Përgjigje për notën 10: Sistemin kot që ta ndryshojmë pasi Edi Rama i vjedh zgjedhjet

Postuar në 20 Maj, 2020 21:10

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar sot se përse nuk këmbëngul për ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend duke konsideruar këtu edhe një propozimm për sistemin danez, ardhur siç raportohet nga ambasada e ShBA-ve në Tiranë. Sipas Bashës: 

Ne do të jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi, ju e dini idenë time për maxhoritar të pastër dhe dy dhoma, për kufizimin e mandateve të deputetëve, kryeministrit, por asgjë nuk do të ketë kuptim sa kohë që kujdestare e zgjedhjeve është hajdutja e zgjedhjeve dhe hajduti i zgjedhjeve Edi Rama

Një dredhi karakteristike që duket sikur na thotë se qeveria e tanishme vjedh me çdo sistem, kështu që pse ta ndryshojmë sistemin aktual?

Mirëpo kërkesën për ndryshim sistemi dhe sidomos për listat e mbështesin një sërë aktorësh të rinj dhe njëë opozitë që pretendon të vijë në pushtet do të përkrahte çdo nismë në këtë drejtim.

Në vendin tonë ndodh e kundërta: kryetari i opozitës e di fare mirë se pse nuk miraton ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe të vetmen gjë që nuk di është si të shmangë vjedhjen e zgjedhjeve nga kryeministri. Të cilën e quan të sigurtë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.