Dita e librit festohet në bibliotekë e universitet

Postuar në 24 Prill, 2012 05:15

Eshtë festuar dje në Tiranë Dita Ndërkombëtare e Librit, një aktivitet që organizohet në të gjithë botën përfshi edhe Shqipërinë për të 10-in vit radhazi. 

Festimet kanë nisur me një panair të vogël të përvitshëm libri që bëhet në oborrin e fakultetit të Histori- Filologjisë dhe konferencat shkencore të mbajtura në sallat e leksioneve. Sivjet, pedagogët e Letërsisë në Fakultetin Histori- Filologji promovuan revistën "Letra" e cila sipas tyre do të ketë si mision kritikën e letërsisë. 

Ndërsa kjo e fundit mungon në vendin tonë si zhanër, Dhurata Shehri pati ftuar në aktivitetin promovues gazetarë e publicistë mbi këtë temë. Nga ana tjetër, Biblioteka Kombëtare, ditën ndërkombëtare të librit ia kushtoi përkthimit. 

Afrim Koçi, njeriu që prej 40 vitesh ka sjellë në shqip Tomas Manin, Gunter Grasin, Ibsenin, Tolstoin apo Gorkin ishte në qendër të aktivitetit. Për vlerat e tij si përkthyes referuan Pirro Misha dhe Shpëtim Çuçka.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.