PD drejt bojkotit të zgjedhjeve?

Postuar në 18 Prill, 2019 12:54

A do hyjë Partia Demokratike në zgjedhje? Kësaj pyetje nuk di t’i japë përgjigje as vetë Lulzim Basha.

Në propozimet që i ka bërë kryesisë së PD, kreu i demokratëve lë të hapur mundësinë për të negociuar futjen në zgjedhje, nisur nga optimizmi i sondazheve.

Burime thanë për Respublica thanë se seksionet e PD janë porositur të përgatiten për t'u futur ne zgjedhje.

Në propozime Basha flet për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, pa specifikuar se cilat janë këto kushte.

Drejtues të PD kanë theksuar se nuk do të shkojnë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, por kjo nuk është pasqyruar në propozimet e fundit.

Tre propozimet e Bashës për PD

1.      Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me  krimin e organizuar për blerjen e votave.

2.      Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

3.      Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Në përfundim Basha nuk ka arritur akoma të heqë dyshimet që ai vet (me Berishën ndoshta pas) është vetëm në kërkim të një pazari dhe asgjë më shumë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.