zgjedhje

Kostot e politikës në Shqipëri, 23 mln euro një palë zgjedhje

Postuar në 02 Tetor, 2019 13:01

Fondacioni Westminster për Demokracinë dhe Instituti i Ndërmarrjeve Shqiptare publikuan një studim te financuar nga qeveria britanike, i cili përshkruan dhe analizon kostot e kandidatëve për deputetë të partive politike.

Kosova ka nevojë për Zgjedhje, jo manovra

Postuar në 20 Korrik, 2019 12:38

Pas Ramush Haradinajt ftesa për në Gjykatën Speciale i ka ardhur Jakup Krasniqit, ish-zëdhënës i UÇK-së dhe aktualisht një kundërshtar politik i Hashim Thaçit. Në Kosovë kanë nisur të arsyetojnë se pas largimit të Haradinajt dhe të tjerëve pro qëndrimeve të tij mund të qëndrojnë amerikanët që nuk pranojnë dot dështimin me negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Daniel Server, një studiues dhe diplomat i njohur ka pranuar se skenari që pas kësaj që po ndodh të jetë administrata Trump, duke cilësuar se po bëhet një gabim i madh. 

Tjetër poshtërim për Erdoganin në Stamboll

Postuar në 23 Qershor, 2019 19:30

Stambolli nuk iu bind Erdoganit. Kandidati i opozitës Ekrem Imamoglou korri një tjetër fitore dërrmuese përballë të përzgjedhurit të Presidentit.

Binali Yildirim, humbi edhe në betejën e dytë me Imamoglou siç tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për Bashkinë e Stambollit.

650 mln lekë shtesë për partitë që u futen në zgjedhje

Postuar në 06 Qershor, 2019 12:18

Me një vendim të Këshillit të Ministrave partive që do marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit u është akorduar një fond preh 650 milionë lekësh. Në vendim thuhet se ku fond do t’u shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Kuptohet që pjesa e luanit nga ky fond do t’i shkojë Partisë Socialiste, e cila është subjekt parlamentar, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për parti si Bindja Demokratike apo aleatë të PS-së që kanë pranuar të futen në zgjedhje.

Edhe bojkot edhe fut komisionerët në zgjedhje

Postuar në 16 Maj, 2019 19:44

Përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD bëri të ditur se ka dërguar në KQZ emrat e anëtarëve që i takojnë PD në Komisionet Zonale Zgjedhore.

Argumenti është ky:

PD drejt bojkotit të zgjedhjeve?

Postuar në 18 Prill, 2019 12:54

A do hyjë Partia Demokratike në zgjedhje? Kësaj pyetje nuk di t’i japë përgjigje as vetë Lulzim Basha.

Në propozimet që i ka bërë kryesisë së PD, kreu i demokratëve lë të hapur mundësinë për të negociuar futjen në zgjedhje, nisur nga optimizmi i sondazheve.

Burime thanë për Respublica thanë se seksionet e PD janë porositur të përgatiten për t'u futur ne zgjedhje.

Në propozime Basha flet për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, pa specifikuar se cilat janë këto kushte.

Zaev sfidon kundërshtarët me zgjedhje të parakohshme

Postuar në 19 Mars, 2019 10:28

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili para pak ditësh ishte në Tiranë, deklaroi se  nëse kandidati për president i koalicionit qevrisës, Stevo Pendarovski humbet përballë kandidates së mbështetur nga opozita,  Gordana Siljanovska-Dankova, atëherë  ai do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Përjashton zgjedhjet e parakohshme, por mund të ndërrojë rrugës

Postuar në 18 Shkurt, 2019 10:10

Edi Rama nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe pse opozita është drejt djegies së mandateve. Në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, ai thotë se ka kontratë me popullin dhe se nuk mund t’i nënshtrohet presionit të pakicës parlamentare.

PE i paraprin ndërhyrjes së Facebook në zgjedhje

Postuar në 26 Tetor, 2018 17:03

Parlamenti Evropian i kërkon Facebook të lejojë organet e BE-së të kryejnë një shqyrtim gjithëpërfshirës për mbrojtjen dhe sigurinë e përdoruesve pas skandalit lidhur me përvetësimin e paligjshëm të të dhënave personale të 87 milionë shfrytëzuesve të rrjetit social popullor.

Shkojmë në zgjedhje me reformën e Çuçit

Postuar në 02 Tetor, 2018 16:36

Shtatori pritej të sillte konsensus për reformën zgjedhore, ku paraprakisht është rënë dakord për testimin e votimit elektronik në disa bashki. Por në mungesë të një “pazari” të momentit dhe eventualitetit të zgjedhjeve të parakohshme, qeveria po avancon axhendëmn e saj lidhur me këtë çështje.

Pages

Subscribe to RSS - zgjedhje