Arkiv-Lajme të përditësuara

Dade: Koalicion me LSI

Postuar në 08 Maj, 2012 07:36

Ish-ministrja e Jashtme njëherësh deputete dhe anëtare kryesie e Partisë Socialiste, Arta Dade në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se pas zgjedhjes së Presidentit PS do të bëjë opozitë të fortë. Duke folur për ndëshkimin e PASOK në Greqi, ajo thotë se në Shqipëri PS është në pozita të tjera dhe se sëbashku me koalicionin opozitar do të vijë në pushtet. Sigurinë e saj, ajo e mbështet në faktin se PS e ka derën të hapur për koalicion me të gjitha partitë politike që kanë në programin e tyre rrëzimin sa më shpejt të Berishës nga pushteti.

Tadiç prin në presidenciale, Nikoliç në parlamentare

Postuar në 08 Maj, 2012 05:59

Presidenti i deritashëm i Serbisë Boris Tadic dhe sfiduesi i tij, Tomisllav Nikolic, shkojnë në balotazh në zgjedhjet presidenciale. 

Sipas rezultateve përfundimtare të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CESID), në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, më shumë vota kanë fituar Boris Tadic nga Partia Demokratike 26.8 për qind dhe Tomisllav Nikollic i Partisë Përparimtare Serbe 25.6 për qind. 

“Shqipëria Tjetër”, Dangëllia e harruar e vëllezërve Frashëri

Postuar në 08 Maj, 2012 05:58

Ka mbijetuar ndër shekuj duke mbartur pas vetes emrin dhe traditën e madhe të një zonë ndër më të njohurat, jo vetëm në rrethin e Përmetit. Por pak do ta besonin se do të mjaftonin 21 vjet që në Dangëllinë, dikur hijerëndë, gjithcka do të ndryshonte; njerëz të larguar që kanë lënë pas vec fshatra të braktisur, dhe Dangëllinë që sot është kthyer në një zonë thuajse fantazmë. 

Talasemia, 7-8% e popullsisë mbartës të këtij geni

Postuar në 08 Maj, 2012 05:56

Në prag të ditës Botërore të Talasemisë, Fondacioni "Fëmijët shqiptarë" ka nisur një bashkëpunim me një prej spitaleve të fëmijëve në Vjenë për trajtimin e pacientëve shqiptarë të prekur nga sëmundja e gjakut. 

Drejtoresha e këtij fondacioni, Liri Berisha, u shpreh se shoqëria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet në lidhje me konsultat gjenetike, kryerjen e analizave paramartesore, të cilat janë shumë të rëndësishme në parandalimin e sëmundjeve tek fëmijët e ardhshëm. 

Terminali i Morinit, banorët: Duam dëmshpërblim për tokën

Postuar në 07 Maj, 2012 10:31

 

Rusi, rreth 120 opozitarë arrestohen pas betimit të Putinit

Postuar në 07 Maj, 2012 10:29

Policia e Moskës bëri të ditur sot arrestimin e 120 aktivistëve të opozitës, të cilët po manifestonin kundër marrjes së presidencë ruse nga Vladimir Putin. 
"Në vija të përgjithshme situata është e qetë, megjithëse janë kryer rreth 120 arrestime, përfshi një lider të opozitës, Boris Nemtsov, për manifestime theksoi policia e Moskës. 

 

Ballkanweb.com

Kreditë e bankave, BSH: Mungon transparenca publike

Postuar në 07 Maj, 2012 10:27

 

Rusi, Putin betohet si president: Do jetojmë në demokraci

Postuar në 07 Maj, 2012 05:59

Vladimir Putin betohet si president i ri i Rusisë gjatë një ceremonie të mbajtur sot në Moskë.

Ai rikthehet në Kremlin si president pas një mungese katër vjecare, kohë gjatë së cilës ai mbajti detyrën e kryeministrit. Ai do të zëvendësojë në këtë post Dimitri Medvedev, ndërsa mandati i tij do jetë 6 vjet.

Putin fitoi një mandat të tretë në zgjedhjet mjat të debatueshme të muajit Mars. 

Francë-Gjermani, çfarë do të ndryshojë tani?

Postuar në 07 Maj, 2012 05:56

I riu apo ndoshta edhe i vjetri, presidenti i Francës do të trashëgojë një vend shumë të ndarë, qe prej majit të vitit 1968, koha e kryengritjes së studentëve dhe punetoreve. 

Elbasan, shtohen rastet e të prekurve me kancer

Postuar në 07 Maj, 2012 05:52

Rritet numri i te prekurve nga kanceri ne qytetin e Elbasanit. Sipas shifrave të  marra në  zyrën e Inforomacionit Shëndetësor për vitin 2011 numri i të prekurve me kancer  ka shkuar në 200, ku 109 i përkasin seksit mashkull.

Të dhënat e pasqyruara tregojnë se lloji më i përhapur është kanceri në mushkëri. Pjesa dërrmuese e te prekurve jetojnë në qytet, çka do të thotë se ndotja është një ndër faktorët kryesor të  provokimit të kësaj sëmundje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara