Dokumentet autentike, Meta: Pavarësia në arkivat e Europës

Postuar në 27 Prill, 2012 03:38

 

Disa nga arkivat e huaj që kanë qenë ëndërr e historianëve shqiptar për vite me radhë do të publikohen në vëllime të panumërta nëpërmjet projektit më të madh të botimeve të realizuar nga Instituti i Historisë. 
Dokumentat arkivor të Britanisë, Italisë, Gjermanisë, Francës e Austro-Hungarisë mbi periudhën e pavarësisë do të shohin dritën e botimit në pesë korpuse të mëdha me rreth 50 apo 100 volume secili. Në lidhje me këtë projekt ka dhënë detaje drejtori i Institutit të Historisë Beqir Meta.

"Ne i japim të plota, të sistemuara në mënyrë sistematike, pra nuk ngelet asnjë dokument pa u shfrytëzuar, pa u botuar nga këto arkiva. Të gjitha do ti shërbejnë shkrimit objektiv të historisë për arsye se nuk u botua kjo bazë e gjerë dokumentare të gjithë studiuesit do të jenë të verifikueshëm në ata çka shkruajnë edhe lexuesve të gjerë, për arsye se gjithë se kush ka mundësi të shohi për një çështje, për një problem një dokumentacion të sistemuar", u shpreh Meta.

Dokumentat autentik, botimi i të cilave do të duhet të mbështetet financiarisht nga shteti, do të jenë në shqip dhe në gjuhën origjinale të shtetit nga vijnë. 

"Me këtë synojmë që të vendosim një bazë të gjerë dokumentare për historinë e shqiptarëve në shekullin e XX, një bazë e gjerë që ka munguar. Në rradhë të parë duhet të mbështesë shteti shqiuptar, në rast se ne flasim për shkrimin e historisë, ky është një nga elementët kyc, pra botimi i bazës burimore. Ky ka qenë projekti origjinal i joni, që të bëjmë një histori sintetike të shqiptarëve në shek.XX, për të cilin po punojmë në dy volume", deklaroi Meta.

Sipas tij, pavarësisht punës voluminoze të kërkimit për këto dokumenta, rregullat liberale të arkivave të BE-së janë një shembull edhe për arkivat shqiptar. Albanian Screen 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.