650 mln lekë shtesë për partitë që u futen në zgjedhje

Postuar në 06 Qershor, 2019 12:18

Me një vendim të Këshillit të Ministrave partive që do marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit u është akorduar një fond preh 650 milionë lekësh. Në vendim thuhet se ku fond do t’u shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Kuptohet që pjesa e luanit nga ky fond do t’i shkojë Partisë Socialiste, e cila është subjekt parlamentar, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për parti si Bindja Demokratike apo aleatë të PS-së që kanë pranuar të futen në zgjedhje.

Çfarë kuptimi ka financimi i partive të caktuara në kushtet kur opozita ka deklaruar bojkotin procesit elektoral, kjo mund të përkthehet edhe si shpërblim për hyrjen e tyre në një proces të cilin mazhoranca kërkon ta legjitimojë edhe pa opozitën.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.