Gjermani, ‘Lufta e Hitlerit’ rikthehet pas 90 vitesh, për herë të parë pas LII2

Një edicion i ri, i librit të shumëpërfolur Mein Kampf (Lufta ime), i Adolf Hitlerit pritet të publikohet në shtetin amë (Gejrmani) në vitin 2015, për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore. Ky është projekti i qeverisë bavareze, i cili mban të drejtat ekskluzive të tekstit, që përmban themelet e ideologjisë dhe programit të partisë naziste.
Sipas landit bavarez, vendimi vjen si shkak për të shmangur spekulimet e shumta dhe abuzime tregtare nga botuesit e paskrupullt.
“Komentet historike tani janë në një gjendje të avancuar”, deklaroi Ministri i Financave të Bavarisë Markus Soeder, sipas të cilit nisma do të synojë shmangien e keqinterpretimeve të tekstit. Edhe për tre vite botimi i Mein Kampf është në autorizimin e Bavarisë, e cila zotëron të drejtat e librit, si çdo pasuri tjetër e Fuehrer (Adolf Hitlerit). Ndërkohë, vetëm SHBA dhe Britania kanë fituar të drejta të pavarura të publikimit. Gjermania jugore ka refuzuar në vazhdimësi kërkesat për publikimin e botimeve.
Shqiptarët kurioz për Hitlerin, botuesi shkel Kodin Penal
Megjithëse Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e ndalon botimin e veprave që nxisin urrejtje ndërmjet kombësive, feve e racave, në shqip ka ardhur më në fund një nga librat më të përfolur të shekullit XX. Libri me 528 faqe është përkthyer nga Kushtrim Gjosti, ndërkohë që botimi i librit mund t’i kalojë prokurorisë nëse do të ketë kallëzim penal për të nga shoqata që kanë dalë hapur kundër botimit të tij.“Mein Kampf” është shitur me miliona kopje në të gjithë botën. Në Gjermani, shteti i Bavarisë ka nën pronësi të drejtat e librit dhe nuk jep autorizime për ripublikim.
"Lufta ime", konsiderohet si traktati politik i Hitlerit, i gërshetuar me elemente autobiografike, i botuar për herë të parë në vitin 1925. "Mein Kampf" farkëtoi tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, racizmin dhe solli holokaustin.
Ballkanweb.com
Add new comment