Manovër për zgjedhje të parakohshme

Postuar në 24 Tetor, 2019 19:35

Kryeministri Boris Johnson do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme  në 12 dhjetor, një propozim që ai planifikon t'ia paraqesë parlamentit javën e ardhshme. Në një intervistë për BBC, Boris Johnson tha se  do t'u jepte deputetëve më shumë kohë për të diskutuar projektligjin e Brexit, nëse ata bien dakord që zgjedhjet të mbahen në 12 dhjetor.

Nëse Laburistët do të pajtohen me propozimin për zgjedhje të parakohshme, qeveria do të përpiqet të kalojë marrëveshjen në parlament përpara 6 Nëntorit, përpara se ai të shpërndahet me qëllim nisjen e fushatës zgjedhore.

“Kjo është zgjidhja, sepse mungesa e një shumice të qartë na ka bërë të dështojmë me Brexitin por edhe me miratimin e ligjeve të tjera”-theksoi Johnson. Javën e kaluar parlamenti britanik shtyu votimin e marrëveshjes së re të Brexitit, pasi opozita kërkoi më tepër kohë për t’a shqyrtuar. Brukseli pritet të përcaktojë 31 janarin si datën e re për daljen e Britanisë nga Unioni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.