balluku

Brenda vjeshtës konçesioni për autostradën Tiranë-Durrës

Postuar në 15 Maj, 2019 19:42

Autostrada Tiranë-Durrës është në planet e qeverisë për t’u kthyer shumë shpejt në një aks ku kalimi do të jetë me pagesë. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thotë se ka rënë kontakt me investitorë të huaj për këtë projekt, por pa dhënë më shumë detaje. Ajo thotë se është duke negociuar për të nisur brenda vjeshtës punimet përmes Partneritetit Publik Privat.

Rroftë sebepi i grabitjes

Postuar në 27 Prill, 2019 21:03

U desh një grabitje e përsëritur në Rinas që qeveria shqiptare të vërë në lëvizje një procedurë juridike që synon me gjasë zgjidhjen e kontratës koncesionare për aeroportin “Nënë Tereza”. Ose më saktë rishikimin e termave të kontratës. Përmes një vendimi Këshilli i Ministrave ka autrorizuar Avokaturën e Shtetit të kontraktojë kompani të huaja për të bërë mbikëqyrje juridike të kontratës.

Dollibashi dhe zonjat e (pa)sigurisë!

Postuar në 11 Prill, 2019 12:30

Shqipëria është bërë sërish lajm në mediat ndërkombëtare jo vetëm për grabitjen kinematografike në aeroportin e Rinasit, por edhe për vendimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për të instaluar ushtrinë në perimetrin e jashtëm të aeroportit. Praktika që i ndeshim  në vende si Venezuelela apo Libia të mëbrthyera nga konfliktet e armatosura civile.

Pse ju ndodh gjithmonë kështu Belinda? Koha të zbrisni nga avioni

Postuar në 09 Prill, 2019 21:23

Ngjarja e Rinasit, ku njerëz të armatosur çanë me lehtësi rrethimin e aeroportit duke kaluar pa vështirësi në pistën e avionëve ekspozoi dobësitë e mëdha që shteti shqiptar ka në çështjet e sigurisë, ndonëse vend anëtar i NATO-s.

Situata është edhe më alarmante po të kemi parasysh se bëhet fjalë për një ngjarje të përsëritur. 3 vjet më parë në 30 qershor të 2016 nga e njëjta derë persona të armatosur hynë me makinë në pistë duke grabitur valutën e një banke të niveli të dytë.

Loja me frikën e Arbitrazhit/Anullohen HEC-et, por jo koncesionet e qeverisë Berisha

Postuar në 30 Mars, 2019 13:03

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka njoftuar sot anullimin e dy kontratave të tjera për ndërtim hidrocentrales në lumen e  Urakës në Kurbnesh.

Etilda ndërhyn në vetë të parë për fotografimin e Borëbardhës

Postuar në 24 Mars, 2019 20:10

Në datën 20 mars, redaksia e “Të Kripura” në ResPublica, që kryen punë autonome për llogari të buzëqeshjes publike dhe buzëvarjes politike, publikoi një lajm sipas të cilit fotografi i zonjës Belinda Balluku, njohur nga Gjenerata X si Borëbardha e Infrastrukturës, ishte pushuar nga puna.

Lan duart me biznesmenin Bashkim Ulaj. Ministrja Balluku nis pastrimin e vendngjarjes

Postuar në 22 Janar, 2019 12:11

Pas drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci, i cili dha dorëheqjen, sot është shkarkuar drejtori i Autoritetit të Rrugëve, Afrim Qendro. Ministrja e re e Infrastrukturës, një njeri shumë i afërt i kryeministrit Edi Rama, ka marrë përsipër detyrën e pastrimit të rrënojave të Damian Gjiknurit sidomos me predhën e rëndë të mashtrimit të kompanisë DH Albania në prokurimin e Lotit i të Unazës së Madhe. E njëjta kompani kishte fituar tender edhe me OST-në duke krijuar dyshime të mëdha se ishte klient i preferuar nga Lart. 

Subscribe to RSS - balluku