Durrësi arkeologjik, pasuria e qytetit e dëmtuar rëndë

Postuar në 11 Maj, 2012 04:07

Shkatërrimi i Durrësit nuk është më një shqetësim i arkeologëve dhe specialistëve shqiptar, por edhe i arkeologëve të huaj. Arkeologia Sara Santoro, drejtuese e misionit arkeologjik italian në Durrës,  tha se trashëgimia historike e qytetit është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme, por më e keqja është se ndërtimet e reja janë të rrezikuara, pasi janë ngritur mbi qytetin e vjetër.

"Problemi është se stukturat shtetërore nuk kanë bërë asnjëherë një sondazh të plotë për të kuptuar se sa i shtritë ka qënë qyeti antik, i cili mesa dimë ka qënë po kaq i madh sa është Durrësi i sotëm. Nëse këto studime do të ishin kryer, atëhere shumë rrënoja mund të shpëtonin ashtu sic ka ndodhur në Itali, apo Europë. Ndërkohë që studimi do të shmangte edhe rrezikun që u kanoset ndërtimeve të reja, të cilat janë ngritur mbi benast antike", shprehet Sara Santoro.

Ajo e publikoi këtë studim në nisjen e maratonës arkeologjike të oraganzuar nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ku për dy ditë do të diskutohet mbi rezultatet e misioneve arkeologjike italiane, franceze e gjermane, të cilat operojnë prej vitesh në sitet shqiptare.

Misioni arkeologjik italian funksionon prej vitit 2001 në Durrës dhe gërmimet kanë dhenë rezultate interesante, veçanërisht në amfiteatër.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.