhe ne brezin e reres. 

Aksioni eshte realizuar nga Inspektoriati Kombetar i Ndertimit me mbeshtetjen e forcave te rendit. Gjate aksionit ka qene te pranioshem edhe perfaqesues te kompanise CEZ, qe kane bere nderprerjen e energjise elektrike per ato ndertime qe e ishin futur ne rrjet ne menyre ilegale. 

Welteke: Greqia në euro, një gabim

Postuar në 27 Prill, 2012 03:45

Greqia nuk duhet të ishte bërë pjesë e euros, deklaroi ish-drejtuesi i Bankës së Gjermanisë dhe një prej udhëheqësve kryesorë të kalimit të vendeve të Europës në bllok në monedhën e përbashkët euro. 

Megjithatë, Ernst Welteke, i cili udhëhoqi Bundesbankun në datat 1999-2004, deklaroi në një intervistë për “BBC” se edhe pa Greqinë, kriza e Eurozonës do të kishte ndodhur dhe se blloku do të ishte përballur me të njëjtat probleme si sot.

Emigracioni ilegal, Franca dhe Gjermania: Të modifikohet Shengen

Postuar në 27 Prill, 2012 03:42

Franca dhe Gjermania duan të modifikojnë marrëveshjen pa kufij të zonës Shengen me qëllim reduktimin e emigracionit ilegal. Dy vendet kanë propozuar rregulla të reja që do ta bënin më të lehtë pezullimin e lëvizjes së lirë në Europë. 

Kështu gjatë një takimi të Ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg, zyrtarët francez dhe ata gjerman argumentuan se qeveritë kanë nevojë për më shumë kompetenca sa i përket rregullave kufitare për të garantuar sigurinë në Europë, në një kohë kur trazirat në Lindjen e Mesme kanë rritur emigracionin në rajon. 

Dokumentet autentike, Meta: Pavarësia në arkivat e Europës

Postuar në 27 Prill, 2012 03:38

 

Disa nga arkivat e huaj që kanë qenë ëndërr e historianëve shqiptar për vite me radhë do të publikohen në vëllime të panumërta nëpërmjet projektit më të madh të botimeve të realizuar nga Instituti i Historisë. 
Dokumentat arkivor të Britanisë, Italisë, Gjermanisë, Francës e Austro-Hungarisë mbi periudhën e pavarësisë do të shohin dritën e botimit në pesë korpuse të mëdha me rreth 50 apo 100 volume secili. Në lidhje me këtë projekt ka dhënë detaje drejtori i Institutit të Historisë Beqir Meta.

Francë, Hollande-Sarkozy, akuza në televizion

Postuar në 27 Prill, 2012 02:51

Dy kandidatët për president në Francë, Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, u përballën në një betejë televizive dhjetë ditë përpara mbajtjes së votimeve që do të përcaktojnë se kush do të fitojë mandatin e ri pesë-vjeçar në krye të “Elysse”. 

Secili prej tyre, iu përgjigj një sërë pyetjesh, të fokusurara tek ekonomia, por edhe politikat e brendshme dhe ajo e jashtme.

Hollande, i cili u rendit i pari në raundin e parë me më shumë se 28% të preferencave të zgjedhësve, theksoi se Franca “ka nevojë për rritje dhe jo më shumë masa kursimi”.

Spanjë, Agjencia Standard & Poor’s ul vlerësimin

Postuar në 27 Prill, 2012 02:47

Agjencia e vlerësimit me qendër në SHBA, e cila vepron në mënyrë globale mbi të gjitha tregjet, ka bërë të ditur se ka ulur vlerësimin e borxhit spanjoll me dy gradë dhe e ka çuar atë në vlerësimin BBB+.

Sipas Standard & Poor’s, në këtë vlerësim Spanja dhe veçanërisht borxhi i saj kanë një perspektivë negative. 

Standard & Poor’s: Sipas opinionit tonë Spanja është në rrezik përsa i përket rritjes ekonomike por parashikohet që qeveria të ketë probleme dhe me dhe bilancin. 

Shëngjin, nis prishja e 200 ndërtimeve pa leje, përplasje me policinë

Postuar në 26 Prill, 2012 12:04

Ka nisur në Shëngjin prishja e 200 ndërtimeve pa leje të identifikuara nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik. 150 prej këtyre objekteve janë në bregdet ndërsa 50 të tjera në qytet, të cilat kanë bllokuar rrugët e kalimit për 40 familje. 
Edhe pse aksioni ishte i paralajmëruar, ka patur përplasje ndërmjet pronarëve të ndërtesve të shembura dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Sipas kryetarit të komunës, ndërtimet ku ka ndërhyrë INUK kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën e Shëngjinit.

Panairi, 18 kompani ofrojnë 100 vende pune për të rinjtë

Postuar në 26 Prill, 2012 11:59

18 kompani vendase dhe të huaja ofrojnë mundësi punësimi për të rinjtë. Gjatë panairit të punës, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, një numër i madh të rinjsh kanë aplikuar për të gjetur një vend pune pranë kompanive të telefonisë, sistemit bankar, prodhimit të cigareve, etj. 

Këto shoqëri ofrojnë 100 vende pune për të rinjtë. Drejtuesit e Ministrisë së Punës e kanë vlerësuar të rëndësishëm për punësimin e të rinjve zhvillimin e këtij panairi, i cili është shndërruar në traditë, pasi organizohet cdo vit.

 

Ballkanweb.com

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara