Sarkozi e Hollande përballen në debat televiziv

Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe sfidanti i tij socialist Fransua Hollande janë përballur këtë mbrëmje në të vetmin debat televiziv të fushatës presidenciale dhe vetëm 3 ditë para balotazhit vendimtar të së dielës që do të përcaktojë kush prej tyre do të jetë kreu i ri i shtetit.
Sarkozi mbrojti fort politikat e tij ekonomike duke theksuar se Franca nuk kaloi në recension nën lidershipin e tij. Por Hollande u shpreh se Franca në të vërtet po përballet me një krizë serioze ndërsa lufton kundër rritjes së ngadalte ekonomike.
Hollande u shpreh se do te mbrojë shtresën në nevojë duke thënë se të privilegjuarit janë mbrojtur nga Sarkozi. Ai akuzoi presidentin ne ikje se ka dështuar të marrë përgjegjësinë për vështirësitë ekonomike me të cilat përballet Franca duke ia lenë fajin krizës ekonomike globale.
Nga ana tjetër, Sarkozi tha se Franca ia ka dale mbanë shumë më mirë se vendet e tjera europiane sa i përket klimës ekonomike ndërsa akuzoi Hollande se përfaqëson vetëm sindikatat e jo të gjithë vendin.
Sondazhet më të fundit të opinionit publik tregojnë se Hollande gëzon një avantazh prej 7 pikësh. Por duke qenë se Sarkozi konsiderohet një debatues i shkëlqyer, ky debat mund te rrisë shanset e tij për fitore në këtë garë.
Megjithatë në fund të këtij debati është dukur sikur kandidati Hollande, ishte presidenti e Sarkozi sfidanti. Kjo ndoshta dhe ngaqë Hollande, gjatë fjalës së tij e ka përsëritur si mantra sloganin “Moi President”, “Un President” duke nisur kështu të frazat e tij të cilat paraqitën premtimet dhe parimet e tij si President i ardhshëm.
Debati ka vijuar mes tensionesh dhe provokimesh të vazhdueshme, e mes të tjerash Sarkozi ka replikuar me Hollande duke e quajtur “Gënjeshtar i vogël”
Ballkanweb.com
Add new comment