Ndotja e liqenit në Kukës, banorët frikë nga helmimi

Pas më shumë se një muaji nga ndotja e thellë e liqenit nga mbeturinat e ardhura nga Kosova apo zonat rurale të Kukësit, banorët e qytetit nuk konsumojnë më peshkun e tij nga frika e helmimit. Sic shprehen dhe vetë banorët, ata që nga momenti i ndotjes kanë vendosur që të mos konsumojnë më produktet e nxjerra nga liqeni.
"Faktikisht nuk kemi konsumuar. Kjo punë vështirësohet më shumë me ndotjen e liqenit, kështu që nuk duhet konsumuar", thotë një banor.
Faktin e largimit të klientelës e pohojnë edhe vetë tregëtarët apo peshkatarët të cilët shprehen se në rrjetat e tyre më shumë zënë mbeturina sesa peshq. "Nga prurjet që ka sjellë Drini, ka prurë më shumë mbeturina se sa peshk. Çmimi ka lëvizur vetëm për luciperin, që është shumë me pakicë, sidomos kur ka dhe mbeturina, dhe smund të zësh asnjë peshk", thotë një tregtar.
Ujërat e liqenit të Kukësit duket se do të qëndrojnë për shumë kohë në këtë gjëndje duke parë se nuk po bëhet asnjë punë për pastrimin e tyre. Axhencia rajoanle e mjedisit ka deklaruar se nuk ka fonde për pastrimin e sipërfaqes së liqenit dhe se njësitë vendore që preken nga këto ujëra duhet të marrin vetë masa pasi edhe ligji e përcakton një gjë të tillë.
Albanian Screen
Add new comment