Rusi, Putin betohet si president: Do jetojmë në demokraci

Postuar në 07 Maj, 2012 05:59

Vladimir Putin betohet si president i ri i Rusisë gjatë një ceremonie të mbajtur sot në Moskë.

Ai rikthehet në Kremlin si president pas një mungese katër vjecare, kohë gjatë së cilës ai mbajti detyrën e kryeministrit. Ai do të zëvendësojë në këtë post Dimitri Medvedev, ndërsa mandati i tij do jetë 6 vjet.

Putin fitoi një mandat të tretë në zgjedhjet mjat të debatueshme të muajit Mars. 

Në dorëzim të postit, Dimitri Medvedev, deklaroi se ka punuar me ndershmëri për të ndërtuar në Rusi një shtet demokratik, ndërsa vlerësoi se pasardhësi i tij Putin është një lider i fortë që do e cojë vendin përpara.
“Kam punuar me ndershmëri për popullin tim, që të ndërtohet një shtet i fortë demokratik. Jemi të bashkuar për një të mirë të përbashkët, duhet të përmbushim angazhimet tona, Putin është një lider i fortë dhe do e cojë vendin përpaa”, tha ai

PUTIN: DEMOKRACI PËR KOMBIN TIM
Pas betimit, presidenti i Ri i vendit Vladimir Putin, deklaroi se proritetiiI tij janë qytetarët.

“Prioriteti im kryesor është të bëjmë më të mirën për qytetarët. Kemi punuar si komb, cdo qytetar ka kontribuar, ta bëjmë vendin tonë të ketë prosperitet pasi duam dhe do të jetojmë në një vend demokratik”.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.