Terminali i Morinit, banorët: Duam dëmshpërblim për tokën

Nis puna për ndërtimin e terminalit të Doganës së Morinit në Kukës, i cili pritet të ndikojë në disiplinimin e trafikut të automjeteve të tonazhit të rëndë që kryejnë import-eksporte të mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është faza e parë e tij dhe ka të bëjë me ndërtimin e terminalit dhe shtimin e korsive doganore. Por pronarët e tokës ku po zbatohet ky projekt kërkojnë dëmshpërblimin për sipërfaqet e tokës bujqësore të cilën e kanë të vetmin burim të ardhurash. "Që nga brenda doganës, dhe jashtë doganës shpronësimet nuk na i ka bërë shtetit, kur ne i kemi me tapi të vjetër, me tapi të re pas vendimit 7501. Shteti nuk na ka shpronësuar dhe ne nuk do ta lejojmë firmën, pa na bërë shpronësimin e plotë", thotë një pronar toke. Në bazë të kontratës, punimet e kësaj faze pritet të përfundojnë në gusht të vitit të ardhshëm dhe vlera monetare që do përdoret për këtë qëllim është rreth 450 mijë eurosh të akorduar nga Bashkimi. Ndërkohë Bashkimi Evropian do të financojë edhe fazën e dytë të projektit me një vlerë prej 1 milion euro dhe ka të bëjë me rikonstruksionin e plotë të Doganës ekzistuese dhe shtimin e ambienteve të saj. Albanian Screen
Add new comment