Arkiv-Lajme të përditësuara
Gay-t, në 14 maj pedalim me biçikleta kundër homofobisë
Komuniteti LGBT (lesbike, gay, biseksual e transeksual) ka lajmëruar se në datën 14 maj do të zhvillohet një pedalim me biçikleta në kuadër të luftës kundër homofobisë.
Gjithashtu, ky komunitet bën me dije se ‘Ekovolis’ do të mbështesë këtë event duke vënë në dispozicion të organizatave LGBT, 100 biçikleta me të cilat është planifikuar të bëhet një xhiro përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Japonia fik reaktorin e fundit atomik
Japonia po fik reaktorin e fundit bërthamor që është në funksion, si pjesë e planit të sigurisë të hartuar pas tsunamit të marsit të vitit të kaluar, që dëmtoi rëndë impiantin e Fukushimës.
Reaktori i tretë tek impianti Tomari, në prefekturën e Hokaidos, po fiket për disa punime rutinë që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen.
Fikja e reaktorit të fundit e lë Japoninë pa energji nga impiantet atomike, për herë të parë në më shumë se 40 vjet. Deri vitin e kaluar, Japonia siguronte 30 për qind të energjisë elektrike nga energjia bërthamore.
Greqia sot hesht, nesër voton. BBC: E diela stuhi për euron
Sot në Greqi është heshtje zgjedhore, disa orë përpara fillimit të votimeve të rëndësishme për vendin, kur në fakt askush nuk e di të thotë as me përafërsi, se çfarë mund të vendosin votat e qytetarëve, derisa kutitë e votimit të jenë ende të mbyllura.
Kroacia hyn në recesion
Deputeti shqiptar në Serbi: Arrestimet, terror ndaj shqiptarëve
Deputeti shqipar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, tha sot se arrestimi i pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte në vitin 2001 është “vazhdim i terrorit shtetëror” kundër komunitetit shqiptar.
Halimi tha se terrori "filloi në mënyrë agresive në dhjetor të 2008-ës, për të vazhduar në korrik të 2009-ës dhe se kjo është arsyeja pse qindra familje shqiptare kanë emigruar nga Lugina e Preshevës.
Presidencialet në Francë, partitë e qëndrës mbështesin Holond
Në një lëvizje, e cila përshkruhet si një goditje më tepër për Sarkozi, politikani i qëndrës Fransua Bajrou ka bërë të ditur se do të mbështesë në balotazhin e së dielës, kandidatin socialist Fransua Holond.
Sipas Bayron, Sarkozi “ka ndjekur një rrugë drejt të djathtës ekstreme që bie ndesh me vlerat tona” mesohet te kete thene politikani francez.
“Facebook” vlen 95 miliardë $ në bursë
“Facebook” e ka caktuar vlerën e aksioneve të tij në ofertën e re publike në listimin e parë në bursë midis 28-35 dollarëve për aksion, duke e vlerësuar në total vlerën e kompanisë në 85-95 miliardë dollarë.
Kjo e shndërron “Facebook” në firmën më të madhe në historinë e internetit, më e madhe edhe se “Google”, që në vlerësimin e fundit në vitin 2004 kishte një vlerë prej 23 miliardë dollarësh.
“Facebook”, që ka vendosur të listohet për herë të parë në bursë, do të nisë operacionet e para në “Nasdaq” nën emrin “FB”, në datën 18 maj.
Personat me aftesi të kufizuar: Qeveria po na dhunon
Vetëm pak minuta para se të niste fjalën e tij në seancën parlamentare Komisioneri për Zgjerimin Shtefan Fyle, personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para Parlamentit duke u shprehur për shkelje të të drejtave të njeriut nga qeveria shqiptare.
Personat me Aftësi të Kufizuar protestë për integrimin
ersonat me aftësi të kufizuar zhvillojnë sot një protestë sensibilizuese para godinës së Ministrisë së Integrimit. Sipas komunikatës për shtyp të Këshillit të PAK, protesta zhvillohet me rastin e ardhjes së komisionerit Fule në Tiranë. "Me anë të kësaj proteste dëshirojmë të sjellim në vëmendje të politikës disa fakte edhe argumente që ndikojnë pozitivisht në procesin e integrimit të vendit tonë në BE", thuhet në komunikatën për shtyp. Albanian Screen
Sarkozi e Hollande përballen në debat televiziv
Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe sfidanti i tij socialist Fransua Hollande janë përballur këtë mbrëmje në të vetmin debat televiziv të fushatës presidenciale dhe vetëm 3 ditë para balotazhit vendimtar të së dielës që do të përcaktojë kush prej tyre do të jetë kreu i ri i shtetit.
Sarkozi mbrojti fort politikat e tij ekonomike duke theksuar se Franca nuk kaloi në recension nën lidershipin e tij. Por Hollande u shpreh se Franca në të vërtet po përballet me një krizë serioze ndërsa lufton kundër rritjes së ngadalte ekonomike.
