Bonuse dhe rroga për të nxitur pjesëmarrjen në zgjedhje

Postuar në 20 Prill, 2023 14:26

Siç është bërë e njohur fushata elektorale e këtij vit inga socialistët në pushtet bazohet në një element kyç: Buxheti. Shpërndarja e parave.

Me bonus për pensionistët që kanë një përjetësi që marrin dikur te 50 000 – 80 000 lekë të vjetra pension, po kaq kushtojnë ilaçet, e megjithatë asnjë fatkeqësi nuk ndodh. Vota po siç pëerceptohet, shkon në një anë vetë.

Pastaj kemi rritjen e rrogës minimale me një shtesë cilësore, ndërkohë që z. Rama, kryeministri, premtoi se së shpejti do të kalojmë në të arhdura për frymë 10 000 dollarë.

Në një fjalë të mbajtur në zonën e Dibrës, ku është e deleguar ka folur për një bonus të dytë prej 50 mijë lekësh të vjetra në muajin shtator, si pjesë e vjeljes së taksës së jashtëzakonshme të energjisë.

Qeveria Shqiptare vendosi që grupi në nevojë padyshim janë pensionistët, 650 mijë pensionistë. Për këtë arsye të ardhurat që kemi mbledhur, 4.1 miliardë lekë që janë mbledhur gjatë muajit mars nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë, është vendosur nga Qeveria Shqiptare që t’i shpërndahen pensionistëve në formën e një bonusi me 5 mijë lekë…Dhe do merrni këstin e dytë, pasi kësti i dytë i kësaj takse që ka të njëjtën vlerë, e kemi ndarë në dy pjesë, gjatë vitit për gjashtë mujorin e parë në fund të marsin dhe më pas në shtator. Në shtator përveç indeksimit që do të ndodhë për shkak të inflacionit në pensionin tuaj do të merrni edhe pjesën tjetër të bonusit, edhe një 5 mijë lekësh tjetër shtesë që vjen sërish nga pjesa e dytë e taksimit të jashtëzakonshëm

ka thënë ajo.

Ndërkohë që në muajin tetor 2021 z. Rama shpalli emergjencën energjetike dhe paralajmëroi për shtrëngim të rripit, sot jemi në kushtet kur nëse mbarë bota merr masa për shkurtime dhe kursime, në Shqipëri kemi hapjen e thesit. Arsyeja lidhet me zgjedhjet lokale dhe nxitjen e pjesëmarrjes në to. Është e qartë se koha e premtimeve për shumëçka ka marrë fund dhe z. Rama ka menduar të kalojë nga fjalët në dhurata.

Ka shifra për këtë. P.sh të dhënat zyrtare thonë se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, nga 3 588 245 zgjedhës në lista, morën pjesë në votime 1 662274, ose 46.33%. Sipas burimeve zyrtare që nuk duan të identifikohen, në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ku mungoi opozita, pjesëmarrja reale ka qenë afër 15% ndonëse në finale zyrtarisht u njoftua pjesëmarrje 21.6%. Për ta relativizuar këtë pjesëmarrje të ulët që është refuzim, media pranë qeverisë aktuale e raportonin kështu atë:

Pjesëmarrja prej 21.6 % në rrang kombëtar e ditës sotme korrespondon me pjesëmarrjen e regjistruar në zgjedhjet e 2017 që në rrang Kombëtar ka qenë 46.8%, por duke përfshirë edhe zgjedhësit e opozitës së bashkuar që sot bojkotuan qendrat e votimit.

Opozita kundërshton pjesëmarrjen e ditës së sotme të njoftuar nga KQZ edhe për të zhvleftësuar suksesin politik të arritur nga shumica socialiste dhe për të justifikuar dështimin e bojkotit masiv që vetë opozita e kishte kërkuar. Të dhënat e pjesëmarrjes në fakt tregojnë që peshorja politike mes shumicës dhe opozitës nuk ka ndryshuar dhe Partia Socialiste mbetet forca e parë politike në vend

Që do të thotë se për qeverinë sfidë është pjesëmarrja. Jo se për opozitën nuk është, por kush vallë do të lodhej të dilte të votonte për rrangallat që na çojnë mbrapa?

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.