Arkiv-Lajme të përditësuara

Pesë vjet recesion gjunjëzojnë Greqinë, të rinjtë lënë vendin

Postuar në 29 Prill, 2012 05:43

 

Papunësia, qytetarët e Fierit i drejtohen vendeve fqinje

Postuar në 29 Prill, 2012 05:42

 

Euro forcohet sërish, këmbehet me 140.29 lekë

Postuar në 29 Prill, 2012 05:41

 

Egjipt, rikthehen protestat, dhjetëra të plagosur

Postuar në 29 Prill, 2012 05:30

Me dhjetëra egjiptianë u plagosën në përleshjet e ndodhura në Kajro të dielën, në një protestë kundër heqjes së disa emrave nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. 

Midis 23 figurave që regjistruan emrat e tyre, vetëm 13 u lejuan që të konfirmohen si kandidatë zyrtarë.

Midis të përjashtuarve figuron një udhëheqës i partisë së Vëllazërisë Muslimane dhe ish-kreu i Shërbimeve Sekrete Egjiptiane në kohën e Mubarakut.

Arbëreshët në Itali, mes traditës dhe modernes

Postuar në 29 Prill, 2012 05:28

Një vizitë në shtetin fqinj, nuk kishte si të përfundonte pa ndalur në Frasnita aty ku prej mëse 5 shekujsh jetojnë arbëreshët. Sapo hyn në territor, pamja që të ofrohet të bën të ndihesh si në shtëpi. Thuajse asnjë ndryshim nga qytetet karakteristike, rrugët e kalldrëmta, shtëpitë, madje edhe vargmalet që ngjajnë me ato të Krujës, për të cilët vetë shqiptarët e këtyre viseve flasin me mjaft krenari. 

“Frasnita është një qytet arbëresh, katund sic i themi ne këtu. Malet janë njëlloj sic janë në Krujë. Janë 50 komunitete arbëreshe”,- shprehet një banor arbëresh në Frasnita. 

Dalja e informacionit, Vatikani ngre skuadër gjurmimi

Postuar në 28 Prill, 2012 09:24

Pjesëtarët e stafit të Vatikanit të cilët kanë nxjerrë letra të sikletshme për korrupsion dhe nepotizëm në këtë shtet të vogël, do të gjurmohen nga një skuadër speciale e përbërë nga kardinalë e që do të drejtohet nga një anëtar i lartë i grupit fetar, "Opus Dei".

Ulet konsumi, INSTAT: Tregtia me pakicë pëson rënie

Postuar në 28 Prill, 2012 09:22

Shqiptarët kanë tkurrur shpenzimet për produktet ushqimore. Të dhënat e INSTAT për tregtinë me pakicë në 3 mujorin e katërt të vitit të kaluar, flasin për një ulje të konsumit. Kjo tregon se efeketet e krizës në eurozonë janë ndjerë edhe në ekonomitë e familjeve shqiptare, të cilat kanë frenuar konsumin ndaj produkteve ushqimore edhe disa shërbimeve të tjera. 

Protestë kundër konkurrencës së pandershme

Postuar në 28 Prill, 2012 09:03

 

Tetë autobusë të linjës Elbasan-Mollas kanë paralizuar transortin publik për 13 mijë banorë të disa fshatrave.  

Shkak i kësaj proteste e cila ka zgjatur 24 orë  ka qenë konkurrenca e pandershme dhe vendosja e linjave dytësore jashte rregullave të përcaktuara sipas ligjit, duke dëmtuar mjetet qe punojne me license. 

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Autobusave Qamil Cerriku, disa autobusë që kanë licensë për linja të tjera e ushtrojnë aktiviteti në këtë segment rrugor, duke cuar drejt falimentimit drejtuesit e autobusëve. 

Pogradec, mbetjet urbane problem për turizmin

Postuar në 28 Prill, 2012 05:52

Mbetjet urbane të qytetit të Pogradecit vijojnë të jenë një problem shqetësues, sidomos sa i takon impaktit të tyre në turizëm. 

Problematika nuk qendron vetem tek fusha e grumbullimit te tyre por edhe ne brendesi te qytetit. Edhe pse bashkia e Pogradecit, e cila i mbeshtet te ardhurat e saj kryesisht ne zhvillimin e turizmit ka investuar per te mundesuar seleksionimin e  tyre sipas materialit perberes dhe depozitimin ne kontenieret perkates, ndergjegjesimi i qytetareve eshte ende i ulet. 

Greqi, miratohet një sistem ndihme 18 mld euro për bankat

Postuar në 28 Prill, 2012 05:50

Qeveria greke miratoi një sistem tranzitor ndihme me vlerë prej 18 miliardë eurosh, për të ndihmuar bankat e mëdha të vendit të rikapitalizohen, pas humbjeve të pësuara në fshirjen e një pjese të borxhit publik grek. 

Përfituesit e kësaj ndihme janë katër bankat kryesore të angazhuara në reduktimin e borxhit publik të Greqisë, National Bank, Alpha Bank, Eurobank dhe Banka e Pireut. Fondet do të vijnë nga Mekanizmi Evropian për Stabilizimin Financiar (FESF). 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara