Arkiv-Lajme të përditësuara
Slloveni, Parlamenti voton masat shtrënguese dhe një rishikim të buxhetit
Parlamenti slloven miratoi sot një rishikim të buxhetit 2012 si dhe një sërë masash shtrënguese për stabilizimin e financave të vendit dhe reduktimin e deficitit publik.
Nga 90 deputetë që numërohen në Parlament, rishikimi i buxhetit u miratua nga 48 parlamentarë, ndërkohë që 49 votuan në mbështetje të masave shtrënguese.
Me këto masa të reja, qeveria sllovene shpreson reduktimin e defiçitit në rreth 3,5 dhe katër për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2012, ndërkohë që arriti në 6,4 për qind të PBB-së në 2011.
Kroacia planifikon të njohë martesat mes homoseksualëve
Kroacia planifikon të njohë martesat e personave të gjinisë së njëjtë, ka thënë kryeministri i këtij vendi Zoran Milanoviç, duke rritur mbrojtjen ligjore për çiftet homoseksuale.
"Ne po flasim për partneritete të regjistruara, që është një lloj standardi më i lartë nga ai që kemi tani," - u tha Milanoviç gazetarëve.
Përmirësimi i pozitës juridike të çifteve homoseksuale ishte një nga premtimet e bëra nga Partia Social Demokratike, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.
Aleanca Kuq e Zi, protestë përpara ambasadës serbe
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi bashkë me studentë të ardhur nga Kosova kanë protestuar përpara ambasadës serbe në Tiranë, ndaj situatës së tensionuar në Luginën e Preshevës.
Myslym Pasha, sekretar i Përgjithshëm i Alenacës Kuq e Zi tha se shqiptarët e Luginës së Preshëvës nuk duhet të ndjehen të vetmuar, të izoluar dhe të nëpërkëmbur nga Serbia pasi me zemrat e tyre rrahim miliona zemra të tjera shqiptarësh.
Kësaj proteste i është bashkuar e kryetari bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa.
top-channel.tv
Samaras pas takimit me Venizelos: Ka shpresa për qeverinë e re
Pas takimit me kreun e PASOK Evangelos Venizelos, në përpjekjet për të rënë dakort për një qeveri, kreu i Demokracisë së Re Antonis Samaras deklaroi se ende ka shpresa për krijimin e një qeverie, për të cilën sic tha “po luftohet” dhe se nuk duhet të zhvillohen tani zgjedhjet në Greqi.
"Ne kemi paralajmëruar për rrezikun e mosqeverisjes. Problemi është se nuk ekziston kultura e bashkëpunimit, dhe për shkak se asnjë forcë tjetër nuk ka asnjë plan konkret, përpiqet të fitojë për shkak të krizës", tha Samaras para grupit parlamentar të ND.
Durrësi arkeologjik, pasuria e qytetit e dëmtuar rëndë
Shkatërrimi i Durrësit nuk është më një shqetësim i arkeologëve dhe specialistëve shqiptar, por edhe i arkeologëve të huaj. Arkeologia Sara Santoro, drejtuese e misionit arkeologjik italian në Durrës, tha se trashëgimia historike e qytetit është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme, por më e keqja është se ndërtimet e reja janë të rrezikuara, pasi janë ngritur mbi qytetin e vjetër.
Merkel: Masat shtrënguese, rruga e vetme
Pavarësisht sinjaleve për lëshime nga Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, kancelarja gjermane Angela Merkel edhe një herë e përvijoi qartë qëndrimin e saj se reformat strukturore që mbështesin masat shtrënguese janë e vetmja rrugë për Europën që t’i mbijetojë krizës aktuale të borxheve.
Vrasja e 5-fishtë, sot protestojnë shqiptarët, nesër maqedonasit
Në prag të protestave të paralajmëruara në Shkup, si nga nga shqiptarët, ashtu edhe nga maqedonasit, partitë politike në Maqedoni kanë bërë thirje për qetësi dhe maturi.
Përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë kanë bërë thirrje për protesta paqësore, për të shprehur reagimin në lidhje me operacionin policor dhe arrestimet e shqiptarëve për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Bulqizë, 80 minatorë pa punë
Situata në Minieren e Bulqizës vazhdon të mbetet e tensionuar dhe problematike për 80 minatorët e zonës D. Prej tetorit të vitit të shkuar puna në këtë galeri u ndërpre pas aksidentit ku humbi jetën një minator dhe u plagosen 8 të tjerë.
Rusi, goditet opozita. 15 dite burg liderëve të protestës
Astma bronkiale, 80 % e rasteve nga ajri i ndotur
Ndotja e mjedisit por dhe faktorë ende të panjohur kanë bërë që të rritet çdo vit numri i të prekurve nga astma bronkiale. Në kuadër të javës botërore të astmës, mjekët alergologë kanë raportura se situata është më problematike tek fëmijët, pasi mbi 3.5 përqind e tyre janë të prekur nga kjo sëmundje.
