AI: Diskriminim i muslimanëve në Evropë

Amnesty International thotë se muslimanëve në vendet evropiane iu mohohen në vazhdimësi mundësitë e punësimit dhe të arsimit për shkak të diskriminimit të gjerë kulturor dhe fetar kundër tyre. Raporti i publikuar të martën, shqyrton jetën e muslimanëve në Francë, Belgjikë, Spanjë dhe Holandë. Në të thuhet se ndividët të cilët mbajnë veshje specifike si shamitë në kokë, apo simbole të tjera të lidhura me islamin, kanë më pak sukses në gjetjen e punës për shkak të paragjykimit dhe mosndëshkimit ligjor në këto shtete evropiane. Marko Perolini, autori i raportit, tha se opinioni dominues në shumë vende evropiane është se "muslimanët janë në rregull për aq kohë sa ata nuk janë shumë të dukshëm". Grupi i të drejtave të njeriut iu bën thirrje qeverive që të zbatojnë ligjet ekzistuese të Bashkimit Evropian kundër diskriminimit dhe të sfidojnë stereotipet negative muslimanë. Albanian Screen
Comments
Ne Europe myslimanet gezojne
<p>Ne Europe myslimanet gezojne shume me teper liri e te drejta se sa ne vendet e tyre te prejardhjes.</p><p>Qytetareve te besimit mysliman kercenimet kryesisht ju vijne nga komunitet e tyre o nga familjaret qe kundershtojne integrimin e femijve o motrave te tyre ne menyren evropiane te jetuarit.</p><p>Vrasjet per "nder" ku viktimat jane kryesisht femra qe nuk duan te mbulohen o te martohen 13-14 vjeçe me dike qe nuk njohin behen nga vete dora e myslimaneve.</p><p>Ne europe myslimanet respektohen ma teper se ne arabi!</p>
Add new comment