Slloveni, Parlamenti voton masat shtrënguese dhe një rishikim të buxhetit

Parlamenti slloven miratoi sot një rishikim të buxhetit 2012 si dhe një sërë masash shtrënguese për stabilizimin e financave të vendit dhe reduktimin e deficitit publik.
Nga 90 deputetë që numërohen në Parlament, rishikimi i buxhetit u miratua nga 48 parlamentarë, ndërkohë që 49 votuan në mbështetje të masave shtrënguese.
Me këto masa të reja, qeveria sllovene shpreson reduktimin e defiçitit në rreth 3,5 dhe katër për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2012, ndërkohë që arriti në 6,4 për qind të PBB-së në 2011.
Për vitin 2013, Sllovenia ka parashikuar një deficit prej 3,0 për qind të PBB-së. "Bëhet fjalë për etapën e parë drejt rimëkëmbjes ekonomike, që do të ndiqet me masat shtrënguese për zhvillimin e ekonomisë'', theksoi kryeministri i qendrës së djathtë Janez Jansa, gjatë prezantimit në Parlament të rishikimit të buxhetit.
Ballkanweb.com
Add new comment