Greqi, minoritarët grekë që kandidojnë në zgjedhjet e 6 Majit

Postuar në 25 Prill, 2012 06:36

Kampioni olimpik i Greqisë, peshëngritësi Pirro Dhima, i pari në listën e kandidatëve për deputetë të PASOK, nuk është i vetmi minoritar i zgjedhur nga partitë politike greke, për të kandiduar në zgjedhjet e 6 majit në vend. Sportisti i njohur me 4 medalje olimpike është pozicionuar nga kreu i PASOK në krye të listës me 12 kandidatët që e kanë të siguruar hyrjen në Parlament, ndaj mund të quhet padyshim deputet i ardhshëm i Parlamentit grek. 

E sigurt duket fitorja edhe për kandidatin minoritar Aleksandër Anagnosti, i cili gjithashtu ndodhet në një pozicion të mirë në listën e kandidatëve të Partisë “Demokracia e re”. 36-vjeçari Anagnosti është lindur në fshatin Livadhja të Sarandës dhe prej shumë vitesh jeton në Greqi së bashku me familjen e tij. Ai është diplomuar për inxhinieri. 

Një tjetër minoritare ndodhet në listat e kandidatëve të PASOK, e cila do të garojë në zonën e parë të Athinës. Ajo është Milica Joti, që ka lindur në fshatin Cerkovica të Sarandës. Joti është diplomuar në Fakultetin Juridik të Athinës. Ka zyrën e saj ligjore dhe është anëtare e Odës së Avokatëve të Athinës. Përkundër Aleksandër Anagnostit që nuk njihet për aktivitet me shoqatat e minoritetit grek, Milica Joti ka qenë pjesëmarrëse aktive në kërkesën e kombësisë greke për Epirin e Veriut. Në tryezën e PASOK ishin edhe emrat e minoritarëve Jorgo Xhumaka dhe Anastas Murati, por së fundi, fitoi kandidatura e avokates së re me studime pasuniversitare nga Saranda. 

Ndërkaq janë dy minoritarë të tjerë që kandidojnë për partinë ekstremiste LAOS. Athina Kremidha nga Saranda, do të kandidojë për këtë forcë politike në zonën e dytë të Pireut. Athina Kremidha ka lindur në Shqipëri në vitin 1979 dhe ka studiuar për Fizoterapi në Greqi. Ajo ka veprimtari të pasur në promovimin e të ashtuquajturit “Epiri i Veriut” dhe në 11 vjetët e fundit ka qenë sekretare e Bordit të Rinisë së Epirit të Veriut. 
Gjithashtu në emër të LAOS kandidon në Larisa edhe Eustratios Dais, i cili ka lindur në 1968 në Delvinë dhe prej 20 vjetësh jeton në qytetin grek Larisa. Eshtë aktivist për cështjet e Epirit të Veriut. 

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Greqi karakterizohen nga frustrimi dhe humbja e shpresës për shkak të situatës ku ndodhet vendi, ndaj partitë politike kanë zgjedhur emra të rinj, që sipas tyre mund të marrin mbështetje. 

Tek linku më poshtë, shihni fotot e kandidatëve.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by tirana (not verified) on

<p>Ka dy pasaktesi ne kete shkrim. E para, duhet sqaruar ne titull se behet fjale per minoritaret greke te Shqiperise, pasi sic eshte ne titull nuk ka kuptim. E dyta, kur flitet per aktivitetin e asaj avokates thuhet &quot;ka qene aktive ne kerkesen e kombesise (?) greke per Epirin e Veriut&quot;.</p><p>Komenti tjeter eshte qe te vjen keq qe ende ne politiken e re greke gjen terma si Vorio Epiri.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.