Elbasan, shtohen rastet e të prekurve me kancer

Rritet numri i te prekurve nga kanceri ne qytetin e Elbasanit. Sipas shifrave të marra në zyrën e Inforomacionit Shëndetësor për vitin 2011 numri i të prekurve me kancer ka shkuar në 200, ku 109 i përkasin seksit mashkull.
Të dhënat e pasqyruara tregojnë se lloji më i përhapur është kanceri në mushkëri. Pjesa dërrmuese e te prekurve jetojnë në qytet, çka do të thotë se ndotja është një ndër faktorët kryesor të provokimit të kësaj sëmundje.
Ndërkaq në krahasim me një vit më parë, numri i të prekurve është rritur me një shifër prej pesë personash. Edhe ne komunen e Bradasheshit, ku operojnë një shume firma të industrisë së rëndë jane shtuar rastet e te prekurve nga kjo semundje. Elbasani mbetet në krye të listës së zeze, përsa i përket prekshmërisë nga kjo sëmundje e rëndë.
top-channel.tv
Add new comment