Deficiti tregtar, Fullani: Rënie e ndjeshme eksportesh

Eksportet janë reduktuar ndjeshëm gjatë vitit 2012, duke ndikuar në thellimin e deficitit tregtar. Ky fakt është pohuar nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë prezantimit të politikës monetare për 3 mujorin e parë 2012.
Fullani tha se thellimi i deficitet tregtar ka ardhur si rezultat i efekteve të krizës së eurozonës në ekonominë shqiptare.
"Eksportet në vlerë në këto dy muaj u reduktuan në 20.5 undrejt të njëjtës periudhë të vitit të maparshëm. Importet kanë ngadalsuar ndjeshëm ritimin e rritjes së tyre duke shënuar një rritje vjetore normale, vlerësohet 1.8 jatë kësaj peiudhe. Këto zhvillime janë reflektuar në thellimin e deficitit tregtar në dy muajt e parë të vitit me një normë vjetore prej 21.9 deklaroi guvernatori.
Fullani deklaroi se ekonomia shqiptare është rritur nën potencialet e saj, si rezultat i rënies së kërkesës së jashtme dhe asaj të brendëshme. Ndërkaq, deficiti buxhetor për këtë 3 mujor është 11 miliardë lekë, ose 2.5ë i ulët se në 2011.
Albanian Screen
Add new comment