Vrasja e 5-fishtë, sot protestojnë shqiptarët, nesër maqedonasit

Në prag të protestave të paralajmëruara në Shkup, si nga nga shqiptarët, ashtu edhe nga maqedonasit, partitë politike në Maqedoni kanë bërë thirje për qetësi dhe maturi.
Përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë kanë bërë thirrje për protesta paqësore, për të shprehur reagimin në lidhje me operacionin policor dhe arrestimet e shqiptarëve për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale, bëjnë të ditur se qytetarët do të protestojnë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kumanovë, me moton “Stop rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve”.
Të shtunën, maqedonasit pritet të mbajnë protestë paqësore para qeverisë, për të dënuar autorët e vrasjes së pesëfishtë.
Ndërkohë, edhe faktori ndërkombëtarë në Shkup, SHBA, BE dhe përfaqësitë e tjera diplomatike kanë bërë thirrje për protestë të qetë dhe demokratike, duke shmangur incidentet dhe duke i lejuar institucioneve që të hetojnë dhe zbardhin vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.
Ballkanweb.com
Add new comment