Arkiv-Lajme të përditësuara
Yjet e hoteleve, nga 600 vetëm 26 përmbushin kriteret
Turistët e huaj gjejnë në Shqipëri një numër fare të vogël hotelesh të standartizuar me yje. Vetëm 26 njësi akomodimi nga 600 të tilla i kanë yjet që meritojnë, ndërkaq shumë të tjera janë të paregjistruara.
Ministria e Turizmit prej disa vitesh nuk bën më çertifikim të standarteve të hoteleve, duke e lënë atë në dorë të vetë këtyre biznesve.
Korçë, fermerët:Firma greke s’na pagoi
Rëndohet situata e fermerëve të Korçës. Fermerëve të falimentuar nga kultivimi i qepes dhe patates tashme u jane bashkuar edhe kultivuesit e duhanit.
"Henri VI" gati për Londër, duartrokitjet e para nesër në TK
Mbrëmjen e nesërme do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar një nga premierat më të rëndësishme "Henri i VI", për faktin se shfaqja do të udhëtojë drejt Londrës për të folur shqip në Festivalin Botëror të Shekspirit.
Por, përpara se trupa e aktorëve të TK-së, nën regjinë e Adonis Filipit, të interpretojë veprën e Shekspirit në shtëpinë e tij, në teatrin “Globus”, duartrokitjet e para do t’i marrë nga publiku shqiptar në datat 4, 5 dhe 6 maj.
Itali, papunësia nivel të ri rekord për muajin Mars me 9,8 %
Norma e papunësisë ka arritur një nivel të ri rekord për muajin mars në Itali me 9,8 për qind të popullsisë aktive kundrejt 9,6 për qind në muajin shkurt dhe i afrohet kufirit simbolik të 10 për qind, ndërsa vendi është në recesion, sipas një vlerësimi të publikuar përkohësisht dje nga instituti i statistikave, "Istat".
"Tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç të prekur veçanërisht nga kriza, norma e papunësisë u rrit me 35,9 për qind kundrejt 33,9 për qind në muajin shkurt", theksoi gjithashtu instituti i statistikave.
Ballkanweb.com
Eurozonë, rekord i ri i papunësisë
Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri në muajin mars, ndërsa kursimet buxhetore vazhdojnë të godasin më rëndë klasën punëtore.
Të dhënat e Eurostatit për marsin, të publikuara ditën e mërkurë, treguan se midis 17 shteteve që përdorin monedhën e përbashkët euro, papunësia është rritur në 10,9%, niveli më i lartë i papunësisë që prej formimit të Eurozonës në vitin 1999.
Në total, janë 17,4 milionë njerëzit që kërkojnë një punë, pa qenë të aftë ta sigurojnë atë, ndërsa më shumë se tre milionë prej tyre janë të rinj nën moshën 25-vjeçare.
Çelet Festivali i Filmit Europian
Çelet sot Festivali i Filmit Europian në Shqipëri. Detajet do të bëhen të ditura në një konferencë për shtyp nga ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në qendrën e Informimit të BE. Festivali i Filmit Evropian bën pjesë në aktivitetet që organizohen në kuadër të Muajit të Evropës 2012 në Shqipëri. Albanian Screen
Sarkozy kritikon sindikatat
Nikolas Sarkozy mbajti një tubim gjigand me rastin e 1 majit përpara kullës “Eiffel”, ku turmën e përshëndeti duke thënë se 200.000 vetë kishin ardhur në miting, edhe pse kjo shifër nuk mori ndonjë konfirmim të paanshëm.
Greqi, shumë pikëpyetje pak ditë para zgjedhjeve
Në ditët e fundit para zgjedhjeve aq të rëndësishme të 6 Majit në Greqi, në fokusin e polemikave politike është çështja e aleancave pas zgjedhjeve, që pritet të jetë kryesore edhe në mbrëmjen e datës 6 maj.
Sondazhet konfirmojnë se as Demokracia e Re dhe as PASOK-u nuk do të arrijnë të marrin një shumicë të votave në zgjedhjet e së dielës. Të dyja partitë janë të shqetësuara lidhur me aftësinë e tyre për të formuar një qeveri, që të mbajë Athinën në zonën e euros dhe larg nga falimentimi.
Shqipëria e shkollave mesjetare
Në Shqipërinë e shekullit të 21, atë të moshës së internetit, mund të arsimohesh edhe si 100 e kapërcyer vite me parë.
Mes shkollave të rrënuara, të braktisura , të drobitura, te shndërruara në monumente thuajse të mbira nga historia e largët e shekullit të shkuar. Një realitet ku vështirë se mund të ngrihen themelet e një shoqerie të forte e mbi të gjitha një shoqërie europiane.
Enciklopedia maqedonase, në qershor korrigjimi
Në qershor akademitë e Shkencave të Maqedonisë dhe të Shqipërisë do të mbledhin këshillin e tyre të përbashkët, i cili gjatë diskutimeve të tij, do të ofrojnë interpretime të ndryshme të historisë dhe të marrëdhënieve mes dy popujve. "Sipas rregullores, një strukturë e tillë do të zgjidhë problemet dhe të ngrejë për diskutim çështje të tjera", tha dje kreu i akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj.
